Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri
Sociale

Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri

• 8 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bizneset shqiptare po punësojnë gjithnjë e më tepër të huaj. Kushtet e punës e të akomodimit si dhe paga më e mirë në krahasim me vendet e tyre të origjinës, janë ndër arsyet që të huajt zgjedhin vendin tonë. Të tillë janë Kamal, Hashar dhe Raxhic nga India, të cilët punojnë në një pikë karburanti në Vlorë. Ata janë detyruar të lënë familjet e tyre, me shpresën se një ditë do të mund t’i tërheqin edhe ata.

“Për momentin jam vetëm, familja ime nuk ka ardhur ende. Më duhet të përfundoj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas, ndoshta, edhe familja ime mund të vijë të jetojë këtu me mua. Gjuha është pak problem dhe më duhet të mësohem edhe me ushqimin, që është shumë ndryshe nga India. Sa u përket gjërave të tjera, gjithçka është në rregull. Jam i kënaqur me punën, kushtet dhe pagesën. Siç thashë, vendi është i bukur dhe më pëlqen”, tha Kamal nga India.

Read more:Kush janë 10 shqiptarët më të pasur

“Si kalove, është një shprehje që e përdor në përditshmëri. Unë jam vetëm këtu. Familja ime ndodhet ende në Indi, por të shohim në të ardhmen çfarë do të ndodhë. Shpresoj që ata të vijnë. Më pëlqen Shqipëria, vendi dhe njerëzit. Ndihem mirë edhe me kushtet e punës që kemi gjetur këtu. Është një vend i qetë pune dhe pa probleme” tha Hashar.

“Unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë në Indi. Shpresoj që familja ime të më bashkohet sa më shpejt. I ndihmoj prej këtej, por natyrisht që më mungojnë. Të ardhmen e shoh në Shqipëri”, nënvizoi Raxhic.

Read more:Më shumë kredi në prill, bizneset rritën kërkesat për investime, individët shtuan kursimet

Edhe pse pjesa më e madhe e të huajve vazhdon të jetë e angazhuar në turizëm, për shkak të nevojës së bizneseve për fuqi punëtore, ata punojnë edhe në supermarkete, magazina dhe aktivitete të tjera tregtare.

Read more:Zjarre masive dhe temperatura deri në 45 gradë! Alarm nga fenomeni “Super El Nino”: Shqipëria më e rrezikuar, Kosova…

Bizneset vlerësojnë se punësimi i tyre ka ndihmuar në plotësimin e mungesës së stafit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Lexo edhe
Sociale

Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore

Sociale

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Tags: #Aktivitete #Bizneset #Bizneset shqiptare #Familja #Femije #Gjuha #India #indiane #punonjesit #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore
  • Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
  • Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme
  • Media ruse: Një kombinim të historisë dhe kulturës, Tirana zgjedhja ekonomike për një udhëtim në Evropë
  • ‘Studiues i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare’, shuhet në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta
Nga të njëjtat tag-e
  • Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore
  • “Guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Nga protesta do të ketë surpriza”, Gent Progni: Thembra e Akilit, kodi zgjedhor!
  • Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
  • SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit
  • Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 17 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 12 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore

Mbi 400 shkolla në të gjithë vendin do të ofrojnë këtë vit programin “Pas Shkolle”, një nga risitë…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e…

• 3 orë më parë • 7 min lexim
Sociale

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme Shqipëria është…

• 5 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by