Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Historia e pazakontë në Mamurras/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin! Mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’
Kronikë

Historia e pazakontë në Mamurras/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin! Mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KURBIN– Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e Lezhës për shpërdorim detyre. Kjo ka bërë që kolegët e saj, mjekë e infermiere të protestojnë këtë të hënë, duke dashur të sensibilizojnë organet e drejtësisë se ndaj kolegës së saj rëndon një akuzë e padrejtë.

Ngjarja u zbulua pas një muaji

Policia zbuloi një muaj me vonese se Dave Shpani 85-vjece nga fshati Fushë-Mamurrasi, bashkia Kurbin, është e vrarë me thikë nga e bija me probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka vdekur për shkaqe natyrore, sic kishte shkruar mjekja në skedën e vdekjes.

Në njoftimin e datës 6 qershor, policia tha se 85-vjeçare ka vdekur më 30 prill dhe nuk është raportuar në komisariat. Në rrugë operative policia më pas mësoi se ka të bëjë me ngjarje kriminale.

Read more:Vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, TCH siguron skedën amerikane me 6 krime, i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika

Gjate hetimi u zbulua se “Dave Shpani, 85- vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, 57-vjece, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. U bë ndalimi i 57 vjeçares, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen Aanila Lleshi mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares”, thuhet me tej.

Read more:Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina

Mjekja e plotësoi kartelën ne mirebesim

Mjekët dhe personeli i Qendrës Shëndetësore të Mamurrasit gjatë protestës së sotme (8 qershor) thanë, se familjarët e kanë varrosur të moshuarën dhe kanë shkuar pas 5 ditesh tek mjekja e familjes për të marrë kartelën e vdekjes.

Mjekja nen hetim Anila Lleshi është bazuar në dëshminë e të birit, i cili ka deklaruar se nëna e tij ka vdekur për shkaqe natyrale dhe ka pranuar te plotësoje skeden në mirebesim.

“Kur bëhet fjalë për skedën e vdekjes aty shihet historiku I sëmundjes, diagnoza nga e cila ka vuajtur pacienti dhe këtu del shkaku. Në rastin konkret mjekja ka marrë dëshmi ë e familjarit, djalit të viktimës I cili deklaron se nëna ka vdekur për arsye shëndetësore”, deklaroi në protestë mjeku Ardian Doçi.

Read more:Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!

Bluzat e bardha u shprehën se në punën e tyre të përditshme kane plot raste që familjarët nuk njoftojnë ne ditën kur vdesin të moshuarit por kerkojne kartelen e vdekjes pas varrimit.

Në emër të stafit, mjeku Ardian Doçi, kërkoi që rasti të trajtohet me profesionalizëm nga organet hetimore, ndërsa theksoi se personeli shëndetësor duhet të ushtrojë detyrën pa u ndjerë i kërcënuar nga situata të tilla.

Read more:“Mori plumb në kokë”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, zbardhet dëshmia e shokut të viktimës: Njeri i vetëm, jetonte veç me nënën

“Ne kërkojmë që të mos përlyhen mjekët në këto histori sepse ne vetëm i shërbejmë komunitetit”, përfundon mjeku apelin e tij.

Mbetet ende e paqartë por pritet të zbardhet gjatë hetimit se pse familja Shpani tentoi ta fshehë krimin?! A kishte bashkëpunëtorë të tjerë, vajza me probleme të shëndetit mendor, që është e vetmja deri më tani nën akuzë për krimin e rëndë në familje?!

Lexo edhe
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Tags: #anilla lleshi #dave shpani #Familja #Familje #krim ne familje #Kurbin #Mamurras #mjeket #Nëna #Njoftim #proteste
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Nga të njëjtat tag-e
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 9 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by