Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut/ Bardhi në PE: Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë pengon integrimin në Bashkimin Evropian
Politikë

Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut/ Bardhi në PE: Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë pengon integrimin në Bashkimin Evropian

• 8 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën shqiptare se po pengon funksionimin e institucioneve demokratike dhe procesin e integrimit europian.

Gjatë fjalës së tij në takimin e përbashkët BE-Shqipëri në Parlamenti Evropian, Bardhi deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë është zhveshur nga funksioni i kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisë, duke u kthyer, sipas tij, në një “noter të vendimeve të ekzekutivit”.

Ai kritikoi refuzimin e mazhorancës për të zhvilluar një debat parlamentar mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke thënë se kjo nuk përputhet me standardet europiane të demokracisë.

“Parlamenti shqiptar nuk e udhëheq procesin e integrimit europian, sepse nuk ushtron më funksionet kushtetuese për të cilat është zgjedhur: nuk merr nisma ligjvënëse, nuk siguron llogaridhënie të qeverisë dhe nuk ushtron kontroll e mbikëqyrje efektive”, deklaroi Bardhi.

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit, deputeti demokrat ia kushtoi çështjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar mazhorancën se pengoi heqjen e imunitetit të saj pas kërkesës së SPAK.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ 19 të arrestuarit në paraburgim, avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum

Fjala e plotë e mbajtur në takimin e përbashkët BE-Shqipëri;

Të nderuar kolegë,

Si shumica prej jush në këtë sallë, edhe unë besoj se mënyra se si funksionon një Parlament nuk përcakton vetëm cilësinë e procesit të integrimit europian. Ajo përcakton cilësinë e vetë demokracisë.

Fatkeqësisht, në Shqipëri ky raport është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme. Parlamenti po largohet çdo ditë e më shumë nga funksioni i tij kushtetues si institucion kontrolli dhe mbikëqyrjeje, për t’u reduktuar në një noter të vendimeve të qeverisë.

Vetëm pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë dha demonstrimin më të qartë të këtij përkeqësimi institucional, një zhvillim që nuk përputhet me standardet europiane të funksionimit të institucioneve demokratike.

Me forcën e kartonit, shumica parlamentare refuzoi debatin e kërkuar nga opozita mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, që ngre edhe shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike.

Read more:BKH në terren, arrestime pa policinë/ Braho: S’mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit, por SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale! Të mos varet nga institucione të tjera

Sot Parlamenti shqiptar nuk e udhëheq procesin e integrimit europian, sepse nuk ushtron më funksionet kushtetuese për të cilat është zgjedhur: nuk merr nisma ligjvënëse,

nuk siguron llogaridhënie të qeverisë dhe nuk ushtron kontroll e mbikëqyrje efektive. Por problemi është edhe më i thellë. Shumica parlamentare jo vetëm që e ka zhveshur Parlamentin nga këto funksione, por i mohon edhe opozitës të drejtën për t’i ushtruar ato.

Së pari, Parlamenti nuk merr në shqyrtim nismat e opozitës. Pas Rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, opozita vendosi t’i kthejë një pjesë të rekomandimeve të saj në nisma konkrete ligjore. Asnjëra prej tyre nuk përfshihet në shqyrtim.

Së dyti, Parlamenti nuk kontrollon qeverinë. Instrumenti më i drejtpërdrejtë i llogaridhënies është interpelanca me Kryeministrin.

Gjatë këtij sesioni parlamentar, opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Kryeministrin. Asnjëra nuk është zhvilluar, sepse kryeminitri refuzon te jap llogari per aktet qe mbajne firmen e tij. Zero në 11 interpelanca të kërkuara.

Read more:“Do t’i rrëzonim ne duar, por ata çuan eskavatorët”/ Protestuesi: E hoqën gardhin në Kakome nga frika! Do fitojmë të tjera beteja deri në rrëzimin e Ramës

Pa llogaridhënie parlamentare nuk mund të ketë as shtet të së drejtës, as institucione demokratike që funksionojnë sipas standardeve europiane, as integrim në Bashkimin Europian.

Por kontrolli parlamentar nuk është i vetmi funksion kushtetues që është dobësuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me funksionin mbikëqyrës të Parlamentit, veçanërisht në procesin e integrimit europian.

Komisioni për Integrimin Europian u bashkua me Komisionin e Politikës së Jashtme dhe drejtimi iu rikthye shumicës.

Kështu u zhduk i vetmi mekanizëm institucional që garantonte një mbikëqyrje të pavarur parlamentare mbi procesin e negociatave dhe përfshirjen e opozitës.

Read more:Protesta e 35 kundër qeverisë/ “Ergys Agasi, Balluku dhe çdo kryetar bashkie që ka vjedhur t’i dorëzohen drejtësisë”, Murataj: Rama të japë dorëheqjen, të marrë edhe Saliun me vete

E njëjta logjikë është ndjekur edhe ndaj instrumenteve të tjera të kontrollit.

Pesë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare janë refuzuar të gjitha.

Në vend që të luaj rol në përshpejtimin e procesit të integrimit, Parlamenti përmes veprimeve të tij po bëhet pengesë. Më lejoni tju sjell në vëmendje vendimin e Parlamentit për të mos i hequr imunitetin Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të akuzuar nga SPAK për paracaktim të tenderave, korrupsion dhe pastrim parash. Mbrojtja politike e korrupsionit të zyratrëve të lartë, nuk e ndihmon integrimin, por e vështirëson atë.

Procesi i integrimit europian nuk matet vetëm me ligjet që miratohen apo me kapitujt që hapen, diksutohen dhe mbyllen.

Ai matet edhe me mënyrën se si funksionojnë institucionet demokratike.

Read more:LIVE- “Rama në burg, Belinda në burg”, revolta e protestuesit kundër qeverisë: Janë të gjithë për t’u arrestuar! Korrupsioni s’ka të ndalur

Një Parlament që nuk merr nisma, nuk kontrollon qeverinë dhe nuk ushtron mbikëqyrje, ai nuk kryen funksionin për të cilin është zgjedhur.

Mund t’i vendosim shumë emra këtij institucioni: sekretariat i ekzekutivit, zyrë protokolli apo noter i qeverisë.

Por nuk mund ta quajmë Parlament në kuptimin europian të fjalës.

Në fillim të fjalës sime shpreha bindjen se mënyra se si funksionon një Parlament përcakton cilësinë e demokracisë. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për më shumë kapituj të hapur. Ka nevojë për një Parlament që ushtron plotësisht funksionet e tij kushtetuese. Që ka rol në procesin e integrimit. Sepse vetëm atëherë procesi i integrimit do të jetë jo vetëm më i shpejtë, por edhe më i besueshëm.

Lexo edhe
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Tags: #Bashkimin evropian #belinda balluku #gazment bardhi #Institucion #jetë #korrupsion #Mbrojtja #Nisma

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 5 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë

Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në Prime News24 tha se ky është revolucioni i të rinjve. Çepani theksoi…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin