Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Një nga Ne/ Në kërkim të origjinalitetit! Njihuni me qendistaren nga Gjirokastra që rikrijon veshjet tradicionale: Shkon çmimi deri në 1500 euro
Sociale

Një nga Ne/ Në kërkim të origjinalitetit! Njihuni me qendistaren nga Gjirokastra që rikrijon veshjet tradicionale: Shkon çmimi deri në 1500 euro

• 4 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Hulumton në të shkuarën, për të sjellë me mjeshtëri veshjet tradicionale sa më afër origjinales. Prej 6 vitesh, ky është misioni i përditshëm për qendistaren Buqe Muka nga Gjirokastra.

“Me veshjen tradicionale kam që në vitin 2020. Lindi si një dëshirë për të bërë një veshje për vete dhe në atë kohë e kisha parë veshjen si vepër arti. Ishte një botë shumë e bukur. Ne kemi filluar vet duke dashur të sjellim elementë të humbur në punishten tonë.

Përpiqemi të realizojmë veshjen tradicionale sa më origjinale duke lënë mënjanë veshjet kineze apo ato festive. Një cope e kuqe me një shqiponjë nuk mund të quhet veshje tradicionale. Ne kërkojmë nëpër muze, nëpër literatura, janë pafund libra dhe studime që kanë lënë etnografët dhe puna jonë aty fillon.”, thotë qendistarja.

Read more:Shqipëria drejt fashizmit si valvul shkarkimi për kontradiktat sociale – Blog

Në punimet e saj respekton detajet dhe teknikat e qëndisjes sipas krahinës dhe periudhës që i përkasin. Së fundmi po krijohet dosja për t’u ruajtur nga UNESCO qendisja me gjymysh, një teknikë që mbahet gjallë vetëm nga Buqja.

“Kohët e fundit po bëj qendisjen me gjymysh në shaminë e kokës në zonën e Zall-Dajtit në Tiranë. Është një porosi e një koleksionisti që po plotëson veshjen e kësaj zone. Maksimumi që mund të punoj është 1 orë e gjysmë në ditë me pauza 3 herë sepse është e lodhshme për shkak të shkëlqimit të fijes.

Read more:“Kapeni hajnin”

Erdhën nga ministria për të bërë xhirimet sepse po përgatitet dosja për t’u futur në UNESCO. Në gjithë Shqipërinë ata më gjetën vetëm mua që po e qendisja. Ka artizane të tjera që e njohin si teknikë, e dinë se çfarë është, por nuk e aplikonin.”, shprehet qendistarja.

Nëna e tre fëmijëve e shikon këtë punë jo vetëm si burim të ardhurash, por pjesë të identitetit shqiptar që nuk duhet të humbasë.

“Një model vete dhe një muaj e gjysmë në duar. Deri diku artizani i përshtatet klientit se në fund të fundit do çojë dy lekë në shtëpi kurse ne e kemi shmangur këtë pjesë. Jemi fokusuar vetëm tek punimi autentik. Nëse heq një teknikë, ti ke hequr një element të veshjes tradicionale. Nëse ne e dixhitalizojmë veshjen tradicionale me makinë robot, ne e kemi humbur atë” shprehet Buqja ndërsa shton se do të donte që të ishte njohur më herët me këtë punë.

Read more:“Kur cenohet ekosistemi i Shqipërisë, dëmtohet dhe ai i Europës”/ Aktivistja: Ndërkombëtarët janë me ne! Protesta i ka prishur gjumin qeverisë

“U prezantova kur isha 42 vjeç me veshjen tradicionale, por do doja të isha 32 ose 24 sepse syri është më i çlodhur, mendja më e qetë. Ne jemi familjarë, kemi mbingarkesë, por prap nuk më ka penguar që t’i interpretoj në mënyrën e duhur veshjet.”, thotë mes të tjerash.

Klientët kryesor janë emigrantët dhe koleksionistët ndërsa turistët preferojnë elementë të veshjeve për të pasur një kujtim nga Shqipëria.

Read more:Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO)

“Kur erdhi bumi i turistit, ai nuk donte të shikonte ato çfarë kishte parë në vendin e vet, por traditat tona; si kemi ngrënë, si kemi jetuar, pra këto duan të shohin turistët. Një veshje fillon me 750 deri në 1200 euro, por ka veshje që kalojnë dhe 1500 euro për shkak të elementëve dhe proceseve që bëhen të gjitha me dorë. Turistët marrin elementë të veshjeve me vete”, thotë Buqja.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.

Lexo edhe
Sociale

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! ‘Prin’ Maqedonia e Veriut

Sociale

Maturantët nisin sot aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve

Tags: #Arti #Buqe Muka #Emigrantët #euro #Gjirokaster #Muze #Nëna #nje nga ne #qendisje me dore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! ‘Prin’ Maqedonia e Veriut
  • Maturantët nisin sot aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve
  • E hëna me mot të vranët, reshje në të gjithë territorin, stuhi e breshër në disa zona (VIDEO)
  • Greva në Greqi, pezullohet puna për 4 orë në 4 pika kufitare shqiptare
  • Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike
Nga të njëjtat tag-e
  • “Zvërneci po digjet”/ Ilir Xhemalaj: Pasuritë shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish, jemi skllevër në tokën tonë
  • “Rama shpenzoi 4.2 milionë euro për tallava, ndërsa vendi po zbrazet nga shqiptarët”/ Protestuesi: Jemi paqësorë jo si Balla dhe Rama në 21 janar
  • “I kam atletet më të bukura se të Edi Ramës, ai i ble me paratë e krimit”/ Të moshuarit: Jemi flamingo, por na sheh me urrejtje sepse do ta çojmë në shtëpi
  • Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut
  • Rivlerësimi, arkëtohen 47 mln euro, pati mbi 37 mijë aplikime. Mbizotëron Tirana, më pak Vlora dhe Durrësi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 10 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! ‘Prin’ Maqedonia e Veriut

Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndër…

• 37 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Maturantët nisin sot aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve

Maturantët në të gjithë vendin plotësojnë sot formularin A2, në portalin U-Albania për aplikimin në universitete. Të rinjtë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

E hëna me mot të vranët, reshje në të gjithë territorin, stuhi e breshër në disa zona (VIDEO)

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by