Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nga shpejtësia tej normave te humbja e kontrollit të shoferit, eksperti i sigurisë rrugore zbërthen çfarë ndodhi me autobuzin në autostradën Tiranë-Durrës
Kronikë

Nga shpejtësia tej normave te humbja e kontrollit të shoferit, eksperti i sigurisë rrugore zbërthen çfarë ndodhi me autobuzin në autostradën Tiranë-Durrës

• 30 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

A mund të shmangej aksidenti tragjik i autobusit që ndodhi sot në autostradën Tiranë-Durrës? Për ekspertin e sigurisë rrugore Islam Qibini, përgjigjja duhet kërkuar te një kombinim faktorësh: shpejtësia, humbja e kontrollit, një segment rrugor në rikonstruksion dhe mënyra se si monitorohen drejtuesit e mjeteve të transportit publik.

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini analizoi aksidentin dhe renditi elementët që, sipas tij, mund të kenë ndikuar në tragjedi.

Sipas Qibinit, fakti që autobusi u përplas me një forcë të madhe me barrierën metalike tregon se mjeti po lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme.

Read more:Rriten aksidentet në Shqipëri,133 vetëm në maj, Tirana kryeson me 53 raste, INSTAT: 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur muajin e shkuar

“Shpejtësia e autobusit ka qenë e konsiderueshme, kontakti ka qenë i fuqishëm. Barriera ka përshkuar nga parakolpi deri tek prapakolpi. Edhe drejtuesi në momentin e aksidentit ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Shoferi ka dalë jashtë karrexhatës, është spostuar djathtas, nuk është në korsinë që duhej të ishte. Duke dalë jashtë karrexhatës, ai nuk i ka paraprirë aksidentit. Një shofer i aftë duhet të frenonte. Nëse frenat nuk reagonin, atëherë shoferi duhej të reagonte me sistemin e drejtimit duke u spostuar në të majtë. Këtu kemi të bëjmë me një humbje kontrolli”, tha Qibini.

Një tjetër element që, sipas ekspertit, duhet marrë në konsideratë është fakti se aksidenti ndodhi në një segment ku po kryhen punime.

“Rruga Tiranë-Durrës ka trafik të rënduar dhe drejtuesit e mjeteve bëhen nervozë dhe qarkullojnë me një shpejtësi mbi normat e lejuara. Kemi një ngushtim, duhet të ketë sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Devijimet duhet patjetër të kenë sinjalistikë që të paralajmërohen drejtuesit sa i përket ngushtimit të korsive”, tha ai.

Read more:Aksident tragjik me 2 viktima në aksin Durrës-Tiranë, autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Trauma (VIDEO)

Qibini ngriti pikëpyetje edhe për kriteret me të cilat pajisen shoferët me patentë për drejtimin e autobusëve.

“Organet ligjzbatuese duhet të garantojnë që këta shoferë të kenë stazhin e caktuar dhe të shihet koha e marrjes së lejes së drejtimit përkatëse. Aktualisht, në legjislacionin rrugor një drejtues mjeti i moshës 21 vjecc ka të drejtë të drejtojë edhe një mjet publik dhe të pajiset me patentë D1. Në moshën 23 vjeç ai ka të drejtë të drejtojë autobuzë me pasagjerë mbi 16 vende. Duke parë statistikat, patenta e klasit D dhe D1 duhet tu jepet atyre shoferëve që zbatojnë kriteret dhe janë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, u shpreh eksperti.

Read more:Macroni ka të drejtë – e kemi humbur mirësjelljen

Eksperti e lidhi këtë aksident edhe me mungesën e kulturës së qarkullimit në vend.

“Në vendet e BE-së, kemi dallim me vendin tonë. Një drejtues automjeti në BE është i aftë profesionalisht dhe drejton autobuzë brenda rregullave, këtu edukata rrugore lë për të dëshiruar, njerëzit shpërfillin rregullat dhe nuk kanë edukatën të zbatojnë rregullat. Të gjithë bëjnë atë që duan dhe jo atë që duhet. Nuk zbatojnë tabelat rrugore e as nuk ulin shpejtësinë” tha ai.

Qibini u ndal edhe te temperaturat e larta, duke theksuar se ato ndikojnë te përqendrimi i drejtuesve të mjeteve. Madje ai sugjeroi që automjete të tilla të mos qarkullojnë në pikun e vapës.

Read more:Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

“Kur temperaturat janë të larta, vëmendja ulet dhe koha e reagimit rritet. Nëse temperaturat janë ekstreme duhet të ketë një VKM ose një udhëzim të Policisë që në pikun e vapës këto mjete të mos qarkullojnë”, tha ai.

E ndërsa statistikat tregojnë një rritje të aksidenteve, eksperti kërkon nga organet ligjzbatuese më shumë bashkëpunim sidomos në stinën e verës.

Read more:Policia në rajonin e Gjilanit shqipton 1,549 gjoba brenda një jave, 42 shoferëve u ndalohet drejtimi i mjetit

“Në krahasim me vitin 2025, kemi një rritje të numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen. Organet ligjzbatuese duhet të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet e tyre, sidomos tani në sezonin veror. Edhe emigrantët duhet të informohen për segmentet rrugore problematike dhe të shmangin përdorimin e alkoolit apo celularit gjatë drejtimit të mjetit”, përfundoi Qibini.

Aksidentet rrugore kanë shënuar rritje në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, muajin e kaluar u regjistruan 133 aksidente rrugore, nga 116 që ishin në maj të vitit 2025. Si pasojë e tyre, 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, krahasuar me 157 një vit më parë.

Lexo edhe
Kronikë

Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Visin e Garave’

Tags: #Aksident #aksident rrugor #Aksidente #aksidentet rrugore #Autobusi #Automjete #Durres #Edukata #islam qibini

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza (EMRI+VIDEO)
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Visin e Garave’
  • FOTOT/ Kokainë e hashash brenda makaronave të gatuara, si iu zbulua porosia e drogës të dënuarit te 313-ta
  • Nga Kruja në Tiranë për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari te Kthesa e Kamzës (VIDEO)
  • Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)
  • Zjarret në vend, 5 aktive! Problematike vatra në Dajt, 1 helikopter dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ vijojnë operacionin
  • Ylli Zalla ‘patrullon’ rrugët me kallash në dorë, Report Tv siguron pamjet, ja si u mbajt në vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Zjarret në vend, 5 aktive! Problematike vatra në Dajt, 1 helikopter dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ vijojnë operacionin
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 11 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 10 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza (EMRI+VIDEO)

37-vjeçarI nga Kamza Subi Koçi ka rënë në prangat e Policisë në Bulqizë, pasi u kap në flagrancë…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Visin e Garave’

VLORË– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Kosovën, i cili u…

• 4 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

FOTOT/ Kokainë e hashash brenda makaronave të gatuara, si iu zbulua porosia e drogës të dënuarit te 313-ta

Një mënyrë e pazakontë është përdorur për të tentuar futjen e drogës në burgun 313 në Tiranë. Doza…

• 49 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by