Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Arrestimi i Adi Çobës nga BKH në Durrës, SPAK zbardh detaje: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit! Gjatë prangosjes, iu gjet edhe një pistoletë me vete
Kronikë

Arrestimi i Adi Çobës nga BKH në Durrës, SPAK zbardh detaje: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit! Gjatë prangosjes, iu gjet edhe një pistoletë me vete

• 3 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Posaçme ka reaguar me njoftim zyrtar për arrestimin në 1 korrik nga BKH në Durrës të Adi Çobës, personit të dyshuar si kreu i një organizate kriminale të trafikut të kokainës në Itali.

Përmes njoftimit, SPAK ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, Adi Çobës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me vete, me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua përmes një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit. Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

SPAK njofton se u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të tij në Shqipëri e Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Read more:‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët

Arrestimi i tij ishte në kuadër të operacionit ‘Ura’ të zhvilluar disa kohë më parë, ndërkohë që SPAK njofton se Çoba u arrestua ‘në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës’, me të cilët ai dyshohet se bashkëpunonte në trafikun e drogës.

Kujtojmë se arrestimi i Çobës u krye nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa praninë e efektivëve të Policisë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dhe DIA e Barit arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin e Operacionit “Ura”

Read more:Drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në Itali, Report Tv siguron foto nga momenti i arrestimit të Adi Çobës në Durrës nga agjentët e BKH

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar A.Ç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi A.Ç ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.

Read more:LIVE TV- Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti s’duhet të ketë imunitet! Presim më shumë nga Policia, të jemi të pavarur në operacione specifike

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to.

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Read more:I dënuar nga GJKKO për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij.

SPAK thekson se procedurat ndodhen ende në fazën e hetimit paraprak

Lexo edhe
Kronikë

Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)

Kronikë

10 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikuar kërkuan të bëhen gjyqtarë Apeli, KLGJ i rrëzon

Tags: #1 maj #adi çoba #Armë #Arrestimit #Autoritetet italiane #BKH #Durres #itali #spak #trafik droge

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
  • 10 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikuar kërkuan të bëhen gjyqtarë Apeli, KLGJ i rrëzon
  • Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)
  • Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit për 2025-ën, Shabani nga Vlora: Problematika kryesore e qytetarëve vlonjatë është ajo e pronës (VIDEO)
  • Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 anëtarë me 31 vite e 4 muaj burg! 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 5.4 për kushëririn! 6.8 vite ish-efektivit të RENEA-s
Nga të njëjtat tag-e
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
  • Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 anëtarë me 31 vite e 4 muaj burg! 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 5.4 për kushëririn! 6.8 vite ish-efektivit të RENEA-s
  • Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
  • Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Pas Reuters edhe media amerikane reagon për koncertin e Kaney West: Rama justifikon financimin, protestat shtohen! Kërkohet dorëheqja e kryeministrit 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e mbrëmjes të së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç ku…

• 7 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

10 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikuar kërkuan të bëhen gjyqtarë Apeli, KLGJ i rrëzon

KLGJ ka rrëzuar kërkesën e 10 juristëve që shërbyen në KPK për t’u bërë gjyqtarë Apeli. Njoftimi i…

• 38 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)

Dy të rinj në kërkim nga autoritetet maqedonase janë arrestuar në Durrës. Në pranga ka rënë edhe një…

• 50 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by