Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Beqiraj sot në gjyq për ekstradimin! Report Tv rindërton itinerarin e lëvizjes me avionin e vogël! Si u kap mbi central bërthamor nga ushtria franceze
Kronikë

Beqiraj sot në gjyq për ekstradimin! Report Tv rindërton itinerarin e lëvizjes me avionin e vogël! Si u kap mbi central bërthamor nga ushtria franceze

• 29 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një gjykatë në Francë pritet të përcaktoj sot të ardhmen e procedurave të ekstradimit për biznesmenin Ermal Beqiraj, i arrestuar të shtunën pasdite në zonën e Amiens, 163 kilometra në veri të Parisit. Në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, Beqiraj, krahu i djathtë i Ergys Agasit, u prangos pasi u kap nga forcat ajrore franceze duke fluturuar me një avion të vogël, mbi një central bërthamor, pranë Normandisë.

Franca nuk duket të ketë qenë një zgjedhje rastësore e Ermal Beqirajt, për të qëndruar, ndërsa në dhjetorin e vitit të kaluar, ndaj tij u lëshua njhë urdhër arresti nga SPAK. Në këtë shtet ai ka kaluar shumë vite të jetës së tij, fillimisht si student. Madje në disa postime në rrjetet sociale, ai e përmend si atdheun tjetër të tij. Nuk është e qartë nëse e ka bërë në mënyrë të figurshme apo se zotëron dhe nënshtetësi franceze. E sigurt është se Beqiraj nuk duket të ruhej apo të qëndronte fshehur. Të shtunën e 25 korrikut, ai ka hipur në një avion të vogël privat në aeroportin “Albert” në veri të Francës.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës

Sipas rindërtimit grafik që Report Tv i ka bërë itinerarit të ndjekur prej tij, Beqiraj ka fluturuar fillimisht drejt zonës së Kalesë, pranë kanalit La Mansh. Prej andej ka zbritur drejt skajit më perëndimor në krahinën e Bretanjës, për t’u rikthyer më pas po drejt Normandisë. Fluturimi i tij është pikasur nga forcat ajrore franceze ndërsa ndodhej mbi centralin bërthamor të Penly, ku avioni i tij ka zbritur nën kuotën e lejuar. Avionët ushtarak i janë afruar dhe e kanë shoqëruar me pas deri në aeroportin e Albert, ku dhe nga ishte nisur.

Read more:Dosja e AKSHI-t, biznesmeni Ermal Beqiraj arrestohet në Francë! Po pilotonte një avion mbi centralin bërthamor, ndalohet me aeroplan ushtarak francez! Pritet ekstradimi

Sapo zbriti në pistë, ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim. Këtë të mërkurë një gjykatë atje do ta njoftoj zyrtarisht për shpalljen e kërkimit ndërkombëtar nga Shqipëria dhe nisjen e procedurave për ekstradim.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën në trup 3 AirTag të fshehura në rroba, të cilat janë pajisje gjurmuese të vegjël të kompanisë “Apple”, që lejojnë gjurmimin e kujtdo që e mban me vete. Vetë Beqiraj nuk ka dhënë detaje për ta, por mediat franceze ngrenë teori të mundshme presioni nga dikush që mund të ketë porositur fluturimin. Beqiraj u tha autoriteteve franceze se bëri gabim me lartësinë e tij, pasi ishte në telefonatë me nënën e tij, gjatë fluturimit mbi centralin bërthamor.

Read more:Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP

Beqiri mund dhe t’ia kishte hedhur paq me vetëm 7 mijë euro gjobë, por pasi verifikimeve u zbulua se ishte i shpallur në kërkim nga Shqipëria. Për këtë arsye iu dorëzua në Zyrën Qendrore për Luftimin e Krimit të Organizuar. Këtë të mërkurë pritet të dal para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, dhe nisja e procedurave të ekstradimit në Tiranë. Ekstradimi, do të ketë pëlqimin e tij, mund të bëhet brenda disa javësh, por nëse kundërshtohet, duhet të marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat franceze, dhe mund të zgjas deri në disa muaj.

Read more:“Rama nuk po ia del dot të shkrijë protestën”/ Lefter Maliqi: Po përpiqet t’i korruptojë. Ka përdorur metoda si Vuçiç dhe Putin nga shpopullimi tek 4.3 milionë euro për Kanye West

Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë dhjetëra miliona euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta. Atij iu sekuestruan 10 pasuri dhe disa llogari bankare. Beqiraj dyshohet për 6 vepra penale, nga konkurrenca e paligjshme me dhunë, pengmarrje, deri te grup i strukturuar kriminal e pastrim parash.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #AKSHI #AMP #Apple #avion #dosja akshi #Ekstradim #ergys agasi #ermal beqiraj #france #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin