Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
Sociale

Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

• 20 Qershor, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta sot në Tiranë shënon ditën e 21. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë mbarëkombëtare ndërsa qytetarëve në Tiranë u janë bashkuar dhe të ardhur nga diaspora, disa prej të cilëve me disa makina kanë parakaluar në akset kryesore të kryeqytetit.

Diaspora është grumbulluar te bulevardi ‘Zogu i Parë’ dhe do u është bashkuar protestuesve të tjerë në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar me marshimin drejt kryeministrisë.

Qytetarët nga podiumi i kanë kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen deri ditën e nesërme. Pas largimit nga grupi parlamentar i PS, deputetja Marjana Koçeku është bërë pjesë e protestës.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:30

Pas largimit nga grupi parlamentar i PS, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

1781980135_kocekuneproteste.jpg

Pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar protestës në Tiranës. Më 14 qershor, përmes rrjeteve sociale, ajo shpalli shkëputjen nga shumica që e çoi në Kuvend. Një ditë më pas, deputetja publikoi simbolin e flamingos, tashmë të lidhur me protestat që prej javësh po zhvillohen në vend.

Ora 20:24

‘Diaspora ka ardhur si dashi këmborë’, protestuesja: Ne me ty jemi fuqi që mundim perandori

Një emigrante që kishte ardhur nga Berlini tha se së bashku me Diasporën populli do të dalë me fitore nga sheshi.

“Diaspora ka ardhur si dashi këmborë që futet në oborrin e vet. Vij nga Berlini. Diaspora zemra jonë ne pa ty na gjunjëzojnë. Ne me ty jemi fuqi që mundim perandori. Me fitore do të dalim nga ky shesh dhe së bashku do ta ndërtojmë këtë vend”, tha protestuesja.

Read more:‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Mbi liberalizmin! Në mbrojtje të lirisë’, ‘Kthimet’ dhe ‘Lojë dritash’! ‘Melodia e Vargut’ ju sjell vargje nga Arben Duka

Ora 20:20

Mesazhe me humor dhe ironi, pankartat e protestës protagoniste në ditën e 21-të

Pankartat vijojnë të jenë ‘hit’ në protestën që ka hyrë në ditën e 21. Nëpërmjet meme-ve virale apo duke përdorur AI, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Sali Berishës, figurat që kanë dominuar skenën politike në Shqipëri për shumë vite.

Ora 20:13

Protestuesja: Ky pushtet na ka hequr dinjitetin! Jemi bërë prindër të prindërve tanë

Një emigrante tha në protestën para Kryeministrisë se nga Shqipëria ka ikur në moshë të vogël. Ajo thotë se nuk është larguar me dëshirë.

“Kam ikur e vogël nga Shqipëria, se familja nuk pati zgjedhje tjetër. Nuk kam ikur me dëshirë nga Shqipëria. Ky pushtet na ka hequr dinjitetin. Jemi bërë prindër të prindërve tanë. Jemi detyruar t’i marrim prej dore dhe t’i mësojmë një gjuhë të huaj”, tha Ledina Ago.

Ora 19:59

Çim Peka poston foto me AI të makinave të diasporës, Balla e ironizon: Vitin tjetër do dilni rruar e qethur në zgjedhje, kështu është kur i bëni shqiptarët për budallenj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ripostuar një foto të bërë publike në rrjete sociale nga gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, i cili ka gjeneruar me AI një imazh të disa automjeteve me flamur kuq e zi, duke pretenduar se kanë ardhur nga diaspora për në protestë.

Balla ironizon Berishën dhe partinë e tij teksa shkruan se “kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur”.

Read more:Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

Ndër të tjera, deputeti i PS shkruan se kësaj radhe inteligjenca artificiale ka gabuar se automjetet janë vendosur në krahun e kundër të rrugës.

Faximile e postimit të Çim Pekës
Ora 19:56

I riu nga Anglia: Mos lejoni njeri t’ju përçajë, duhet të qëndrojmë të bashkuar

Një i ri që kishe ardhur nga Anglia për protestën tha se populli duhet të qëndrojë bashkë për të rrëzuar qeverinë.

“O ju familje e madhe, më në fund e kam ndjerë vetën në shtëpi. Çfarë po ndodh këtu është një mrekulli. Dua t ju bëj një lutje; mos lejoni njeri t’ju përçajë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, fuqi populli. Do ia dalim ta hedhim poshtë këtë klasë politike”, Lorenci.

Ora 19:51

Qytetari i ardhur nga Britania: Sfidoj Edi Ramën, jep dorëheqjen deri nesër dhe lëre atdheun të gdhijë i lirë

Një qytetar i ardhur nga Britania sfidoi kryeministrin Edi Rama nga foltorja duke i kërkuar dorëheqjen deri më 21 qershor.

“Ju rrezatoni shpresë, ndryshim, revolucion. Kam ardhur në Londër. Iu drejtova shqiptarëve: Edi Rama, unë si ti, ne emigruam nga Britania, ti erdhe nga Parisi. Ti e kishe një zgjedhje, unë e kam zgjedhjen. Ti erdhe si model i një njeriu tolerant, që do të sillte ndryshim. Shihe si je transformuar, në një njeri autoritar.

Në të gjitha protestat që kemi bërë në Londër, kemi sjellë një mesazh për dorëheqje. Në 36 vite kemi parë parti që protestojnë për të hequr një regjim e për të sjellë një tjetër. Kjo protestë është protestë qytetare për revolucion, për transformim, për reforma demokratizuese.

Read more:Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për organizimin e shërbimeve të përbashkëta

Kjo është shpresë për të realizuar proceset demokratike që i lamë në mes në vitin 1996 dhe ju sot po i realizoni në vitin 2026. Kjo është lëvizje qytetare, por kërkon reforma politike.

Nga Britania i kërkojmë Ramës dorëheqjen dhe qeveri teknike që të udhëheqë vendin me procese demokratike për 12 muaj. Qeveria teknike, e cila do të udhëheqë vendin për 12 muaj, duhet të mandatohet që të garantojë ndryshimin e Kodit Elektoral. Ne i kërkojmë lista të hapura që Parlamenti nesër të ketë deputetë me parim dhe moral. Ramën e sfidoj, jepet dorëheqjen deri me 21 qershor dhe lerë atdheut të gdhihet i lirë të hënën më 22 qershor.”, tha qytetari.

Ora 19:47

Protestuesi: Kam ardhur nga Amerika për protestën e të rinjve, Rama ka 24 orë kohë

Një protestues tha ka ardhur nga Amerika për të mbështetur protestën para kryeministrisë.

“Jam Luli Strazimiri vij nga Amerika, kam 30 vjet. Vij për të mbështetur protestën e rinisë. Rama ka vetëm 24 orë për t’u fshehur si mi halesh. Rroftë rinia”, tha ai.

Ora 19:43

Protesta para Kryeministrisë, emigrant: Ky është një moment historik! Për lirinë duhet të luftojmë çdo ditë

Një tjetër protestues nga Diaspora e cilësoi si një moment historik protestën që po mbahet.

Read more:Pamje që mbushin zemrat! Shqiptarët e diasporës bashkë, udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme

“Ky është një moment historik, prandaj jemi sot këtu. Kemi dy rrugë: Njëra ku të na mbajnë peng bijtë e qoftëlargut dhe rruga tjetër e lirisë dhe begatisë. Pas tre dekadash demokracia nuk erdhi se brezi para nesh mjaftonte rrëzimi i asaj statuje dhe liria do vinte. Por historia na mëson: Liria nuk dhurohet, as uk trashëgohet, por duhet të luftojmë e ta mbajmë çdo ditë. Që demokracia të vijë këtu duhet edhe drejtësi. Ne nuk na kanë vjedh vetëm pasurinë por na kanë vjedhur edhe jetën. Nuk duhet të lejoni që heshtja të bëhet bashkëpunëtire e fajësisë”, tha protestuesi.

Ora 19:28

E reja vjen nga Italia në protestë: Rama, jemi këtu të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë, uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë e lehtë

Një qytetare e ardhur nga Italia iu drejtua nga foltorja kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot përpara zyrës së tij janë të gjitha votat e vjedhura nga diaspora. Fjalën e reja e mbylli duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen nga qeverisja e Shqipërisë.

“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte. Sot jemi këtu për t’ju sjellë një mesazh të qartë, diaspora e Milanos ecën krah për krah e protestuesve të Tiranës. Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund. Ne nuk jemi vetëm, dua ti them Ramës se ne kemi mbështetjen dhe të eurodeputetëve të parlamentit evropian. Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat. Kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh deri në fund. Zoti Rama të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë”, tha një protestuese.

Ora 19:27

Protestuesi: Rama na ka ironizuar se kemi ardhur me makina luksosze, po ne i kemi duart me kallo

Një tjetër protestues nga Diaspora ka mbajtur fjalën para Kryeministrisë.

“Kryeministri Edi Rama na ka ironizuar se kemi ardhur me makina luksosze. Po ju hajdut i kombit. Ikëm me gomone dhe vijmë me kmakinëa të shtrenjta se i kemi me duar me kallo. Nesër do vijmë me avion privat”, tha protestuesi.

Read more:The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar nga taksat

Ora 19:24

Protestuesi: Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje! Diaspora e do Shqipërinë pa interes

1781975910_protesta.png

Në protestën e sotme para kryeministrisë kanë ardhur edhe emigrantë. Në fjalën e tij protestuesi tha se kjo nuk është një protestë, por një kryengritje.

“Kam 25 vite në që jetoj në Diasporë. Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje. Edhe pse unë e kam rregulluar jetën, pse fëmijët e mi duhet të kërkojnë një gjë në gjuhë të huaj. Diaspora e do Shqipërinë pa interes. Pse është e rëndësishme Diaspora?

Ishte Jeronim de Rada dhe At Preng Doçi që nisën në Diasporë Rilindjen shqiptare. Ishte Nënë Tereza që jetoi në Diasporë dhe u tregoi botës dashurinë e shqiptarit për njerëzimit. Ishte Skkënderbeu që pas shumë vitesh u kthye nga Diaspora dhe bashkoi shqiptarët”, tha Renisi me origjinë nga Mirëdita.

Ora 19:15

Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë për protestë, rreth 30 automjete luksoze kanë hyrë nga Muriqani! Paradë nëpër kryeqytet (VIDEO + FOTO)

Protestuesve në Tiranë sot i janë bashkuar shqiptarë dhe nga diaspora. Burime nga policia kanë bërë me dije se nga pika kufitare e Muriqanit kanë hyrë 30 automjete me targa të huaja për të marrë pjesë në protestë.

Këto automjete ishin të gjitha luksoze me targa angleze dhe 2 italiane Makinat e shtrenjta bashkë me disa të tjera me targa shqiptare parakaluan nëpër rrugët e Tiranës para protestës.

Lexo edhe
Sociale

Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Sociale

Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Tags: #Amerika #Anglia #Automjete #Automjetet #avion #Berlini #Britania #Protestat te kryeministria #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
  • Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora
  • Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Varg kilometrik protestuesish në Tiranë, nuk ka fund/ “O Shqipni më e bukura T’i”, protestuesja: Nuk ka pëllëmbë që nuk është mbushur sot. Atdheu e thirri dhe Diaspora u përgjigj
  • “The nuk e lë timonin dhe tepsinë”, protestuesi para Kryeministrisë: Rama do t’i lësh të gjitha, shqiptarët nuk të duan. Ju erdhi fundi
  • “I them shefit të Zeqinesë, sa 17 mijë jemi sot”/ Gent Progni: Kanë 3 ditë që bëjnë presione me civila e foto. Po sot që erdhi Diaspora, kë do hiqni nga puna
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
  • Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 19 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 16 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 15 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën 13 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Protesta sot në Tiranë shënon ditën e 21. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë mbarëkombëtare ndërsa qytetarëve…

• 16 minuta më parë • 10 min lexim
Sociale

Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Protesta sot në Tiranë shënon ditën e 21. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë mbarëkombëtare ndërsa qytetarëve…

• 16 minuta më parë • 10 min lexim
Sociale

Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Protesta sot në Tiranë shënon ditën e 21. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë mbarëkombëtare ndërsa qytetarëve…

• 16 minuta më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by