Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fëmijët e humbur të Ukrainës, si përfunduan mbi 20 mijë të mitur të rrëmbyer në kampet e riedukimit dhe shkollat ushtarake të Rusisë
Aktualitet

Fëmijët e humbur të Ukrainës, si përfunduan mbi 20 mijë të mitur të rrëmbyer në kampet e riedukimit dhe shkollat ushtarake të Rusisë

• 12 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kur flitet për luftën në Ukrainë, vëmendja zakonisht shkon te fronti, bombardimet me dronë dhe armët por prej muajsh, Ukraina po paralajmëron për një tjetër betejë. Bëhet fjalë për mijëra fëmijë që janë marrë nga territoret e pushtuara dhe po rriten nën kontrollin rus. Sipas autoriteteve ukrainase dhe organizatave ndërkombëtare, bëhet fjalë për një proces që nuk ka të bëjë vetëm me zhvendosje gjatë luftës, por me përpjekje për t’u ndryshuar identitetin fëmijëve ukrainas.

Si nis gjithçka?

Sipas raportimit të Deutsche Welle, me fillimin e luftës, shumë fëmijë janë marrë nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia, sidomos nga Donetsku, Luhansku, Zaporizhzhia dhe Khersoni. Një pjesë janë jetimë ose fëmijë nga institucione sociale. Të tjerë janë marrë gjatë evakuimeve, ndërsa disa kanë humbur kontaktet me familjet gjatë luftës. Ukraina thotë se deri tani ka identifikuar mbi 20 mijë djem dhe vajza të deportuar ose transferuar me forcë drejt Rusisë dhe territoreve nën kontrollin rus. Por sipas Kievit, numri real mund të jetë shumë më i madh.

Read more:Në mes të ditës në Massachusetts shtiu me pushkë mbi kalimtarët e rastit, një polic dhe një civil plagosin sulmuesin – gjithçka u filmua

Çfarë ndodh me ta në Rusi?

Sipas autoriteteve ukrainase, fëmijët vendosen në familje ruse, kampe, jetimore apo institucione shtetërore dhe më pas futen në programe që Ukraina i quan “riedukim”. Praktikisht, sipas Kievit, ata mësohen të identifikohen si rusë dhe jo si ukrainas. Në shumë raste marrin pasaporta ruse, ndjekin programe shkollore ruse dhe humbasin kontaktin me gjuhën, historinë dhe kulturën ukrainase. Prokuroria ukrainase thotë se në territoret e pushtuara po hiqen gradualisht elementët e identitetit ukrainas nga shkollat.

“Gjuha, historia dhe kultura ukrainase po shtypen sistematikisht”, deklaroi prokurori ukrainas Ruslan Kravchenko për DW.

Read more:Trump thotë se është "i zhgënjyer nga kurdët"

Pse flitet për “indoktrinim”?

Sipas raportimit të DW, në territoret e kontrolluara nga Rusia veprojnë organizata rinore paraushtarake që promovojnë edukim patriotik pro-rus. Mes tyre përmenden “Yunarmiya” dhe “Voin”, ku të rinjtë trajnohen me armë dhe edukohen me besnikëri ndaj Rusisë. Autoritetet ukrainase pretendojnë se disa të rinj nga këto territore janë futur më pas në ushtrinë ruse dhe kanë luftuar kundër Ukrainës. Pra, sipas Kievit, problemi nuk është vetëm që fëmijët po largohen nga Ukraina, por se po rritet një brez që mund të mos ketë më lidhje me vendin e origjinës.

Read more:Pse grinden Ukraina dhe Izraeli për grurin

Pse OKB dhe Haga e konsiderojnë krim lufte?

Komisioni Hetimor i OKB-së për Ukrainën ka deklaruar se deportimi dhe transferimi i detyruar i fëmijëve përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe klasifikohet si krim lufte. Pikërisht për këtë arsye, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë lëshoi urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova. Akuza lidhet me deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

A po rikthehen fëmijët?

Po, por shumë ngadalë. Sipas Ukrainës, deri tani janë rikthyer pak më shumë se 2 mijë fëmijë. Procesi është i vështirë sepse shpesh nuk dihet ku ndodhen, disa kanë marrë identitet të ri dhe shumë zona janë nën kontroll rus. “Ata që kthehen janë të çorientuar dhe nuk u besojnë më të rriturve”, tha për DW Maksym Maksymov nga iniciativa “Bring Kids Back UA”. Për Ukrainën, beteja nuk është vetëm për territorin. Është edhe për një brez fëmijësh që, sipas saj, po rritet larg Ukrainës dhe me një identitet krejt tjetër.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Armët #Deportimi #Deutsche welle #Edukim #Familje #Femije #Rusi #ukraine

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Mallakastër/ Çërrila prej dekadash pa ujë dhe pa rrugë, banorët: S’kemi asnjë pikë, kemi bërë vetë puse e pellgje (VIDEO)
  • Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit
  • Zjarret/ Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit! 2 avionë luftojnë me flakët në Malin e Çikës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 9 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by