Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri në Drizë të Fierit/ Rrezikohen banesat, evakuohen 11 familje! Ndërhyrje me helikopterë! Shoqërohen 2 persona, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)
Kronikë

Zjarri në Drizë të Fierit/ Rrezikohen banesat, evakuohen 11 familje! Ndërhyrje me helikopterë! Shoqërohen 2 persona, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

• 5 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në Drizë të Fierit që prej mesditës. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga erërat e forta ndërsa rrezikohen banesat në zonë. Deri më tani janë evakuuar 11 familje ndërsa 2 persona janë shoqëruar në polici, të dyshuar si autorë të zjarrvënies së qëllimshme.

Vatra e zjarrit ka nisur fillimisht pranë zonës së quajtur ‘Azotiku’ e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve u angazhuan zjarrfikëse të Fierit, Rroskovecit, Patosit, Albpetrolit, ndërkohë që pas daljes jashtë kontrolli të flakëve që u përhapen në një perimetër të gjerë u angazhuan dhe dy helikopter ujë-hedhës.

Si pasojë e situatës, është bllokuar qarkullimi i lëvizjes së automjeteve në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” dhe anasjelltas duke mundësuar transportin e pajisjeve dhe mjeteve zjarrfikëse në zonat me terren të vështirë.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:55

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

1783250931_sxdsa.JPG

Njëmbëdhjetë familje janë evakuuar pas zjarrit të rënë sot në Drizë të Fierit.

Read more:Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Shoferi humbi kontrollin, makina kthehet përmbys, 4 të plagosur

Përmes një njoftimi blutë bëjnë me dije gjitahshtu se dy persona janë shoqëruar në Komisariat si shkaktarë të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, në gatishmëri në zonën e prekur nga zjarri është edhe ekipi i urgjencës së spitalit.

Vatra e zjarrit, e cila ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e tyre, si dhe vijojnë të monitorojnë banesa dhe subjekte të tjera në zonë që mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Read more:Protestë në Pogradec, banorët kundër projektit të bashkisë: S’duam rrugë të re, të ndërhyhet te lumi

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dy kahet e rrugës, në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” dhe anasjelltas, si dhe po asistojnë shërbimet zjarrfikëse në terren, duke mundësuar transportin e pajisjeve dhe mjeteve zjarrfikëse në zonat me terren të vështirë.

Deri në këto momente, pavarësisht rrezikut të lartë, nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Gjithashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, si dhe drejtuesit e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët po koordinojnë dhe menaxhojnë situatën në terren.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së DVP Fier, me mbështetjen nga ajri të helikopterëve të Forcave të Armatosura, po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Read more:Fier/ S’ka treg për shalqiri, prodhimi mbetet në ara në zonën e Frakullës

Ora 16:39

Zjarri në Drizë, flakët prekin ujësjellësin, digjet baza materiale në linjat e furnizimit! Shpërndarja e ujit vijon normalisht (VIDEO)

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit. Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, flakët tashmë janë shuar, ndërsa ndërhyrja e parë për neutralizimin e tyre është bërë nga punonjësit e ujësjellësit. Sipas tij, shërbimet zjarrfikëse në ato momente ishin të angazhuara kryesisht në mbrojtjen e banesave të rrezikuara nga zjarri.

“Dëme të shumta materiale. E gjithë baza materiale në linjat e furnizimit me ujë, mjetet motorike dhe transformatorët janë jashtë funksionit. Kemi marrë masat për ruajtjen e perimetrit të sigurisë, në mënyrë që të furnizohet pa ndërprerje qyteti i Fierit.

Kemi njoftuar zjarrfikësen. Duke qenë se kishte dëme në banesa, kryesisht ishte e udhës që zjarrfikësja të kishte nën mbikëqyrje jetët e njerëzve dhe banesat. Fillimisht ndërhyrja është bërë nga punonjësit e ujësjellësit, më pas ka mbërritur zjarrfikësja.

Aktualisht nuk kemi më probleme. Automjetet, një pjesë kanë qenë jashtë përdorimit, një pjesë funksionale. Kemi pasur prioritet furnizimin me ujë dhe jo automjetet. Nuk ndikon në furnizimin me ujë të qytetit”, Gentian Alikaj.

Read more:Korçë/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

Ora 16:11

Situatë dramatike në Drizë të Fierit, flakët rrezikojnë banesat! Vijon ndërhyrja nga ajri me helikopter, tymi mbulon zonën (VIDEO)

Situata vijon të paraqitet dramatike në Drizë të Fierit teksa flakët rrezikojnë banesat, ndërsa ndërhyrja nga ajri me helikopter po vijon. Banorët janë të frikësuar për shkak të rrezikut që u kanoset teksa flakët janë fare pranë shtëpive të favorizuara dhe nga erërat e forta. Tymi ka mbuluar zonën ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve, rreth 50 efektivë të angazhuar.

Ora 15:58

Banorët në Drizë të Fierit: Flakët po i afrohen banesave, si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë

Situata në Drizë të Fierit mbetet problematike, veçanërisht pas përhapjes së flakëve si pasojë e erës.

Banorët për Report Tv shprehen se janë trembur kur kanë parë zjarrin.

“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, tha një banor i zonës.

“Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha një banore tjetër.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Ora 14:50

Zjarri në Drizë të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Zjarri në Drizë të Fierit, ka zgjeruar shtrirjen e tij për shkak të bimësisë dhe erës.

Për neutralizimin e zjarrit përveç zjarrfikësve po ndërhyhet edhe nga ajri.

Ora 14:45

Zjarri në Fier, përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile: Situata mbetet problematike! Në fokus mbrojtja e banesave (VIDEO)

Përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier tha se vatra e zjarrit mbetet problematike për shkak se banesat janë pranë zonës së ullishteve.

“Situata është problematike, është një vatër zjarri që ka marrë një shtrirje të gjerë për shkak të bimësisë dhe erës. Jemi të fokusuar në mbrojtjen e banesave, pasi këtu ëshjë një zonë e banuar. Në vendngjarje ndodhen 10 automjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë”, tha Kreshnik Ymeraj.

Xh.K/K.B/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Fier
  • zjarret 2026
Lexo edhe
Kronikë

Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO

Kronikë

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge

Tags: #Automjete #Automjetet #Banesa #Familje #Fier #Fokus #Mbrojtja #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO
  • Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge
  • Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO
  • Vrau dy basketbollistët e ‘Skënderbeut’ në vitin 2004, Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron ankimim
  • Zjarr në një hapësirë me bimësi në Ulëz, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era e fortë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti
  • Peshkimi në lagunën e Karavastasë në krizë, ekspertët: Rrezik ekosistemi! Peshkatari: Ka ndikuar edhe moti
  • Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut/ Bardhi në PE: Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë pengon integrimin në Bashkimin Evropian
  • Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut/ Bardhi në PE: Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë pengon integrimin në Bashkimin Evropian
  • U vra në sallën e gjyqit/ Këshilli i Shkodrës propozon që gjykatësi Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”! Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Statusi të njihet nga të gjitha institucionet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 28 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku…

• 7 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge

Pas ndërhyrjes në bregdetin e Shëngjinit, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe në plazhin e…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

Sot në orën 10:00 në GJKKO mbahet seanca e radhës për Ilir Metën lidhur me akuzat për korrupsion,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by