Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë në Borovë, ambasadori gjerman: Moment i dhimbshëm, masakra u bë nga ne! Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së
Sociale

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë në Borovë, ambasadori gjerman: Moment i dhimbshëm, masakra u bë nga ne! Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së

• 6 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

83 vite më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, historia shqiptare do të përjetonte një nga faqet më të zeza të saj. Një divizion gjerman kreu një nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile, duke djegur fshatin dhe vrarë 107 banorë të pafajshëm, mes tyre shumë gra e fëmijë.

Në këtë përvjetor, i pranishëm ishte edhe Karl Bergner, ambasadori gjerman në Shqipëri që u shpreh se ky është një moment i dhimbshëm pasi masakra u bë nga ushtria gjermane. Megjithatë ai shtoi se duhet të marrim mësime nga historia që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

Read more:Protesta e 35 kundër Ramës/ Robert Aliaj: Ku jeni ju patriotët e stadiumeve dhe koncerteve? Kur Atdheu është në rrezik patrioti i vërtetë ngrihet në këmbë (VIDEO)

“Është një moment shumë i dhimbshëm për ambasadën gjermane sepse sot ne jemi këtu për të nderuar viktimat e masakrës gjermane që u bë nga ushtria gjermane në 6 korrik 1943. Është 83 vjetori nga momenti kur 107 burra, gra dhe fëmijë u vranë dhe kjo është e dhimbshme për mua pasi ndaj dhimbjem e popullsisë këtu, për familjet që jetojnë dhe që u prekën nga fakti se nuk mundën ti shohin gjyshërit, xhaxhallarët apo tezet e tyre, vëllezër që nuk u rritën etj.

Është e dhimshme edhe për mua si ambasador sepse kjo ka ndodhur në emër të popullit gjerman por këtu në këtë vend ne duam të shohim përpara, të kujtojmë emrat e atyre që u vranë por gjithashtu duhet të nxjerrim dhe mësime. Të përpiqemi të mësojmë si mund ta parandalojmë që historia të mos përsërisë veten. Në raste të tjera ne themi kurrë më, ndaj ky është rasti kur themi si ngjarje të tilla mos përsëriten më dhe kjo arrihet duke vendosur rregulla si toleranca, të drejtat e njeriut, zbatimi i ligjit, dhe këto janë vlerat e Europiane”, tha ai.

Read more:Paralajmëron Trump: SHBA-të do të sekuestrojnë qendrën kryesore të eksportit të naftës iraniane

Ambasadori Karl Bergner shtoi gjithashtu se Gjermania mbështet Shqipërinë drejt rrugës për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ndaj ne mbështesim dhe jemi të lumtur që populli shqiptar është në linjë me këto parime dhe e mbështesim procesin e integrimit sidomos në pjesën teknike por duhet të vlerësojmë edhe ata që zbatojnë vlerat e Europës në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit.

Read more:Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 32 ditësh, Rama nga Gjermania e pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua. Në atë Bulevard dikur janë…

Do doja të thoja që ky është një momemt që duhet të shërbejë për të mësuar nga e shkuara, për të memorizuar, për të nderuar viktimat dhe mdarë dhimbjen me familjet dhe për të parë përpara”, theksoi ambasadori.

Pyetjes për protestën në Shqipëri dhe rastet e dhunës së dyanshme ambasadori tha se: ‘Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me BE dhe protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE kush duhet fajësuar për të është ende në diskutim janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e BE siç i shohim ne’.

Read more:Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, policia çmonton grupin kriminal me 20 anëtarë! 14 në burg, 1 në arrest shtëpie, 5 në kërkim

Viktimat e masakrës janë nderuar me titullin “Dëshmorë të Atdheut”. Çdo 6 korrik, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues shtetërorë mblidhen në Borovë për të përkujtuar jo vetëm masakrën, por edhe qëndresën dhe sakrificën e atyre që nuk jetojnë më.

Lexo edhe
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Tags: #Aktivitet #Femije #Gjermania #Karl Bergner #kolonje #Korce #masakra e boroves #shqiperi #shqiptar #ushtria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Mijëra banorë dhe dhjetëra biznese në disa fshatra të Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike prej orës…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Sociale

Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e QSUT-së dhe zhvillimin e një…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin