Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%
Aktualitet

Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Doktori Ilir Alimehmeti është shprehur se sot në botë përllogariten deri në 100 mijë raste infektimesh me Hantavirus, pra sipas tij, ky virus nuk është risi.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Bota Report’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se origjina e këtij virusi është nga minjtë (disa lloje të caktuar të minjve).

Alimehmeti tha se mes njerëzve ky virus ka një transmetueshmëri të ulët. Ai shtoi se shumica e rasteve me Hantavirus janë zbuluar në Euroazi. Sipas Alimehmetit, Hantavirus ka një shkallë vdekshmërie 10-15%.

Read more:Zgjedhjet/ Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ke rivalë? Kreu i PD: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja (VIDEO)

“Nuk është problem i zogjve ky. Ky është problem i brejtësve. I disa llojeve të minjve. Janë minj të rracave të ndryshme, që shërbejnë si rezervuar për këtë lloj virusi. Dhe ka këtë aftësi ky virus, që të kalojë në specie të ndryshme, përfshi këtu njeriun. Por fatmirësisht mes njerëzve, transmetohet shumë pak.

Kjo është situata në këtë anije, por me Hantavirus përllogariten 10 mijë deri në 100 mijë raste botërore me Hantavirus. Shumica e këtyre rasteve janë në Euro-Azi. Shumica dërrmuese e këtyre rasteve janë në euroazi. Në Euroazi kemi jo-transmetueshmëri nga njeriu te njeriu dhe një formë më të dobët të vdekshmërisë, me 10-15 %. Ndërkohë virusi i Andeve shkon 20-60%”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Read more:Ylli Pata: A mund të jetë Salianji, Nigel Farage i lokaleve të 2027?

Më tej Alimehmeti tha se simptomat e këtij virusi janë dhimbje trupi dhe të vjella, ç’ka sipas tij e bën të vështirë identifikimin e personave të prekur.

Alimehmeti deklaroi gjithashtu se jo vetëm në këtë rast, por edhe për viruse të tjera, duhen marrë masa paraprake nga Shëndetësia kudo në botë, për të zbutur sadopak efektet negative te qytetarët.

Read more:Franca konfirmon rastin e parë me hantavirus

“Por kujdes, te të sëmurët rëndë, por jo te totali i njerëzve. Sepse shumica e njerëzve nuk kanë fare simptoma të kësaj sëmundjeje. Temperaturë, dhimbje trupi, të vjella, këto janë simptomat. A e kuptoni ju sa virusie janë me këto simptoma? Nuk e gjen dot, vetëm përmes PCR (testit në gjak). Po të ishte aq e lehtë, do kishim parandaluar Covid ne. Fatmirësisht nuk është një situatë krize me këtë virus, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të jemi gati”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #bota #Bota Report #Doktor #euro #hantavirus #ilir alimehmeti #vdekshmeria #viktima

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 2 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by