Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Macroni ka të drejtë – e kemi humbur mirësjelljen
Aktualitet

Macroni ka të drejtë – e kemi humbur mirësjelljen

• 14 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Michael Deacon / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Nuk është kurrë e lehtë të pranosh se francezi ka të drejtë për diçka – sidomos nëse ai francez ndodh të jetë Emmanuel Macroni. Por, në këtë rast, kam frikë se nuk kemi zgjidhje. Çfarëdo dallimesh politike që mund të kemi me presidentin e padurueshëm dhe tmerrësisht mendjemadh të Francës, duhet të pranojmë se këtë javë ai bëri diçka që çdo njeri i ndershëm dhe me mendim të drejtë duhet ta duartrokasë.

Ai urdhëroi një tufë idiotësh egoistë dhe të pavëmendshëm të mësonin disa sjellje elementare.

Read more:LSDM: Pse Mickoski dhe Fillkov nuk i dërgojnë dokumentet për ekstradimin e Gruevskit

Pa dyshim, ai nuk e shprehu kaq troç. Por, ky ishte padyshim thelbi. Teksa merrte pjesë në një samit ndërkombëtar në Keni, presidenti Macron u lodh aq shumë nga fakti që anëtarët e audiencës po i mbysnin fjalimet me muhabetet e tyre, saqë u hodh në skenë dhe u tha të heshtnin ose të largoheshin.

“Kjo është mungesë totale respekti,” tha ai me nervozizëm. “Nëse doni të keni takime dypalëshe ose të flisni për diçka tjetër, keni dhoma për takime dypalëshe, ose dilni jashtë. Nëse doni të qëndroni këtu, dëgjoni.”

– YouTube

Mirë ua bëri. Në fakt, sa më përket mua, ai do të ishte shumë i mirëpritur të vinte në Britani dhe të na jepte edhe neve të njëjtin qortim të merituar. Sepse e vërteta e trishtueshme është se sjelljet elementare po zhduken edhe këtu.

Read more:PAMJET ME DRON/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

Jam i sigurt se të gjithë e kemi vënë re këtë, edhe nëse nuk i ndjekim rregullisht samitet ndërkombëtare. Njerëzit tani flasin në kinema ndërsa të tjerët po përpiqen të shohin filmin. Flasin në biblioteka ndërsa të tjerët po përpiqen të lexojnë. Madje flasin edhe në koncertet roku sa herë që grupi fillon një baladë delikate akustike.

Ky shembull i fundit nuk është vetëm irritues, por edhe i pakuptueshëm. Nëse këta budallenj duan vetëm të bisedojnë me miqtë e tyre, pse kanë paguar aq shtrenjtë për të ardhur në një koncert në vend që të shkonin në kafene? Kjo do t’u kishte kursyer mjaft para si dhe kohën e gjithë të tjerëve. Por, ndoshta nuk e kuptojnë këtë, sepse nuk janë vetëm të pasjellshëm, por edhe budallenj.

Read more:Fëmijët e humbur të Ukrainës, si përfunduan mbi 20 mijë të mitur të rrëmbyer në kampet e riedukimit dhe shkollat ushtarake të Rusisë

Ndërkohë, udhëtimet me transport publik janë bërë një formë e torturës dëgjimore, falë pranisë së pashmangshme të idiotëve që lëshojnë muzikë me volum të lartë ose shikojnë seriale pa kufje. Detyrohesh të vendosësh kufjet e tua vetëm për të neutralizuar zhurmën e atyre që refuzojnë t’i përdorin.

Kjo lloj shpërfilljeje totale për pasagjerët e tjerë do të kishte qenë i paimagjinueshëm për brezat e mëparshëm. Merrni parasysh këtë shembull. Faqet hapëse të Xhilit [Jill], roman i Philip Larkinit i botuar në vitin 1946, përshkruajnë protagonistin mashkull 18-vjeçar duke mbetur i uritur gjatë një udhëtimi me tren. Pse? Sepse shqetësohet se, nëse përpara pasagjerëve të tjerë ha ushqimin që kishte marrë me vete, ata mund ta konsiderojnë si të “pasjellshëm”. Paramendoni një të ri sot që do të ndiente njëfarë ngurrimi të tillë. As që bëhet fjalë. Ai do të ishte duke gëlltitur pa turp mish KFC-ja ndërsa do ta detyronte të gjithë vagonin të dëgjonte shpuesen [drill] – e kam fjalën për nënzhanrin e hip-hopit, jo për veglën e punës, megjithëse kjo e fundit do të ishte më melodike.

Pra, çfarë e shpjegon këtë rënie të qartë të etikës? Mund të ketë shumë përgjigje, disa prej të cilave janë të dukshme: edukim i dobët nga prindërit, mungesë disipline në shkolla, humbje e përgjithshme e respektit për autoritetin. Por, dua të veçoj dy të tjera.

Read more:Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%

E para është se teknologjia e shekullit XXI na ka kushtëzuar të jemi shumë më të përqendruar te vetja. Si rezultat i të ngulitjes së syve gjatë gjithë ditës tek ekranet, bota e internetit është bërë më e rëndësishme për ne sesa bota reale – dhe, si rrjedhojë, edhe sesa njerëzit realë përreth nesh. Kjo do të thotë se, edhe kur nuk po shohim në ekran, nuk ndiejmë më ndaj tyre të njëjtat detyrime si dikur. Kështu sillemi sikur mezi e kemi vënë re që ata janë aty.

Shpjegimi i dytë është se, si shoqëri, jemi shumë më pak të bashkuar. Në epokën multikulturore, ndiejmë se kemi më pak gjëra të përbashkëta me ata që nuk i njohim tashmë. “Sjelljet e mira” dikur konsideroheshin pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar. Por, tani që nuk kemi më një ide të qartë se cili është identiteti ynë kombëtar, edhe ajo pjesë thelbësore është zbehur.

Read more:Berisha braktiset edhe nga militantët, vetëm një grusht ‘ithtarësh’ në protestën e PD para Kryeministrisë (PAMJE ME DRON)

Në një farë mënyre është ironike. E vetmja gjë për të cilën Sir Keir Starmeri duket se pendohet nga kryeministria e tij është fjalimi ku tha se rrezikonim të bëheshim “ishull i të huajve”. Megjithatë, ato janë pothuajse të vetmet fjalë të vërteta që ai ka thënë ndonjëherë.

Gjithsesi, sado që e admiroj ndërhyrjen e presidentit Macron këtë javë, nuk besoj se do të ishte gjë e zgjuar që ndonjëri prej nesh të ndiqte shembullin e tij këtu. T’u kërkosh diplomatëve të heshtin është një gjë. T’i kërkosh heshtje një rrugaçi në autobus është diçka tjetër. Ai ka shumë më pak gjasa të bindet dhe shumë më tepër gjasa të jetë i rrezikshëm. Nëse përpiqesh ta heshtësh, ai fare lehtë mund të të heshtë ty. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #autobus #bota #Edukata #Edukim #jetë #Koncert #Kryeministria #Michael deacon #Mirësjellja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • “Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista
  • Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO
  • “Reuters”: Mijëra protestues i kërkojnë dorëheqjen çdo ditë, si po e mbron Rama financimin 4 milionë euro për koncertin e Kanye West
  • Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 30 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 13 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by