Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zgjedhjet/ Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ke rivalë? Kreu i PD: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja (VIDEO)
Aktualitet

Zgjedhjet/ Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ke rivalë? Kreu i PD: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja (VIDEO)

• 7 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 13
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sali Berisha u përball sot me pyetjet e bazës së Partisë Demokratike se përse zgjedhjet për kreun e partisë po zhvillohen pa larmishmëri kandidatësh.

Në Njësinë Administrisë numër 5 në Tiranë, një demokrate i tha Berishës: “Doktor, meqenëse janë zgjedhjet për kryetarin e partisë, doja të pyesja, sepse deri tani kemi parë që askush po nuk ndihet për të konkurruar me juve. Mua më pëlqen gara, gara të rrit, të zbukuron. PD në gjithë këto vite nuk ka liderë, s’ka prodhuar liderë të tjerë të konkurrojnë me ju? Qoftë edhe nënkryetarët e partisë, janë numrat 2, duhet të bëhen numri 1.”

Përgjigjia e Berishës ishte e sforcuar dhe qesharake. Ai tha se arsyeja e vetme se përse në Partinë Demokratike nuk ka garë për lidershipin, është përtacia.

Read more:Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit pasi kemi plagosur bishën për vdekje, më 8 maj të ngrihemi madhërishëm në protestë

Sipas kryedemokratit, funksionarët e PD-së nuk garojnë për kryetarë sepse kanë frikë nga humbja dhe se përtojnë të provohen në zgjedhje.

“Procedura që e zgjedh anëtarësia e partisë janë pakicë, shumica e vendeve e zgjedh kuvendi, por është një pakicë që po rritet, pra nuk është se kjo procedurë po pëson zvogëlim, jo, kjo po shkon duke u përhapur më shumë. Konsiderohet më demokratike, për t’i dhënë anëtarit të partisë të drejtën e vendimmarrjes me votën e tij. Çfarë ka kjo procedurë si garë e përgjithshme, të jemi realistë në shumicën e rasteve nëse lexoni do të gjeni se zhvillohet pa kandidatë rivalë, pikërisht për të që thamë, sepse pretendojnë të provohen pa qenë të sigurt, domethënë të sigurt që çdo parti ka kriteret e veta për të marrë pjesë në garë, por kjo nuk është problemi”,- tha Berisha.

Read more:LIVE TV- U shua në moshën 89-vjeçare, mbahen homazhet për ish-kreun e Kuvendit, Servet Pëllumbi

Për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, votimet për të cilin pritet të mbahen më 23 maj, Sali Berisha privoi nga kandidimi 5 demokratë: Evi Kokalarin, Ervin Salianjin, Alesia Balliun, Merema Selën dhe Vladimir Mulajn.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:35

‘Praktikë e Enver Hoxhës’- Berisha: Ilir Meta mbahet në kafaz gjatë seancave gjyqësore, ndërsa vrasësit serialë festojnë me pije e kokainë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar mbajtjen në kafaz prej xhami të ish-Presidentit Ilir Meta, gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.

Read more:‘Bizneset shesin më pak, qytetarët konsumojnë më pak’ Tabaku: Shqipëria vendi i pakicës ku nuk jetohet më me punë të ndershme

Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me militantët e “Degës 5” në Tiranë, ku fajësoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbajtjen në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore, të kundërshtarëve të tij politikë.

Berisha e ka konsideruar rikthimin e “kafazit” në sallat e gjyqeve si një praktikë të errët që sipas tij të kujton kohën e diktatorit Enver Hoxha.

Read more:Kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish kërkesën e Ilir Metës

Sipas Berishës, ka një kontrast të dukshëm në trajtimin e të burgosurve në Shqipëri, pasi sipas tij, kundërshtarët politikë izolohen ndërkohë që “vrasësit serialë” brenda burgjeve gëzojnë privilegje dhe liri të jashtëzakonshme (referuar një videoje ku shfaqeshin disa të burgosur me në krye Lul Berishën duke festuar me pije alkoolike, lëndë narkotike dhe celularë brenda qelisë).

“E patë ju vetë Ilir Metën, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si çdo njeri tjetër, me plus minuset e veta. Por ka një gjë. Ne u ndamë nga koha e kundërshtarëve në kafaz. Ajo ishte koha e Enver Hoxhës, diktatorit më brutal. Ai i sillte në kafaz kundërshtarët politikë në sallën e gjyqit. E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera”, tha mes të tjerash Berisha.

Lexo edhe
Aktualitet

‘Xhevahir i jashtëzakonshëm’, del në ankand një nga diamantet më të rrallë në botë

Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

Tags: #Burg #Doktor #Edi Rama #Enver hoxha #Ilir Meta #Kafaz #PD #sali berisha #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Xhevahir i jashtëzakonshëm’, del në ankand një nga diamantet më të rrallë në botë
  • PAMJET ME DRON/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona
  • Paralizohet Hormuzi, mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik, mallra me vlerë 23.7 miliardë dollarë në pritje, tranzitet bien me 89%
  • Alban Daci: Albin Kurti, arkitekti i shtetit të pandalshëm!
  • Gjyqtarja refuzoi kamerat në seancën për Metën, Yzeiri: Vendim i ardhur nga frika! Tek ne po rrezikohen balancat e pushtetit
Nga të njëjtat tag-e
  • Qiratë rriten me shpejtësi/ Apartamentet bëhen të papërballueshme, tregu ndikohet nga qiratë ditore
  • Gjyqtarja refuzoi kamerat në seancën për Metën, Yzeiri: Vendim i ardhur nga frika! Tek ne po rrezikohen balancat e pushtetit
  • Ushtria izraelite burgos ushtarët që përdhosën dhe fotografuan statujën e Virgjëreshës Mari në Liban
  • GJKKO/ Rrëzohet kërkesa e Metës, s’ka transmetim live të seancës! Kryemadhi: Ky intimidim që na është bërë, duhet ta shohin shqiptarët
  • GJKKO/ Rrëzohet kërkesa e Metës, s’ka transmetim live të seancës! Kryemadhi: Ky intimidim që na është bërë, duhet ta shohin shqiptarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet U padit nga Rama pas akuzave për Bordin në 2022-shin, ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dënohet për shpifje 10 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali Berishës: Mbështesim profesionalizmin e kolegut tonë 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Xheneta Fetahu prishi miqësinë me Loredana Bratin për shkak të Gjestit 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Klubi turk ‘Galatasaray’ fton Dua Lipën për festën e titullit kampion, ofertë prej 2 milionë dollarësh për 4 këngë 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati largojnë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet “Unë do ta braktis Gjermaninë” – pse një kosovar dëshiron të kthehet në atdhe? 5 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Llapi dhe Dukagjini ndahen në paqe, pa fitues në Podujevë 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

‘Xhevahir i jashtëzakonshëm’, del në ankand një nga diamantet më të rrallë në botë

Një diamant i rrallë me ngjyrën e detit, me peshë 5.50 karatë, do të dalë në ankandin e…

• 15 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

Në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës shumë shpejt pritet të nisë puna për montimin e stadiumit më të ri…

• 45 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Paralizohet Hormuzi, mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik, mallra me vlerë 23.7 miliardë dollarë në pritje, tranzitet bien me 89%

Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një rënie me 89% të tranziteve ditore në Ngushticën e Hormuzit…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by