Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg! Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ do ta rikthejë në detyrë
Kronikë

Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg! Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ do ta rikthejë në detyrë

• 28 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– 18 muaj pas arrestimit me urdhër të SPAK, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po përgatitet ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Brenda shtatorit Veliaj do të ankimojë masën e sigurisë ndaj tij në Strasburg. Për këtë qëllim e vizituan këtë të martë në ambientet e burgut të Durrësit një grup avokatësh britanikë të studios ligjore ndërkombëtare Mishcon de Reya LLP, të cilët u lejuan ta vizitonin për herë të parë pas disa refuzimeve nga Prokuroria e Posaçme. Avokatëve u ishte dhënë leje me status vizitori dhe jo si avokat apo si studio ligjore.

Ben Brandon për media u shpreh i bindur se vendimet e marra nga gjykatat vendase në Shqipëri do të rrëzohen dhe Veliaj sa më parë të rikthehet në detyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Read more:“Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria problem serioz”/ Raporti i OSAC nga Departamenti Amerikan i Shtetit: Shumë zyrtarë dhe politikanë arrijnë t’i shmangen ndjekjes penale, edhe pse SPAK…

“Kemi shpresë se vendimet e gjykatave vendase do të rrëzohen dhe Veliaj do të lirohet dhe do t’i rikthehet jetës së tij të përditshme dhe funksioneve të tij si kryebashkiak i Tiranës, i zgjedhur demokratisht”, tha ai.

Plarent Ndreca, avokati i Veliajt që shoqëronte të huajt, tha se ankimi në Strasburg do të synojë ankimin për ato kërkesa që u rrëzuan në Gjykatë Kushtetuese. Ndreca tha se brenda muajit shtator do të kenë gati ankimin për masën e sigurisë, ndërsa shtoi se ekipet e studios ligjore amerikane nuk janë lejuar ende të takohen me Veliajn.

Read more:Gjyqi kundër Dados/ Ish-prokurori Tom Deda kërkon të bëhet palë: U shkarkova unë që të emërohej ai! Veliaj: Të legjitimohet! Avokati i prokurorit: Të refuzohet padia

“Kolegët nga Anglia po lejohen për herë të parë pas muajsh kërkesa të vazhdueshme. Edhe pse nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë, është bërë e mundur që një pjesë e ekipit të huaj të vijë e të vizitojë Velijan. Ekipi amerikan nuk është lejuar ende. Takimi lidhet me aplikimin që ne do bëjmë në Strasburg lidhur me masën e sigurimit. Korrëm një fitore në Kushtetuese që e ktheu masën e sigurimit në gjykatë të lartë. Nuk janë pranuar të gjitha pikat, dhe për këto pika ne do të shkojmë në Strasburg. Gjendja e Veliajt është shumë e mirë, është i qartë për çështjen dhe për betejën që ka bërë dhe e pret. Çështja në Strasburg duhet të depozitimet brenda 4 muajve, besoj se do e bëjmë shumë shpejt, në shtator”, tha Ndreca.

Ndreca paralajmëroi edhe njëherë ankim ndaj vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi kërkesën e Veliajt për ligjshmërinë emërimit të Ols Dados si prokuror.

Read more:U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

“Në lidhje me emërimin e Dados e kemi bërë të qartë që do apelojmë vendimin, që nuk na pranoi të legjitimohemi. Është shmangie nga gjykimi, por ka interes për çdo qytetar të republikës së Shqipërisë që do të dije nëse një prokuror në SPAK është i emëruar apo jo në mënyrë të ligjshme. Kjo çështje do vijojë deri kur ne të marrim të drejtën, ashtu siç e kemi marrë kur kemi këmbëngulur. Ne i morëm dosjet, kemi ngritur çështjen e moskomunikimit me avokatët e huaj, kaloi një kohë e gjatë por e morëm komunikimin me avokatët e huaj. Jemi të bindur se ky proces ka nisur i man, përmes një kallëzimi të një personi anonim. Ajo që duhet thënë dhe ne do ta përsërisim, është që ne do të ndjekim çdo lloj ankimi juridik për të çuar çështjen deri në fund”, theksoi Ndreca.

Read more:“Është mënyra më e mirë për t’i kthyer pasuritë e krimit në shërbim të qytetarëve”/ Lamallari: Qeveria miraton paketën e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit

Mbrojtja e Veliajt po e bën gati dosjen për në Strasburg, pasi Gjykata Kushtetuese më 25 maj u shpreh për masën e sigurisë duke e kthyer çështjen edhe njëherë në Gjykatën e Lartë për shqyrtim. Kushtetuesja vendosi 5 me 3 në favor të Veliajt, duke urdhëruar Gjykatën e Lartë, që të argumentojë pse nuk ka pranuar kërkesat e kryebashkiakut për jo proporcionalitet të masës së sigurisë dhe mbylljen në ka kafazin e xhamtë gjatë seancave gjyqësore.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:Padia kundër Dados për dekretin që e bëri prokuror, Veliaj i pranishëm në Gjykatën Administrative

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:46

Fraksioni i ndarë i dosjes Veliaj, BKH sekuestron disa dokumente në Bashkinë e Tiranës

Agjentët e BKH-së mësohet se kanë zbarkuar këtë të martë në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Burimet sqarojnë se BKH ka sekuestruar disa dosje në kuadër të hetimeve për fraksionin e ndarë të dosjes Veliaj.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #Anglia #arrestimi i erion veliajt #Arrestimit #BKH #Burg #Detyrë #erion veliaj #ols dado #Plarent Ndreca

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin