Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. I dënuar nga GJKKO për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje
Kronikë

I dënuar nga GJKKO për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

• 21 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një operacion i përbashkët i forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e 34-vjeçarit nga Elbasani, Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur ndryshe si “Vis Korçari”, i dënuar nga GJKKO si pjesëmarrës në attentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit,

Sipas burimeve, efektivët e policisë kishin kohë që e ndiqnin dhe e kanë lokalizuar gjatë ditës së djeshme në Ksamil. Rreth orës 22:30 të së shtunës u organizua operacioni për kapjen e tij, ku morën pjesë edhe agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë.

Mësohet se sapo ka konstatuar praninë e policisë, Çaushllari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Gjatë largimit ai ka përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka mundur të çajë rrethimin fillestar.

Read more:Bakie Marra e paralizuar, familja kërkon pension të plotë invaliditeti dhe pagesë kujdestarie: Jetojmë me 12 mijë lekë në muaj, s’na del as për ilaçe

Menjëherë pas ngjarjes është organizuar ndjekja, ndërsa nga Saranda janë angazhuar edhe forca të FNSH-së. Pas rreth 30 minutash kërkime, 34-vjeçari është lokalizuar nga agjentët e Krimeve pranë një biznesi privat në aksin rrugor Ksamil–Butrint, ku edhe është vënë në pranga.

Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin me të cilin lëvizte, i cili rezulton i regjistruar në emër të vëllait të tij.

Read more:Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit (LETRA E PLOTË)

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë, i përfolur për përfshirje në përplasjet e grupeve kriminale në Elbasan. Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”,

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndërsa atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.

Njoftimi i plotë i policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast” për kapjen e një personi të shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Read more:Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor

Në vijim të punës intensive hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, u bë i mundur lokalizimi në qendër të Ksamilit, në një automjet tip “Audi“, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në qytetin e Elbasanit.

Në momentin e ndërhyrjes, ky shtetas ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndërsa atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Lushnje-Tiranë, çiklisti përplaset nga 2 makina brenda pak sekondash dhe humb jetën! Arrestohen 2 shoferët

Kronikë

Makina përplas biçikletën në dalje të Lushnjës, një i vdekur

Tags: #Arratisje #Arrestimit #Audi #Automjete #Biznesi #Elbasan #Elvis Çaushllari #GJKKO #policia e shtetit #sarande

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në aksin Lushnje-Tiranë, çiklisti përplaset nga 2 makina brenda pak sekondash dhe humb jetën! Arrestohen 2 shoferët
  • Makina përplas biçikletën në dalje të Lushnjës, një i vdekur
  • Rrogozhinë/ Sherr me thika mes fqinjëve, ndërron jetë 60-vjeçari! Në pranga i riu (EMRAT)
  • Automjeti përplaset me shtyllën dhe merr flakë në autostradën Tiranë-Durrës, 3 makina të tjera të aksidentuara (VIDEO)
  • Ksamil/ Iu fundos skafi dhe rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarë të diasporës vijnë në protestë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh! Marshojnë nëpër Tiranë
  • Automjeti përplaset me shtyllën dhe merr flakë në autostradën Tiranë-Durrës, 3 makina të tjera të aksidentuara (VIDEO)
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Rrogozhinë/ Sherr me thika mes fqinjëve, ndërron jetë 60-vjeçari! Në pranga i riu (EMRAT) 22 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 20 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 18 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 18 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama bllokoi 1 muaj sheshin me grevën e urisë, ne na kërkohet të largohemi”/ Avokati Goxhaj ndan pamje nga Kryeministria: Do të rrimë këtu sa të duam ne! Kush na pengon… 16 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Lushnje-Tiranë, çiklisti përplaset nga 2 makina brenda pak sekondash dhe humb jetën! Arrestohen 2 shoferët

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e 20 qershorit 2026, rreth orës 23:30, në…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Makina përplas biçikletën në dalje të Lushnjës, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sonte në afërsi të urës së lumit Shkumbin në autostradën Lushnje…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Rrogozhinë/ Sherr me thika mes fqinjëve, ndërron jetë 60-vjeçari! Në pranga i riu (EMRAT)

Rrogozhinë – Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pas një konflikti me fqinjn e tij 25-vjeçar.…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by