Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!
Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!

• 5 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtoi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë sot në homazhet që u mbajtën në nder të Enea Mekollit, efektivit që humbi jetën ditën e djeshme në Maliq.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se askush nuk do të donte që të mbante fjalë për këtë rast. Ai shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjrët dhe të afërmit e Eneas. Fjalimin e tij e mylli me fjalët: “lamtumirë, Heroi ynë!”

Fjala e plotë e drejtorit të Policisë, Skënder Hita:

“Të nderuar familjarë të Eneas tonë,

I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme,

Të nderuar kolegë, efektivë të Policisë së Shtetit,

Qytetarë dhe pjesëmarrës,

​Askush prej nesh nuk do të donte të ishte sot këtu apo të mbante fjalë për këtë rast.

Të gjithë jemi me zemër të thyer dhe me peshën e rëndë të një dhimbjeje që vështirë se gjen fjalë për t’u shprehur.

Read more:Nderohet efektivi që u përcoll në banesën e fundit/ Hita i dorëzon familjarëve të tij certifikatën e ‘Dëshmorit të Atdheut’, flamurin shqiptar dhe kapelën e policisë

Sot, Policia e Shtetit, Korça, Maliqi dhe mbarë Shqipëria përulen me respektin më të thellë përpara Dëshmorit të Policisë, Inspektor Enea Mekollit.

​Një djalë i ri, vetëm 34 vjeç, babai i një fëmije të shtrenjtë që sot mbeti pa krahun e tij më të fortë, një bashkëshort, një bir dhe një koleg i jashtëzakonshëm.

​Enea nuk ishte thjesht një efektiv policie, ai ishte një punonjës shembullor në çdo strukturë ku shërbeu, duke lënë pas gjurmët e një profesionisti të palodhur dhe të një njeriu me integritet të lartë.

Dje, ai ra heroikisht në krye të detyrës, gjatë një operacioni për kapjen e një personi të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai u flijua në përmbushje të misionit tonë të shenjtë, mbrojtjen e ligjit, të jetës së qytetarëve, të rendit dhe sigurisë publike.

Pikërisht këtu qëndron diferenca mes atyre që shkelin ligjin dhe atyre që sakrifikojnë edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën, për të mbrojtur ligjin dhe qytetarët.

Read more:Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

​Që nga momenti i asaj ngjarjeje tragjike, e gjithë Policia e Shtetit ka përjetuar orë të rënda dhimbjeje. Çdo punonjës policie, në çdo cep të vendit, e ka ndjerë këtë humbje si një plagë të vetën.

Përmes qindra mesazheve dhe shprehjeve të solidaritetit, gratë dhe burrat, djemtë dhe vajzat tona në uniformë kanë hapur zemrat për të ndarë këtë dhimbje me familjen e Eneas, duke i dhënë forcë asaj dhe mbështetje njëri-tjetrit.

​Kjo valë solidariteti tregoi se ne nuk jemi thjesht një institucion shtetëror, ne jemi një familje e madhe, e lidhur nga misioni, sakrifica dhe ideali i përbashkët, ti shërbejmë Shqipërisë.

​Në Malin Bode, aty ku ligji dhe krimi u përballën egërsisht, Enea nuk bëri asnjë hap pas.

Ai dhe kolegët e tij dëshmuan se çfarë do të thotë të nderosh betimin ndaj Flamurit dhe Uniformës.

Enea dha gjënë më të shtrenjtë, jetën e tij, që komuniteti të jetojë i qetë dhe i sigurt, ndërsa kolegu ynë, Edison Adri, u plagos dhe po lufton për jetën.

Read more:Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

​Të nderuar familjarë të Eneas,

​Jam i tronditur nga kjo që ndodhi dhe e di mirë se nuk ka fjalë që mund t’jua lehtësojnë dhimbjen apo t’ju ndalin lotët sot. Kurajo, forcë dhe krenari për humbjen e Eneas, sepse ju nuk jeni vetëm. Siç e dëshmoi reagimi i sinqertë i mijëra kolegëve në mbarë Shqipërinë, Policia e Shtetit do të jetë pranë jush në çdo kohë.

​Fëmija i Eneas dhe e gjithë familja e tij do të kenë përherë mbështetjen tonë të pakursyer.

Ju rritët një bir të denjë të këtij vendi, një njeri që e deshi uniformën dhe detyrën deri në sakrificën më të madhe. Për këtë, ne do t’ju jemi mirënjohës përjetë.

​Në këtë moment dhimbjeje, solidariteti dhe lutjet tona shkojnë edhe për Inspektor Edison Adrin, i cili mbeti i plagosur gjatë këtij operacioni. Edisonit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të plotë pranë familjes dhe kolegëve të tij. Ai dhe Enea treguan se vëllazëria e uniformës është e pathyeshme.

​Në këtë momente solemne përpara trupit të Eneas, përpara familjes së tij, miqve, shokëve, kolegëve dhe të gjithë shqiptarëve, dua t’ju jap një garanci të qartë dhe të palëkundur, se çdo rrethanë dhe çdo veprim i këtij operacioni do të shqyrtohet me seriozitetin më të madh.

​Nga ana tjetër, krimi do të marrë përgjigjen që meriton. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ndodhet sot përballë drejtësisë dhe ne, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, do të ndjekim me vendosmëri çdo hap të procesit ligjor, që drejtësia të vihet plotësisht në vend.

Read more:Prej kohësh me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

Nga ana tjetër kjjo ngjarje është edhe një thirrje për qytetarët në mbarë vendin që duan ligjin, rendin dhe sigurinë, dhe që çmojnë vlerën e uniformës e të detyrës që kryejnë punonjësit e Policisë.

Ata burra dhe gra, djem dhe vajza që shihni çdo ditë në rrugë, janë ata që në momentet e rrezikut nuk largohen, por ecin drejt tij për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.

​Mbështeteni Policinë tuaj, vlerësojeni sakrificën e saj, sepse shpeshherë kjo detyrë kërkon gjithçka, deri edhe jetën.

​Sot përcjellim për në banesën e fundit, për t’u prehur në altarin e kombit, një punonjës policie të përkushtuar, humbja e të cilit është një plagë e pa shërueshme për familjen e tij, për Policisë e Shtetit dhe për çdo qytetar që beson te sakrifica e uniformës blu.

​Enea tashmë radhitet mes më të mirëve të këtij kombi, mes atyre që flijuan jetën për të mirën e vendit dhe zbatimin e ligjit.

​I dashur Enea, koleg, vëlla dhe nga sot, Dëshmor i Atdheut!

Read more:James Franco njofton rikthimin në Hollywood pas 10 vitesh pauzë: Nuk është e vërtetë që fshihesha

​Ti e përfundove misionin tënd tokësor në mënyrën më heroike, por misioni ynë vazhdon. Modeli yt si një punonjës i shkëlqyer në çdo detyrë që mbajte, dhe uniteti që dëshmuan sot kolegët e tu, do të mbeten frymëzim për ne që të mos ndalemi kurrë në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve, sepse uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përkulet kurrë para krimit.

​Sakrifica jote nuk do të harrohet kurrë.

Kujtimi yt do të jetojë në zemrat tona dhe do të shërbejë si dritë udhëheqëse për çdo efektiv që vesh uniformën e Policisë së Shtetit.

​Lamtumirë, Heroi ynë!

​I lehtë të qoftë dheu i Shqipërisë, të cilës i shërbeve me nder, përkushtim dhe dinjitet deri në frymën e fundit.

​Lavdi të përjetshme kujtimit të Dëshmorit të Policisë dhe të Atdheut, Enea Mekolli!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Babai #Detyrë #Djalë #Familja #Familje #Fëmija #Gratë #Institucion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)
  • Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania (EMRAT)
  • Sherri në Pukë, familjet Shkreli e Istrefi 20 vite konflikt për pronën! 4 të plagosur e 3 të arrestuar
  • Konflikti mes dy familjeve në Pukë, në pranga babë e bir dhe një tjetër, 2 nën hetim (VIDEO)
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 11 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by