Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. LIVE TV- Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti s’duhet të ketë imunitet! Presim më shumë nga Policia, të jemi të pavarur në operacione specifike
Kronikë

LIVE TV- Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti s’duhet të ketë imunitet! Presim më shumë nga Policia, të jemi të pavarur në operacione specifike

• 3 Korrik, 2026 • 15 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën gjatë vitit 2025. Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po zhvillohet në një terren gjithnjë e më kompleks. Gjatë vitit 2025, SPAK ka hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 577 janë mbartur nga viti 2024, ndërsa 294 janë regjistruar si çështje të reja. Krahasuar me një vit më parë, volumi i hetimeve është rritur me 4.9%, ndërsa janë përfunduar 216 procedime, duke ruajtur të njëjtin ritëm si në vitin paraardhës.

Një nga treguesit që, sipas drejtuesit të SPAK dëshmon ndryshimin e qasjes së institucionit është shtimi i hetimeve të nisura kryesisht. Nga 294 procedime të reja, 209 janë regjistruar me iniciativën e vetë SPAK.

“SPAK ka hetuar 871 procedime, 577 janë bartur nga viti 2024, ndërsa 294 janë regjistruar si çështje të reja. Me 2024. Kjo përfaqëson rritje të volumit të hetimeve në masën 4.9%. Janë përfunduar 216 çështje, duke ruajtur nivelin e vetit paraardhës. SPAK ka përballuar një ngarkesë në rritje pa humbur qëndrueshmërinë në humbjen e hetimeve. Tregues i rënd është rritja e qasjes proaktive. Nga 294 procedime të reja 209 janë regjistruar kryesisht nga SPAK. Ose rreth 37% e totalit të çështjeve të nisura kryesisht, në 2024 ky tregues ishte 19.8%. Kjo tregon që SPAK po mbështet në analizë, hetim financiar dhe jo vetëm referime të ardhura nga institucione të tjera apo kallëzime”, tha Braho.

Braho u ndal edhe te masat e sigurimit personal, duke theksuar se arresti me burg po përdoret gjithnjë e më shumë si masë e fundit. Sipas tij, numri i arrestimeve me burg ka rënë me 53.4%, nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste gjatë vitit 2025. Nga të gjitha masat e sigurimit, 3.45% lidhen me veprat e korrupsionit, ndërsa 21.14% me krimin e organizuar.

“Duke e konsideruar arrestin me burg si mjeti i fundit të sigurimit personal. Masa arrest me burg ka pësuar rënë me 53.4%, e përkthyer në 236 në 2024 me 110 raste në 2025. Prej totalit të masave, rreth 3.45% lidhen me korrupsionin, ndërsa 21.14% të totalit me krimin e organizuar”, tha Braho.

Drejtuesi i SPAK vlerësoi se korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues.

“Korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues, përshin funksionarë vendorë, të administratës, prokurorë, gjyqtarë, punonjës policie. Çështje të reja për korrupsionin u rritën me 18%, ndërsa çështjet e përfunduara u rritën me 12%”, vijoi ai.

Sa i përket krimit të organizuar, Braho tha se grupet kriminale po veprojnë me struktura gjithnjë e më të sofistikuara, duke përdorur ndarje të qarta rolesh, komunikime të enkriptuara, transaksione informale dhe investime në pasuri të paluajtshme. Sipas tij, Shqipëria vazhdon të përdoret si vend tranziti, koordinimi dhe pastrimi të produkteve kriminale.

Read more:“Policia po shpërdoron detyrën”/ Mbi 20 protestues të shoqëruar për më shumë se 5 orë, avokati Duraj paralajmëron padi penale: Preket i gjithë zinxhiri urdhërues

Po ashtu, Braho ngriti edhe shqetësimin për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Një shqetësim i ngritur më herët edhe nga Altin Dumani, i cili ka pas sugjeruar që prokurorëve të posaçëm t’iu jepet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit.

Kreu aktual i SPAK, Braho tha se mungesa e një zgjidhjeje të qartë ligjore mund të cenojë vijimësinë e hetimeve dhe të dëmtojë ruajtjen e ekspertizës së krijuar brenda institucionit.

“Mospërcaktimi i qartë ligjor mundet të cënojë vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushtetuta ka parashikuar një mandat 9-vjeçar për prokurorët e posaçëm, pa të drejtë riemërimi. Ky model ka pasur qëllimin e vet në fazën e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, pas këtyre viteve të funksionimit, është e nevojshme të vlerësohet nëse ky model garanton mjaftueshëm vijimësinë profesionale të Prokurorisë së Posaçme.

Përfundimi i mandatit të prokurorëve të posaçëm krijon jo thjeshtë çështje të karrierës së tyre individuale, por krijon edhe çështje të ruajtjes së eksperiencës së specializuar që është krijuar brenda SPAK-ut. Kjo eksperiencë lidhet me hetime komplekse, bashkëpunim ndërkombëtar, hetim financiar dhe administrim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike”, theksoi Braho.

Kreu i SPAK u pyet nga opozita edhe për çështjen e imunitetit të deputetit, refruar rastit të Belinda Ballukut.

“Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK është publik. Sa i përket situatë kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase e vështirëson jë hetim edhe e dëmton por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare”, tha ai.

Braho u pyet nga deputetët edhe për raportin mes SPAK dhe Policisë së Shtetit. Konkretisht, deputeti i PS Erjo Mile e pyeti Brahon lidhur me operacionet e BKH në terren për të arrestuar persona në kërkim pa asistencën e Policisë së Shtetit, si në rastin e Adi Çobës në Durrës. Braho tha se Policia e Shtetit është një partner i pazëvendësueshëm, por shprehu rezerva se ky institucion duhet të bëjë më shumë.

Read more:“Fokusohet te gjurma financiare, identifikimi jo vetëm i autorëve por dhe i organizatorëve”/ Braho: SPAK kërkon forcim të ligjit dhe bashkëpunimit për mbrojtjen e zgjedhjeve

Braho tha se SPAK dhe BKH nuk duhet të varen nga institucione të tjera, por duhet të kenë pavarësi procedurale dhe operacionale në mënyrë që për një çështje të caktuar, struktura të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore.

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:34

Braho: Mospasja e të drejtës për të riaplikuar pas përfundimit të mandatit si prokuror, ndikon në vijimësinë e punës në SPAK

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) Klodian Braho tha se mos pasja e të drejtës për të riaplikuar për pozicionin e prokurorit në SPAK pas mandatit 9-vjeçar, është një problematikë e strukturës që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e punës.

Braho: Kjo është një problematikë e përsëritur, dhe që kërkon vëmendje. Kjo nuk lidhet vetëm me karrierën tonë, por edhe me vazhdimësinë e institucionit. Ne kemi mandat 9 vjeçar, dhe secili prokuror duhet te ushtrojë detyrën e vet, dhe ne nuk kemi strategji tjetër, do te vazhdojmë punën. Nëse nuk kemi të drejtë për të riaplikuar ose vazhdimësi, kjo është problematikë e strukturës dhe vijimësisë së punës!

Ora 11:25

BKH arrestime pa Policinë e Shtetit, Braho: Duhet të bëjnë më shumë! Të kemi pavarësinë tonë në operacione specifike

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Kreu i SPAK Klodian Braho u pyet nga deputetët edhe për raportin mes SPAK dhe Policisë së Shtetit. Konkretisht, deputeti i PS Erjo Mile e pyeti Brahon lidhur me operacionet e BKH në terren për të arrestuar persona në kërkim pa asistencën e Policisë së Shtetit, si në rastin e Adi Çobës në Durrës. Braho tha se Policia e Shtetit është një partner i pazëvendësueshëm, por shprehu rezerva se ku institucion duhet të bëjë më shumë. Braho tha se SPAK dhe BKH nuk duhet të varen nga institucione të tjera, por duhet të kenë pavarësi procedurale dhe operacionale në mënyrë që për një çështje të caktuar, struktura të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore.

Erjo Mile:Njoftuar nga mediat, konstatohet rritje aksioneve të BKH pa Praninë e Policisë? Këto aksione nëse janë të vërteta, dhe deri në çfarë mase janë, për çfarë arsyesh vijnë? Kemi të bëjmë me humbje besimi të këtyre strukturave te Policia e Shtetit. Apo ka arsye të tjera. Si është raporti që keni me Policinë e Shtetit?

Klodian Braho: Referimet e policisë janë rritur, gjatë këtij viti kemi patur referime nga Policia e Shtetit. Kemi vlerësimin me të madh për Policinë e shtetit, për të gjithë ata njerëz që punojnë. Si në çdo institucion, jo të gjithë janë njësoj, ndonjëri mund të ketë probleme me ligjin apo dyshojmë ne. Policia e Shtetit është partneri jonë i pazëvendësueshëm, nuk e zëvendësojmë ne, suksesi jonë është i lidhur me Policinë. Ne presim më shumë nga Policia e Shtetit dhe mendojmë se ka vend për më shumë, veprimet që mund të kryejë BKH edhe për arrestime të personave, janë veprime procedurale që ligji ia lejon BKH. Pengesat mund të vijnë për shkak të mungesës së një infrastrukture të dedikuar operacionale dhe taktike. Pavarësisht bashkëpunimit me institucionet e tjera, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale. S’duhet të varet nga institucione të tjera. Nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit, por jemi të bindur që duhet të kemi pavarësinë tonë procedurale dhe operacionale në mënyrë që për një çështje të caktuar, struktura të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore. Është praktikë që e kemi parë edhe në institucionet homologe në vende të tjera më të cilat bashkëpunojmë.

Ora 11:16

Kërkesë e re për arrestimin e Ballukut? Braho: Kemi vijuar hetimet, vendimmarrja e garantuar me ligj

1783069857_klodianbraho.jpg

Kreu i SPAK Klodian Braho nga Komisioni i Ligjeve nuk tha nëse Prokuroria do t’i drejtohet përsëri Kuvendin me kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut pas shtimit të akuzave të reja. Braho u shpreh se SPAK ka vijuar hetimet për këtë çështje ndërsa vendimmarrja do të jetë e bazuar në ligj duke marrë parasysh dhe arsyet që Kuvendi vendosi kundër heqjes së imunitetit.

Read more:“Protesta nisi shumë paqësisht, por u provokuan”/ Qytetari: Qeveria e korruptuar duhet rrëzuar!

Braho: Dy gjëra mund t’ju them, e keni të qartë qëndrimin e SPAK po kështu dhe mënyrën sesi SPAK ka vazhduar hetimet pa asnjë mospranimi kërkese. Faktet tregojnë që SPAK ka bërë punën. Këto elementë nuk krijojnë bindje dhe as dyshim mbi integritetin e SPAK në një çështje të profilit të lartë. Nuk mund të paranjoftoj vendimmarrje të çështjeve në hetim. Ajo që garantoj është që do të jetë vendimmarrje e garantuar në ligj, në prova që siguroi hetimi duke marrë parasysh dhe arsyet se pse kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

Ora 11:07

Të pafajshëm në pranga?/ Braho: Puna jonë kontrollohet, gjykata s’është noter për të noterizuar kërkesat e palëve! S’gabon vetëm prokurori

1783068437_spak.jpg

Deputeti i PD Gent Strazimiri i drejtoi kreut të SPAK, Klodian Brahos, pyetjen nëse Prokuroria e Posaçme mban përgjegjësi për arrestimin e personave, që pas një procesi të gjatë gjyqësor shpallen të pafajshëm. Braho u shpreh se prokurorët mbajnë përgjegjësi dhe se puna e tyre kontrollet në instanca më të larta.

Pjesë nga debati te komisioni i Ligjeve

Strazimiri:Nuk futen njerëzit kështu në burg dhe në fund dalin të pafajshëm. Ka njerëz që janë mbajtur për vite të tëra dhe janë shpallur të pafajshëm nga gjykata.

Braho: Edhe pafajësia është e parashikuar në ligj. Kur prokurori ngre akuzë jo domosdoshmërisht përkthehet në vendim. KLP vlerëson prokurorin, dhe ILD.

Strazimiri:Ju keni kryer operacione korrupsioni që kanë gëzuar popullin, por vendimet e gjykatave kanë qenë për shembull punë në komunitet, dhe dënime qesharake.

Braho: Është një perceptim i gabuar që prokurori nuk mban përgjegjësi. Prokurori është një ndër funksionarët më të kontrolluar në punën e tij. Në parim, edhe pafajësia është një zgjidhje e parashikuar në ligj. Ndodh që prokurori ngre një akuzë, por kjo nuk përkthehet automatikisht në një vendim fajësie.

Rezultatet e punës janë objekt i vlerësimit të prokurorit nga KLP-ja, si edhe objekt i verifikimeve dhe procedimeve disiplinore që kryen ILD-ja. Pafajësia apo shkelje të tjera nuk do të thotë se automatikisht ka gabuar vetëm prokurori; kjo mund të vijë edhe nga gjyqtari. Gjyqtari nuk është noter për të noterizuar kërkesat e palëve. Unë nuk shkoj të debatoj me gjyqtarin për një çështje se pse e liroi një person, por ka mjete të tjera gjyqësore për ta kundërshtuar atë vendim.

Read more:Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan

Ora 10:53

Opozita pyet Brahon për rezolutat e EPP-së, Kreu i SPAK: Pretendimet për përndjekje të adresohen në gjykatë

1783068736_komisionligjeshklodianbraho.jpg

Kreu i SPAK Klodian Braho, ndodhet sot në Komisionin e Ligjeve duke raportuar rezultatet e strukturës për vitin 2025. I pyetur nga deputeti i PD Oerd Bylykbashi mbi rezolutat ndërkombëtare të hartuara nga Partia Popullore Evropiane ku flitet për ‘përndjekje politike’ për Sali Berishën, Ilir Metën e Fatmir Mediun, Spaho u shpreh se pretendimet duhet të adresohen te organet kompetente.

Klodian Braho: Sa i përket rezolutave për përndjekje politike, palët kanë pretendime për akuzat e tyre. Çdo pretendim duhet të adresohet në autoritetin kompetent që është gjykata.

Ora 10:49

A do ketë drejtësi për masakrën e 21 janarit? Klodian Braho: Çështje në hetim

Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet në komisionin e Ligjeve edhe për hetimet për masakrën e 21 janarit. Braho tha se kjo është një çështje në hetim dhe nuk mund të japë më shumë komente.

Deputeti i PS, Pacaj: Jemi 16 vjet pas 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në mes të Tiranës. Autorët kryesorë po sfidojnë si drejtësinë e re ashtu edhe të vjetër. A do të kemi drejtësi për 21 janarin, që të paktën prindërit e Aleks Nikës të shohin drejtësi?

Braho: Pyetja juaj lidhet me një çështje të ndjeshme, konkrete. Ajo që mund të themi është që çështja është në hetim, dhe hetimet vazhdojnë.

Po për 21 janarin, e pyeti edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri duke pyetur nëse mund të merret dëshmitarë edhe ish-ambasadorin amerikan Alexander Arvizu

Strazimiri: Ka një intervistë me 21 shtator 2011, nga Arvizu, i cili thotë se: Pas 21 janarit ka një celulë antiamerikane. Dëshmon 40 e ca minuta që ai dhe ekipi i tij në ambasadë e ka ndjekur hap pas hapi, gjithçka që ishte e përgatitur dhe e organizuar që të mund të nxirrte në një veprim të detyruar forcat e rendit. Pyetja është, ekziston mundësia që të pyetet si dëshmitar Arvizu?

Read more:‘Arresti me burg’ për Veliajn iu kthye Gjykatës së Lartë për rishqyrtim, Kushtetuesja zbardh vendimin! Gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

Braho: Nuk kam komente për çështjen konkrete. Prokurori i çështjes mund të kryejë hetime si brenda edhe jashtë vendit.

Ora 10:46

Çështja ‘Balluku’/ Braho: Mungesa e masës dëmton hetimin, për mua deputeti nuk duhet të ketë imunitet

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, pyeti kreun e SPAK Klodian Brahon, lidhur me një strategji nga ana e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e imunitetit të deputetit, konkretisht të ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, e cila për shkak të këtij statusi, nuk mund të vihet në masë sigurie.

Braho refuzoi të komentonte çështjen e Ballukut, por shprehu mendimin e tij personal duke thënë se një deputet nuk duhet të kishte imunitet fare përballë ligjit.

Braho thotë se SPAK nuk miraton apo ndryshon ligje, ndërsa shtoi se ndalimi i vendosjes së masës së sigurisë për shkak të imunitetit, vështirëson punën e hetuesve si dhe e dëmton atë.

Bylykbashi:A keni një strategji për këtë rikthim të imunitetit, pasi jemi kthyer në një situatë që atë që e bëmë në 2012 u zhbë në 2026.

Braho:Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK është publik. Sa i përket situatë kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase e vështirëson jë hetim edhe e dëmton por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare.

Lexo edhe
Kronikë

Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Tags: #arrest me burg #Arrestime #belinda balluku #BKH #Burg #klodian braho #Komisioni i ligjeve #policia e shtetit #spak #SPAK heton Ballukun

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • Iu gjetën armë zjarri pa leje, Policia e Tiranës arreston 3 persona! Njëri prej tyre kishte thyer arrestin e shtëpisë (EMRAT+VIDEO)
  • U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • “Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 29 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Eralbi Breçanit për zëvendësimin e masës së arrestit në burg. Gjykata…

• 18 sekonda më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

TIRANË– Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për…

• 18 sekonda më parë • 9 min lexim
Kronikë

Iu gjetën armë zjarri pa leje, Policia e Tiranës arreston 3 persona! Njëri prej tyre kishte thyer arrestin e shtëpisë (EMRAT+VIDEO)

Policia e Tiranës ka realizuar gjatë 24 orëve të fundit 2 operacione kundër armëmbajtjes pa leje, duke vënë…

• 30 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by