Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit – Ide
Editoriale

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit – Ide

• 3 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 36
◉ WhatsApp 𝕏 X

Askush nuk mund të vërë bast se kur do të bjerë Edi Rama, por tani të gjithë e dinë se kurba e rënies së tij është e pakthyeshme. Për të kuptuar këtë, më shumë se gjithçka, na shërben portreti që po skicohet në shtypin perendimor për kryeministrin tonë, që prej ditës kur në Shqipëri filloi ai që më pas u emërtua si revolucioni i flamingove.

Në këtë muaj të bekuar, që nisi me tërheqjen zvarrë të një protestuesi në Zvërnec, për tu fuqizuar në mënyrë progresive në buvevardin e Tiranës, shumë gjëra kanë ndryshuar. Prej dy dekadash, autokrati që sundon me dorë të hekurt Shqipërinë, përshkruhej nga gazetarët e huaj si artisti që i dha ngjyra një kryeqyteti të zymtë, si lideri që kishte shancin ta nxirrte popullin e tij nga obskurantizmi, si udhëheqësi vizionar që do ndërtonte paqen rajonale, si njeriu të ciliti iu dha shnaci të bënte vendin e tij pjesë të familjes së madhe evropiane.

Read more:“Jam nga ata që paguhem më shumë se ministrat, por protestoj për të ardhmen e vendit”/ Aktivisti në shesh me fëmijët, i përgjigjet Ramës: Më akuzove si agjent rus, tani jepe dorëheqjen!

Kjo kartolinë është shkrumbuar në mënyrën më spektakolare të mundshme vetëm brenda 30 ditëve. Sot Edi Rama po shpërfaqet me forcën e gjithë asaj që ai ka tentuar ta fshehë ndër vite. Në dhjetra artikuj të New York Times, The Guardian, Politico, The Times, CNN, Der Spiegel, Le Monde, që kanë folur për ne, me një denduri që nuk ishte parë që prej vitit të mbrapshtë 1997, ai përshkruhet si një politikan që ka favorizuar pabarazinë përpala ligjit, korrupsionin institucional dhe u ka dhënë prioritet oligarkëve lokalë.

Nga kampioni që reket të integrojë vendin në BE, Rama po vizatohet si pengesa më e madhe për realizimin e kësaj sfide. Bibla e të majtës britanike The Guardian, citoi disa deputetë që alarmonin për rrezikun e dëmtimit të aspiratave të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Le Monde e tregonte protestën si një reagim kundër një sistemi të dominuar nga oligarkë dhe fryt i marëdhënieve të errëta të biznesit me pushtetin. Jo rastësish kjo gazetë citonte manifestues që e vizatonin kryeministrin si dikë që sillet sikur vendi të ishte pronë e tij. Britanikia The Times e raportonte revoltën e të rinjve pa parti si një lëvizje kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes. Reuters që theskonte faktin se mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministritt e arsyetonte këtë thitrrje me pakënaqësinë ndaj qeverisjes.

Read more:“S’do t’ia dalin të heshtin gazetarët, News24 transmeton protestën pa ndërprerje”/ Ina Zhupa reagon pas intimidimeve ndaj Osman Stafës: Pushteti kur s’ka argumente zgjedh presionin

Në një testim që redaksia e Lapsi.al bëri disa ditë më parë në aplikacionet e kërkimit me inteligjencë artificiale aty dilte qartaz dhe prerë se imazhi mediatik i ndërtuar me mund, para, dhe PR, për vite me radhë, është shembur vetëm brenda pak kohe kur u përball me pasqyrën e lëvizjes qytetare.

Deri diku, të gjitha këto edhe mund të justifikohen. Në çdo vend dhe ndaj çdo qeverisjeje mund të ketë një pjesë të shoqërisë që ankohet për abuzimin me pushtetin, arrogancën në ushtrimin e tij dhe tendencën për të anashkaluar ligjin. Por ajo që nxori në pah revolucioni i flamingove, lupa që ai fokusoi mbi aferën e Zvërnecit, nuk dëshmoi vetëm tendencën për të shitur llokma Shqipërie, si një mënyrë për të përfituar mbështetje ndërkomëtare në Shtëpinë e Bradhë, as vetëm ligjin e pashkruar të marveshjeve okulte me oligarkë të cilët kanë ‘carta bianca” për të nënshtruar hipotekat, gjykatat, policinë dhe çdo segment tjetër të shtetit.

Read more:Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve

Këtë herë sfida u bë më e madhe. Falë edhe dosjeve të SPAK, që “rastësisht” rrodhën porsa shpërtheu protesta, ne morën konfirmimin për kriminalizimin deri në palcë të sistemit tonë ekonomik, që ushqehej me paratë e kokainës që prodhohej në Amerikën Latine pvr tu shitur më pas në kontinentin e vjetër. Kullat e firmosura nga Rama, biznesmenët e tij të preferuar, star arkitektët e afishuar në “Albanian files”, dolën se ushqeheshin nga fluksi i parave të pista të kokainës.

Pikërisht ky fenomen, i cili nga laguna e Nartës shpërndahej si njollë vaji në gjithë hartën e vendit, pushtoi për herë të parë me forcë mediat ndërkombëtare. Edi Rama u pyet, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nga Financial Times, nëse ai ishte një padrino (Godfather). Ndonëse ai iu përgjigj qytarëve të vet me një “Fuck You”, kjo nuk e pengoi një media tjetër, të përditshmen e referencës në SHBA, New York Times të ngrinte pikpyetjen se si qe e mundur që një njeri i dyshuar si narkotrafikant, Artur Shehu, të përfshihej në një projekt ku implikohej familja e presidentit të SHBA. Ajo nuk e dekurajoi britaniken “The Times”të aludonte se përfshirja e personave të implikuar në pastimin e parave nuk qe krejt e rastësishme. “Projekti i lidhur me Kushnerin është shndërruar në një simbol të zemërimit ndaj korrupsionit dhe depërtimit të kapitalit me origjinë të dyshimtë”, shkruante kjo gazetë.

Read more:Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit (LETRA E PLOTË)

Pra pyetja e parë që të vjen ndër mend, kur përballesh me këtë ndryshim radikal të mediave ndërkombëtare është: a do qe e mundur që-, nëse të rinjtë shqiptarë s’do të kishin dalë në rrugë -, të skicohej ky portret i Edi Ramës, krejt i kundërt nga ai që ishte raportuar për vite të tëra?

Përgjigjja vetëkuptohet. Revolucioni i falamingove u bë varrëmihësi i klishesë të politikanit artist. Ky profil, i ngritur me shumë para, lobim dhe sjellje tinzare ia la vendin dyshimit se mos e gjitha kjo ka qenë ana e dukshme e një medalje që donte të fshihte mbajtjen e pushtetit dhe mbijetesën e ekonomisë në aleancë me narkotrafikun. Teza që artrikulohej prej kohësh në Shqipëri, ajo e një ekonomie informale, që shërbente për të ushqyer sistemin, për të kontrolluar mediat, për të blerë zgjedhjet, të gjitha këto nën maskën e një zhvillimi të remë, të dizenjuar në bashkëpunim me studiot arkitekturore me rënome ndërkombëtare, më në fund hodhi rënjë edhe në TV dhe gazetat më të mëdha të perëndimit.

Read more:Si raportuan mediat ndërkombëtare për dështimin e zgjedhjes së presidentit të ri në Kosovë?

Ky është një nga efektet më të spikatuara të lëvizjes që filloi në Zvërnec për ta tejkaluar atë. Ajo vizatoi përpara syve të botës portretin e një Edi Rame tjetër. Prandaj dhe historianët që do ta përshkruajnë një ditë shembjen e këtij regjimi duhet ta mbajnë shënim këtë datë. Sepse pikërisht këtu filloi krisja e legjitimitetit ndërkombëtar, të një autokrati që e përdorte këtë fasadë si mjet për të sunduar popullin e vet.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Tags: #artur shehu #Cnn #Edi Rama #Familja #Financial times #Gazetarët #Kryeqyteti #Le monde

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi ka…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë…

• 1 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Revolta si shpresa e fundit – Ide

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhunën sistematike e…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin