Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Një nga Ne/ Në kërkim të origjinalitetit! Njihuni me qendistaren nga Gjirokastra që rikrijon veshjet tradicionale: Shkon çmimi deri në 1500 euro
Sociale

Një nga Ne/ Në kërkim të origjinalitetit! Njihuni me qendistaren nga Gjirokastra që rikrijon veshjet tradicionale: Shkon çmimi deri në 1500 euro

• 4 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Hulumton në të shkuarën, për të sjellë me mjeshtëri veshjet tradicionale sa më afër origjinales. Prej 6 vitesh, ky është misioni i përditshëm për qendistaren Buqe Muka nga Gjirokastra.

“Me veshjen tradicionale kam që në vitin 2020. Lindi si një dëshirë për të bërë një veshje për vete dhe në atë kohë e kisha parë veshjen si vepër arti. Ishte një botë shumë e bukur. Ne kemi filluar vet duke dashur të sjellim elementë të humbur në punishten tonë.

Përpiqemi të realizojmë veshjen tradicionale sa më origjinale duke lënë mënjanë veshjet kineze apo ato festive. Një cope e kuqe me një shqiponjë nuk mund të quhet veshje tradicionale. Ne kërkojmë nëpër muze, nëpër literatura, janë pafund libra dhe studime që kanë lënë etnografët dhe puna jonë aty fillon.”, thotë qendistarja.

Read more:Shqipëria drejt fashizmit si valvul shkarkimi për kontradiktat sociale – Blog

Në punimet e saj respekton detajet dhe teknikat e qëndisjes sipas krahinës dhe periudhës që i përkasin. Së fundmi po krijohet dosja për t’u ruajtur nga UNESCO qendisja me gjymysh, një teknikë që mbahet gjallë vetëm nga Buqja.

“Kohët e fundit po bëj qendisjen me gjymysh në shaminë e kokës në zonën e Zall-Dajtit në Tiranë. Është një porosi e një koleksionisti që po plotëson veshjen e kësaj zone. Maksimumi që mund të punoj është 1 orë e gjysmë në ditë me pauza 3 herë sepse është e lodhshme për shkak të shkëlqimit të fijes.

Read more:“Kapeni hajnin”

Erdhën nga ministria për të bërë xhirimet sepse po përgatitet dosja për t’u futur në UNESCO. Në gjithë Shqipërinë ata më gjetën vetëm mua që po e qendisja. Ka artizane të tjera që e njohin si teknikë, e dinë se çfarë është, por nuk e aplikonin.”, shprehet qendistarja.

Nëna e tre fëmijëve e shikon këtë punë jo vetëm si burim të ardhurash, por pjesë të identitetit shqiptar që nuk duhet të humbasë.

“Një model vete dhe një muaj e gjysmë në duar. Deri diku artizani i përshtatet klientit se në fund të fundit do çojë dy lekë në shtëpi kurse ne e kemi shmangur këtë pjesë. Jemi fokusuar vetëm tek punimi autentik. Nëse heq një teknikë, ti ke hequr një element të veshjes tradicionale. Nëse ne e dixhitalizojmë veshjen tradicionale me makinë robot, ne e kemi humbur atë” shprehet Buqja ndërsa shton se do të donte që të ishte njohur më herët me këtë punë.

Read more:“Kur cenohet ekosistemi i Shqipërisë, dëmtohet dhe ai i Europës”/ Aktivistja: Ndërkombëtarët janë me ne! Protesta i ka prishur gjumin qeverisë

“U prezantova kur isha 42 vjeç me veshjen tradicionale, por do doja të isha 32 ose 24 sepse syri është më i çlodhur, mendja më e qetë. Ne jemi familjarë, kemi mbingarkesë, por prap nuk më ka penguar që t’i interpretoj në mënyrën e duhur veshjet.”, thotë mes të tjerash.

Klientët kryesor janë emigrantët dhe koleksionistët ndërsa turistët preferojnë elementë të veshjeve për të pasur një kujtim nga Shqipëria.

Read more:Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO)

“Kur erdhi bumi i turistit, ai nuk donte të shikonte ato çfarë kishte parë në vendin e vet, por traditat tona; si kemi ngrënë, si kemi jetuar, pra këto duan të shohin turistët. Një veshje fillon me 750 deri në 1200 euro, por ka veshje që kalojnë dhe 1500 euro për shkak të elementëve dhe proceseve që bëhen të gjitha me dorë. Turistët marrin elementë të veshjeve me vete”, thotë Buqja.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.

Lexo edhe
Sociale

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik! Punime në kanalin ‘Naum Panxhi’, devijohet qarkullimi

Sociale

Virozat mbushin urgjencën në Fier, mjeku: Diarre, të vjella dhe temperaturë! Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë bëjnë komplikacione

Tags: #Arti #Buqe Muka #Emigrantët #euro #Gjirokaster #Muze #Nëna #nje nga ne #qendisje me dore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik! Punime në kanalin ‘Naum Panxhi’, devijohet qarkullimi
  • Virozat mbushin urgjencën në Fier, mjeku: Diarre, të vjella dhe temperaturë! Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë bëjnë komplikacione
  • Protestë në Spitallë kundër Bashkisë së Durrësit! Banorët: Punimet për kolektorin janë ndërprerë prej disa muajsh! Rrezikojmë të përmbytemi
  • Protestë në Patos, banorët kundër shkrirjes së bashkisë: Të ruhet identiteti i ‘qytetit të naftëtarëve’
  • Turistët shijojnë traditën shqiptare me ‘Albanian Nights’: Përvojë fantastike, këngë, valle e muzikë e mirë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ora e Agasit 500 mijë €, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka nxjerrë para me valixhe diplomatike jashtë vendit. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln €…
  • “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro…
  • Vlorë, ‘Audi’ përplas nënën me foshnjën 3-muajshe në krahë
  • “Agjenci për hetimin e parave të fshehura të qeveritarëve”/ Berisha: Pasuria e Ramës, është një kafe në krahasim me 300 apartamentet e “Lubisë”! AKSHI…
  • Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 28 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik! Punime në kanalin ‘Naum Panxhi’, devijohet qarkullimi

Është bllokuar sërish aksi rrugor Elbasan-Cërrik, pranë fshatit Kuqan, për shkak të punimeve për riparimin e kanalit “Naum…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Virozat mbushin urgjencën në Fier, mjeku: Diarre, të vjella dhe temperaturë! Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë bëjnë komplikacione

FIER– Numri i vizitave ditore ne urgjencen e spitalit rajonal te Fierit ka arritur deri në 200, ndërsa…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Protestë në Spitallë kundër Bashkisë së Durrësit! Banorët: Punimet për kolektorin janë ndërprerë prej disa muajsh! Rrezikojmë të përmbytemi

DURRËS– Dhjetëra banorë të Spitallës protestuan këtë të shtunë kundër bashkisë, pasi punimet për kolektorin nuk kanë përfunduar…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by