Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dosja e AKSHI-t, biznesmeni Ermal Beqiraj arrestohet në Francë! Po pilotonte një avion mbi centralin bërthamor, ndalohet me aeroplan ushtarak francez! Pritet ekstradimi
Kronikë

Dosja e AKSHI-t, biznesmeni Ermal Beqiraj arrestohet në Francë! Po pilotonte një avion mbi centralin bërthamor, ndalohet me aeroplan ushtarak francez! Pritet ekstradimi

• 29 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ermal Beqiraj, krahu i djathtë i Ergys Agasit, është arrestuar në Francë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kishte lëshuar ndaj tij masën e arrestit me burg për dosjen e AKSHI-t.

Arrestimi i Beqirit ka ndodhur të shtunën pasdite, në rrethana të çuditshme dhe misterioze. Sipas mediave franceze ai ka qenë duke pilotuar një avion të vogël, i cili ra në sy duke “fluturuar mbi termocentralin bërthamor Penly në Seine-Maritime. Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3,700 këmbësh (afërsisht 1,200 metrash), piloti papritmas uli hundën e avionit në 3,500 këmbë, një lartësi nën limitin ligjor për fluturim mbi vende të ndjeshme”.

Përtej faktit se bëhet fjalë për një qendër të rëndësishme bërthamore, termocentrali Penly është gjithashtu vendi i ndërtimit të EPR-2 të ardhshëm, një çift reaktorësh bërthamorë të gjeneratës së ardhshme, për të cilët ka një interes në nivel botëror.

Read more:Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, biznesmeni Ermal Beqiraj arrestohet në Francë! Pritet ekstradimi

Situata ka alarmuar autoritetet franceze. “Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze dërguan një avion për të shoqëruar drejt aeroportit Albert në rajon e Somme aeroplanin që ishte në shkelje. Sapo zbriti në pistë, ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim.

Një tjetër element i pazakontë ka rënë në sytë e autoriteteve franceze pas arrestimit të Beqirit. “Gjatë një kontrolli trupor, oficerët e zbatimit të ligjit gjetën tre AirTag të fshehura në rrobat e tij. Këta gjurmues të vegjël GPS, të prodhuar nga Apple, lejojnë identifikimin dhe gjurmimin e kujtdo që mban një të tillë”.Sipas mediave franceze “ky detaj, po e çon hetimin drejt teorisë se piloti mund të ketë vepruar nën presion nga dikush që porositi fluturimin”.

Edhe përgjigjet që Beqiri ka dhënë para autoriteteve nuk kanë qenë aspak bindëse. Sipas mediave franceze, “ai kishte pretenduar se kishte bërë një gabim me lartësinë e tij dhe u tha hetuesve se ishte “në telefon me nënën e tij” gjatë fluturimit mbi termocentralin bërthamor”.

Read more:“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

Edhe vetë itinerari dhe plani i fluturimit të Beqirit “ka nxitur shqetësime. Duke u nisur nga qyteti i vogël i Albert, piloti fluturoi në veri drejt Calais përpara se të kalonte Brittany dhe në fund të kalonte mbi termocentralin bërthamor Penly”.

Beqiri mund dhe t’ia kishte hedhur paq, nëse gjatë verifikimeve për emrin e tij, nuk do të kishte dalë në dritë fakti që është në kërkim nga autoritetet shqiptare. Sipas mediave franceze, atij “iu dha një dënim me kusht dhe një gjobë prej 7,000 eurosh për fluturim të paligjshëm mbi termocentral. Ai u dorëzua më pas në Zyrën Qendrore për Luftimin e Krimit të Organizuar (OCLCO) dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri”.

Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë dhjetëra miliona euro pas kërcënimeveqë krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.

Read more:Amnistia ‘liron’ burgjet, 553 të dënuar lënë menjëherë qelinë! Lot, përqafime e shpresë: Sot nis jetë e re! Lë qelinë edhe Rozeta Dobi

Ermal Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese, një jaht luksoz, automjete të tjera si dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve. Biznesmeni kishte vendosur jahtin ‘Predator 50 Skyfall’ me vlerë afro 1 milion euro në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”. Në sy bien edhe trualli në resortin “Green Coast” dhe vila luksoze në “Rolling Hills”.

Beqiraj dyshohet për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë i është shtuar dhe akuza e korrupsionit.

Objektet e sekuestruara
Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
Apartament në Golem, Kavajë;
Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
Subjekti “S.S” sh.p.k.;
Subjekti “H” sh.p.k.;
Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK! Kreu i PL kërkon 130 dëshmitarë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:46

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del nesër para gjykatës në Francë

Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Lion të Francës për llogari të SPAK. Beqiraj pritet të dalë nesër, 29 korrik, para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Read more:Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg! Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ do ta rikthejë në detyrë

Shtetasi E.B, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze.

Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim. Ditën e nesërme pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë”, njofton Policia e Shtetit.

Lexo edhe
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Tags: #AKSHI #AMP #Apple #Arrestimit #Automjete #avion #ergys agasi #ermal beqiraj #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Nga të njëjtat tag-e
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 2 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 13 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin