Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Arresti me burg’ për Veliajn iu kthye Gjykatës së Lartë për rishqyrtim, Kushtetuesja zbardh vendimin! Gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun
Kronikë

‘Arresti me burg’ për Veliajn iu kthye Gjykatës së Lartë për rishqyrtim, Kushtetuesja zbardh vendimin! Gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

• 1 Korrik, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e marrë në 25 maj, ku me ndarjen e votave 5 me 3, u vendos që Gjykata e Lartë të rishqyrtojë kërkesën për liri të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky verdikt i Kushtetueses ishte i pari që erdhi në frymën e një tjetër vendimi të drejtësisë, atë të Kolegjeve të Bashkuara në Gjykatën e Lartë, për rishikimin e praktikës së arrestit me burg, edhe pse në vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese nuk e përmend drejtpërdrejtë si argument.

Pra Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak.

Pesë gjyqtarë, Genti Ibrahimi, Sandër Beci, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji dhe Ilir Toska kanë dalë në një qëndrim për kthimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.

“Për sa më sipër, në vlerësimin tonë, pretendimi i kërkuesit se masa e sigurimit personal ‘Arresti në burg’ është joproporcionale në raport me të drejtën e tij për t`u zgjedhur, është i bazuar, ndaj Gjykata duhej të kishte shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë edhe për shkak se nuk ka konstatuar këtë shkelje, duke dështuar në rolin e saj subsidiar të kontrollit të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të individit”, ka qenë qëndrimi i 4 prej 5 gjyqtarëve, Genti Ibrahimi, Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Fiona Papajorgji.

Read more:“Qytetarët janë ngritur kundër sistemit, Gjykata Kushtetuese nuk u ngrit në lartësinë e detyrës. Mos harrojmë rolin e saj”/ Zhupa: Është tronditur besimi te shteti

Ndërkohë gjyqtarja Sonila Bejtja, në një argumentim paralel, thotë se Erion Veliaj në fakt është arrestuar pa prova të mjaftueshme dhe se qëndrimi i tij në burg është në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Për sa më sipër, në vlerësimin tim është e dukshme se gjykatat kanë dështuar që të arsyetojnë, në përputhje me praktikën e Gjykatës dhe të GJEDNJ-së, në këtë aspekt, pra në këndvështrim të përmbushjes së garancisë kushtetuese sipas nenit 27, pika 2, shkronja “c”, të Kushtetutës, që lejon përjashtimisht kufizimin e lirisë personale të individit, duke mos ushtruar ato rolin subsidiar të kontrollit kushtetues të veprimeve të autoriteteve publike dhe të ndalimit të arbitraritetit në ushtrimin e veprimtarisë së këtyre të fundit. Duke iu referuar standardit të përdorur në këto raste, në çështjen e kërkuesit arsyetimi i gjykatave nuk bind qoftë edhe një vëzhgues objektiv se ai mund të ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Po kështu, unë kam mbajtur edhe qasjen (shih mendimin paralel) se Gjykata, përveç mungesës së dyshimit të arsyeshëm, duhej të konstatonte edhe cenimin e proporcionalitetit të masës, si shkelje e aspektit substancial të lirisë personale dhe jo të lidhur me mungesën e arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Lartë”, argumenton gjyqtarja Bejtja.

Sonila Bejtja thotë se Shkalla e Parë e GJKKO-së, Apeli i GJKKO-së dhe Gjykata e Lartë duhet të riparojnë shkeljet dhe të rivendosin liritë që i janë cënuar kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Për sa më sipër, për sa kohë që kërkuesi është arrestuar në mungesë të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale për të cilat ai akuzohet, pasi gjykatat nuk janë bazuar në prova dhe fakte konkrete dhe të individualizuara, si dhe për sa kohë që vetë masa e arrestit është joproporcionale, duke i pamundësuar atij edhe ushtrimin e mandatit të fituar, pra duke i cenuar edhe të drejtën për t’u zgjedhur, unë kam votuar për pranimin e kërkesës dhe prishjen e vendimeve të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe të GJKKO-së së Apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në GJKKO-në e Apelit, e cila, në përputhje me kompetencat e saj, duhet të riparojë shkeljet e konstatuara dhe të rivendosë të drejtat dhe liritë kushtetuese të cenuara kërkuesit”, ka theksuar gjyqtarja Bejtja.

Read more:Bëhet baba për herë të dytë, Erion Veliajt i aprovohet leja 48 orëshe nga SPAK, mbërrin në maternitetin “Koço Gliozheni”

Nga ana tjetër, gjyqtarja Marsida Xhaferllari ka thënë se mbajtja në kafazin e xhamtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk përbën rrezik, është shkelje dhe cënon dinjitetin e tij.

“Për sa më sipër, vlerësoj se mbajtja e kërkuesit të izoluar në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, në mungesë të verifikimit të ndonjërës prej rrethanave përjashtimore, të parashikuara nga neni 344, pika 1, i KPP-së, përbën cenim të dinjitetit të tij. Megjithatë, siç kam theksuar edhe më sipër, kjo shkelje nuk sjell domosdoshmërisht, si pasojë, shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që kanë caktuar dhe lënë në fuqi masën e sigurimit personal. Për sa kohë këto vendime plotësojnë garancitë kushtetuese që lidhen me kufizimin e lirisë personale, mjeti i përshtatshëm për rivendosjen e së drejtës së cenuar do të ishte konstatimi i shkeljes së dinjitetit si e drejtë kushtetuese, pa prekur vlefshmërinë e vendimeve për masën e sigurimit”, ka theksuar Xhaferllari.

Po në lidhje me kafazin, edhe gjyqtarja Marjana Semini, ka deklaruar se Veliajt i është cënuar dinjiteti, ndërsa thotë se gjatë kohës që Veliaj ka qëndruar në paraburgim, i është cënuar edhe e drejta e komunikimit me avokatin e tij.

“Për rrjedhojë, në vlerësimin tim përfundimtar, kërkesa e kërkuesit ishte e bazuar pjesërisht, në drejtim të cenimit të së drejtës së mbrojtjes efektive të lidhur me garantimin e komunikimit të kërkuesit me mbrojtësin e tij, si dhe në drejtim të cenimit të dinjitetit njerëzor, për shkak të izolimit të kërkuesit gjatë procesit gjyqësor në kabinën prej xhami, ndaj duhej të ishte vendosur pranimi pjesërisht i saj dhe konstatimi i cenimit të këtyre të drejtave kushtetuese”, ka thënë gjyqtarja Semini.

Edhe gjyqtari Ilir Toska thotë se Gjykata e Lartë nuk ka argumentuar pjesën arsyetuese për kufizimin e lirisë së Veliajt, në raport me të drejtën për t’u zgjedhur.

Read more:Pas tensioneve te Parlamenti, protesta e 31-të nis me tone kërcënuese, organizatori Arben Kola: Nuk mbajmë përgjegjësi për dhunën e popullit nga sot e tutje

“Për sa më sipër, edhe pse pajtohem me zgjidhjen e çështjes nga Gjykata, pra me pranimin e pjesshëm të kërkesës së kërkuesit dhe shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për shkak të cenimit të standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor në kontrollin e proporcionalitetit të kufizimit të lirisë personale, të lidhur edhe me të drejtën për t’u zgjedhur, si dhe për shkak të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë për pretendimin për cenimin e dinjitetit dhe të parimit të prezumimit të pafajësisë, për shkak të qëndrimit të kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë seancave gjyqësore, kam mbajtur qëndrimin se shfuqizimi i këtij vendimi duhej të mbështetej edhe në mungesën e përgjigjes së mjaftueshme ndaj pretendimeve të kërkuesit për cenimin e së drejtës së mbrojtjes në gjykimin në apel dhe dyshimit të arsyeshëm të lidhur me prezumimin e pafajësisë. Këto pretendime kanë natyrë kushtetuese dhe ishin ngritur në mënyrë të tillë që kërkonin një përgjigje të posaçme nga Gjykata e Lartë. Për rrjedhojë, në vlerësimin tim, çështja duhej t’i kthehej Gjykatës së Lartë për shqyrtim jo vetëm për shkaqet e pranuara nga Gjykata, por edhe për trajtimin e këtyre pretendimeve të kërkuesit”, ka arsyetuar gjyqtari Toska.

Ndërkohë, i vetmi gjyqtar që ka argumentuar që kërkesa e Veliajt duhet të rrëzohet në tërësi dhe se arresti i tij është i ligjshëm, është gjyqtari Asim Vokshi.

“Në përfundim, për sa më sipër, jam i qëndrimit se pretendimet e kërkuesit për cenimin e dinjitetit dhe të lirisë personale në aspektin substancial, në drejtim të proporcionalitetit të ndërhyrjes të lidhur me të drejtën për t`u zgjedhur, por edhe në drejtim të arsyetimit të individualizuar të nevojave të sigurimit nga Gjykata e Lartë, janë të pabazuara, ndaj kërkesa duhej të ishte rrëzuar”, ka arsyetuar Vokshi.

Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:36

Zbardhja e vendimit të Kushtetueses për Veliajn, avokati Ndreca: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut

1781899677_80001775045798xndreca2451.webp

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të 25 majit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Read more:Padia në Administrative, Veliaj: Dado hetoi edhe 21 Janarin, Strasburgu e vlerësoi hetim të metë! Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi live, shtyhet seanca

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreca ka shkruar se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor që, sipas tij, ishte i pranishëm që në vendimin për masën e sigurisë ndaj Veliajt: ‘mungesën e testit të proporcionalitetit.’

Ndreca ka theksuar se gjykatat kishin analizuar vetëm interesin publik për mbrojtjen e hetimit, por kishin lënë jashtë vlerësimit një tjetër interes kushtetues, të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

Avokati Ndreca shkroi gjithashtu se përgjegjësia tashmë kalon te Gjykata e Lartë, e cila sipas tij, duhet të zbatojë pa vonesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës:

Më shumë se një vit më parë, kur nuk isha ende avokat i Erion Veliajt, por thjesht deputet i Kuvendit dhe një vëzhgues i jashtëm i çështjes, deklarova publikisht në “Now” me Erla Mëhilli, se problemi kryesor kushtetues që lexohej në vendimin e masës së sigurisë ishte mungesa e testit të proporcionalitetit.

Thashë se gjykata kishte analizuar vetëm njërin interes publik – mbrojtjen e hetimit nga çdo ndikim – por kishte lënë jashtë analizës interesin tjetër po aq kushtetues: të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

Read more:Dosja 5D/ Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato, i cakton masën arrest shtëpie

Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë.

Standardi kushtetues nuk ndryshoi gjatë këtyre 16 muajve. Vetëm njohja e tij vonoi. Dhe kjo vonesë pati një kosto reale: për qytetarët e Tiranës, për institucionin e Bashkisë, për ushtrimin normal të mandatit demokratik dhe për të drejtat individuale të Erion Veliajt.

Tani përgjegjësia kalon te Gjykata e Lartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet pa vonesë. Çdo ditë e panevojshme shtesë zgjat një situatë që vetë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është shqyrtuar sipas standardeve kushtetuese.

Drejtësia mund të vonojë por standartet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen.

Lexo edhe
Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Kronikë

Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë

Tags: #apeli i gjkko #arrest me burg #Burg #Deputet #erion veliaj #GJKKO #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #marjana semini #Marsida Xhaferllari #sonila bejtja #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë
  • Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
  • Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT)
  • Me celular në dorë dhe timonin në tjetrën, 50 mijë lekë gjobë për shoferin e autobusit në Fier! I hiqet edhe leja e qarkullimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
  • Pesë ditë pas vrasjes së portugezit te ‘Principotes’, gjendet thika me të cilën u godit nga Sokrat Vata! Do dërgohet për ekspertizë
  • “Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 84 në Tiranë, protestuesit thirrje për pjesëmarrje masive në ditët në vijim
  • “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Një 32-vjeçar në Kuçovë është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë drejt makinës së një 24-vjeçari.…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë

Një zjarrfikës që po punonte për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, ka dëgjuar të shtëna me…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)

Rezar Rexhepi është autori i aksidentit fatal të 41-vjeçarit Vasil Hasani, të ndodhur dy ditë më parë në…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by