Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
Kronikë

Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

• 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ngjarja e rëndë e zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi vijon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura të ditëve të fundit. Pas gjashtë ditësh pa asnjë kontakt me të riun, vëllai i Eglant Koçit ka thyer heshtjen në një intervistë ekskluzive për gazetaren Odeta Dume në emisionin investigativ “Pa Gjurmë” në Report TV.

Ndërsa policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj dhe ka arrestuar një bashkëpunëtor të dyshuar, familja e Eglantit shprehet e tronditur nga zhvillimet e fundit, duke pohuar se personi i dyshuar ka qenë i njohur i tyre prej vitesh.

“Nuk dua ta besoj se ai është autori” shprehet vëllai i 34-vjeçarit gjatë në bisede telefonike me gazetaren Dume.

Sipas tij, marrëdhëniet mes familjes dhe personit të shpallur në kërkim kanë qenë të afërta.

Read more:Historia e pazakontë në Mamurras/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin! Mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’

“Ai djali mamit tim i thotë ‘o nënë’. Mamaja ime ka punuar pastruese te lokali i atij,” deklaron vëllai i Eglantit.

I pyetur nëse mes vëllait të tij dhe Armand Shakajt kishte pasur konflikte, ai mohon kategorikisht një gjë të tillë.

“Dy ditë para ishte me ne aty ai, çfarë konflikti? E ka ftuar për të pirë kafe te lokali i vet dhe nuk e di pastaj,” rrëfen ai.

Vëllai i Eglantit thotë se familja nuk kishte asnjë dyshim apo informacion për probleme të mundshme mes tyre.

Read more:Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë

“Çfarë dyshimi? Unë nuk kisha ku të vija gishtin. Jemi pa probleme, pa siklete,” shprehet ai.

Po ashtu, ai mohon që familja të ketë pasur dijeni për shuma të mëdha parash apo aktivitet me kriptovaluta, pistë që po verifikohet nga grupi hetimor.

“Jo, çfarë thua. Jetojmë katër veta në një dhomë e një banjo. Vëllai ka punuar në magazinë dhe fitonte 20-30 mijë lekë,” deklaron ai.

Read more:Policia bllokon bulevardin me gardh metalik, Hita: Është standard i vendosur prej kohësh, nuk bëjmë ndryshime për këtë aktivitet

Sipas informacioneve të bëra publike nga policia, Eglant Koçi rezulton i zhdukur që prej datës 4 qershor. Hetimet kanë çuar në identifikimin e një personi të dyshuar, ndërsa në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar i dyshuar për përkrahje të autorit. Gjithashtu janë sekuestruar automjete dhe prova materiale që po analizohen nga ekspertët.

Burime policore kanë bërë me dije se Eglant Koçi është parë për herë të fundit në datën 4 qershor, ndërsa autoritetet po vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Emisioni “Pa Gjurmë” në Report TV do të sjellë detaje të tjera ekskluzive mbi këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

1780747925_eglantkoi.jpg

Eglant Koçi
Lexo edhe
Kronikë

“Ish komisionerët publikë nuk bëhen gjyqtarë”, KLGJ refuzon Florian Ballhysën  dhe Irena Ninon: Ligji nuk e parashikon

Kronikë

Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit

Tags: #Aktivitet #Armand Shakaj #Automjete #Banjo #djali #Eglant Koçi #Familja #Pa Gjurme #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Ish komisionerët publikë nuk bëhen gjyqtarë”, KLGJ refuzon Florian Ballhysën  dhe Irena Ninon: Ligji nuk e parashikon
  • Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit
  • VIDEO/ Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, kantieri i ndërtimit në Rrjoll rrethohet me mure të larta e tela me gjemba! Banori Molla: Do ta shembim si në Zvërnec, të shtunën protestë
  • ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO)
  • Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO)
  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari
  • Shembet hoteli historik 19-katësh në Teksas, nis projekti i ri prej 500 milionë dollarësh
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 7 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

“Ish komisionerët publikë nuk bëhen gjyqtarë”, KLGJ refuzon Florian Ballhysën  dhe Irena Ninon: Ligji nuk e parashikon

Ish Komisionerët publikë në procesin e vettingut Florian Ballhysa dhe Irena Nino, të cilët i kishin kërkuar Këshillit…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit

Një sasi e dyshuar kokaine, katër gurë të dyshuar si diamante dhe një pajisje elektronike për zbulimin e…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

VIDEO/ Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, kantieri i ndërtimit në Rrjoll rrethohet me mure të larta e tela me gjemba! Banori Molla: Do ta shembim si në Zvërnec, të shtunën protestë

Për herë të parë një kantier ndërtimi rrethohet me mure të larta dhe me tela, që ngjan si…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by