Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Nga protesta do të ketë surpriza”, Gent Progni: Thembra e Akilit, kodi zgjedhor!
Politikë

“Guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Nga protesta do të ketë surpriza”, Gent Progni: Thembra e Akilit, kodi zgjedhor!

• 27 Gusht, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti Gent Progni, i ftuar në “Programin e Drekës” në News24 me Ola Brukon, deklaroi se protesta e nisur kundër qeverisë mund të sjellë zhvillime të papritura, duke e cilësuar atë si fillimin e një procesi që, sipas tij, mund të çojë deri te dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, arsyet që kanë nxitur qytetarët të dalin në protestë janë të shumta dhe lidhen me korrupsionin, mungesën e shërbimeve dhe largimin e të rinjve nga vendi. Ai përmendi gjithashtu denoncimet që, sipas tij, ka bërë prej vitesh lidhur me çështje që kanë të bëjnë me institucione dhe persona të caktuar. Progni argumentoi se mungesa e drejtësisë dhe mosveprimi ndaj rasteve të denoncuara sjellin pasoja edhe për bizneset dhe komunitetin.

Read more:“Të dhënat e TIMS ua dha armiqve. Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet. Nëse lëkundesh në mbrojtjen e Lubisë…

Duke folur për protestat, Progni tha se lëvizja përbëhet nga rryma të ndryshme politike dhe shoqërore. Sipas tij, në protesta marrin pjesë njerëz që janë kundër drejtuesve të PD-së, persona të pakënaqur me PS-në, si dhe qytetarë të qendrës.

Progni bëri të ditur se është ngritur një grup pune për hartimin e një platforme, të cilën e përshkroi si një përpjekje për ta bërë protestën sa më gjithëpërfshirëse. Ai tha se qeveria mund të tentojë të bëjë lëshime për të zbutur protestat, duke sjellë në vëmendje protestat studentore të viteve të shkuara.

Read more:Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)

Sipas tij, protesta duhet të marrë një formë më institucionale, në mënyrë që çdo qeveri e ardhshme të ketë frikë nga reagimi qytetar. Një pjesë të rëndësishme të deklaratës së tij Progni ia kushtoi sistemit zgjedhor. Ai e cilësoi kodin zgjedhor si “thembrën e Akilit”, duke argumentuar se ndryshimi politik nuk do të jetë i mjaftueshëm pa garantuar një proces zgjedhor që, sipas tij, u jep qytetarëve mundësi të barabarta për të zgjedhur.

Progni kritikoi jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën, duke thënë se besueshmëria e saj është dëmtuar gjatë viteve. “Historia e ka treguar në këto 13 vite që jo vetëm është i pabesë Rama, por dhe opozita”, deklaroi ai.

Read more:Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe marrëveshjen e 17 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duke argumentuar se ajo solli mbylljen e protestës së asaj kohe. Progni u ndal edhe te disa prej çështjeve që ka denoncuar ndër vite, përfshirë pretendime lidhur me AKSHI-n, të dhënat personale, aktivitetin e administratës në rrjetet sociale dhe çështje të tjera që ai i lidh me qeverisjen e Ramës.

Read more:Beqiraj sot në gjyq për ekstradimin! Report Tv rindërton itinerarin e lëvizjes me avionin e vogël! Si u kap mbi central bërthamor nga ushtria franceze

Ai akuzoi kryeministrin se ka dhënë deklarata të pavërteta në raste të ndryshme, duke përmendur edhe çështjen e inceneratorëve. Në fund, Progni paralajmëroi se protesta mund të sjellë zhvillime të reja dhe se qytetarët duhet të jenë të përgatitur për atë që mund të ndodhë në vijim.

“Gent Progni; Ne qëndrojmë për të gjitha historitë e korrupsionit që na kanë lënë aty. Kjo është drama më e madhe. Nëna që kanë fëmijë jashtë. Fëmijë kanë prindër jashtë, se këtu nuk e përballojnë dot. Ata që kanë punuar me dinjitet dhe kanë nivel të caktuar ekonomie, nuk po jetojnë dot për shkak të krimit, që nuk ofrohet asnjë shërbim. Ka arsyeje pa fund që protestohet. Një nga arsyet është Gys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Kam 5 vite që i denoncoj. Drejtësia e mohuar, është drejtësi e munguar. Nuk i bllokon pasuritë, kjo sjell pasoja në komunitet, te bizneset reale që kanë dashur që të programojnë ato shërbime që ofron AKSHI. Shumë shërbime janë anuluar. Vetëm në Shqipëri nuk të mungojnë arsyet që të protestosh. Ne protestojmë dhe për muzeun e izraelit që po bëhet në një institucion ku Ismail Qemali ka firmosur deklaratën e Pavarësisë. Ata njerëz nuk dorëzohn, edhe pse shkon 42 temp në asfalt. Ka miliona arsyeje për të protestuar. Njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës. Bëhen shumë diskutime se pse nuk përmendet ligji, Zvërneci, Sazani. Nuk është se nuk përmenden, por janë këta politikanë të korruptuar që t’i japim mundësi disa personave të përfitojnë. Ndaj duhet t’i heqim këta të korruptuar. Mendoj se Edi Rama po shkon drejt fundit. Dje kam marrë dhe informacione se çfarë përmban “Radari” i Ramës. Rama po mundohet që të lëshojë idenë që t’u japë idenë; po ju dëgjoj. Sot u kujtua që protesta ekzistoka. Nuk ka pasur opozitë të vërtetë, sepse ka qenë në marrëveshje me njëri tjetrin dhe në 21 janar vranë 4 persona. Protesta çdo ditë po fiton terren, këtë ai e di mirë. Ai e di që nuk do të përfundojë protesta. Ka marrë izraelitë për të shmangur algoritmin. 55 faqe janë mbyllur. Me janë mbyllur shumë video. Janë hequr për shkak të algoritmit. Kjo protestë ka shumë rryma. Ka të PD që janë kundër drejtuesve të PD, ka të PS që janë kundër atyre të PS, të qendrës. Pra ka shumë rryma.

Read more:Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë

E bukur, por dhe më e vështirë për t’u koordinuar. Ne po njohim njëri-tjetrin aty. Se dhe në familje ka zënka. Shtatori do të jetë ndryshe. Ndaj është ngritur një grup pune. Është bërë një platformë, është ngritur ky grup pune që të bëjë platformën sa më gjithëpërfshirëse. Ai mund të lëshojë pe, siç bëri me protestën e studentëve. Në atë koha kam qenë pjesë e BalkanWeb. Dhe shpresuam se do të vinte një ndryshim i ri. Rama bëri atë diskutimin e famshëm; hajde flasim. Bëri një ndryshim në ligje, që protestuesit e morën si sukses, por problemi u vërtetua se nuk ishte problemi ligji, por njerëzit që ishin pas tij. Mendoj se si fillim protesta duhet të bëhet si institucion. Kushdo që të vijë, ai që do të vijë do të ikë prapë, se do të ketë frikë nga protesta. Protesta është guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Thembra e Alikit është kodi zgjedhor. Nëse njerëzit nuk dalin të barabartë në zgjedhje, çdo gjë është e kot. Se nëse ikën Rama, do të zgjedhim një Zegjine tjetër. Duhet kod i ri zgjedhor. Historia e ka treguar në këto 13 vite që jo vetëm është i pabesë Rama, por dhe opozita. E mbajmë mend 17 majin, takimin e Ramës me Bashën. U shua protesta. Dhe njëri bëri para dhe bën akoma sot. Ai bën sot para nga kafja. Kërcënon lokale që do iu prishen tendat nëse nuk merr kafen e Bashës. Blendi Sulaj është ky. Kur flisja për AKSHI-n ku nxirrja me fakte konkrete, në momentin kur doli data baza, ai njeri gënjente hapur, se ato të dhëna ishin mbledhur derë më derë. Më pas ndodhi aktivisti, që detyronte administratën që të bënin like dhe share për kryeministrin. Ai thoshte; është aplikacion për të rritur audiencën e PS. 75 mijë emrat ishin punonjës të administratës. Ne kishim dy vite që thonim ka probleme. Më pas u tha për AKSHI-n, për Diellën gënjeshtra, apo u bënë dhe arrestime dhe ato pengmarrjet me Ermal Beqirajn. Në çdo rast, Rama ka gënjyer. Si për inceneratorët. Janë shumë gjëra që në 13 vite, që për fat të keq disa i harrojnë. Por për fat të mirë shumë njerëz u zgjuan. Është zgjim që nuk po shuhet. Nëse nuk ndodh ndryshimi për 50 vitet e ardhshme ndoshta shuhemi si popullsi. Nga protesta do të ketë surpriza!”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane

Politikë

Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura

Tags: #AKSHI #Aplikacion #Arrestime #Bizneset #Edi Rama #ermal beqiraj #Familje #Femije

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane
  • Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura
  • Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!
  • Edi Rama në zyrën e Ergys Agasit? Klodiana Lala: Koordinonte gjithçka ndodhte me botën e krimit për llogari të mazhorancës! Vjeshta? Hetimet vijojnë, do të ketë…
  • “Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, dhjetëra zyrtarë të filmuar në zyrë/ Gazetarja ‘zbërthen’ dinamikën e arrestimit: Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Ergys Agasit? SPAK…
Nga të njëjtat tag-e
  • Edi Rama në zyrën e Ergys Agasit? Klodiana Lala: Koordinonte gjithçka ndodhte me botën e krimit për llogari të mazhorancës! Vjeshta? Hetimet vijojnë, do të ketë…
  • SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit
  • “Arrestim i negociuar?”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit digjital: Taulant Balla e takoi të dielën në Elbasan! Me porosi të Ramës…
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht
  • “Të dhënat e TIMS ua dha armiqve. Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet. Nëse lëkundesh në mbrojtjen e Lubisë…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 17 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 12 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë nga International Democracy Union (IDU) për të qenë…

• 49 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas nisjes së ofrimit të shërbimit të trombektomisë cerebrale në…

• 49 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!

I ftuar në rubrikën “Programi i Drekës” në News24, me moderatore Ola Bruko, Gent Progni foli për arrestimin…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by