Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Është mënyra më e mirë për t’i kthyer pasuritë e krimit në shërbim të qytetarëve”/ Lamallari: Qeveria miraton paketën e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
Politikë

“Është mënyra më e mirë për t’i kthyer pasuritë e krimit në shërbim të qytetarëve”/ Lamallari: Qeveria miraton paketën e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit

• 22 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, njoftoi pas mbledhjes së Qeverisë miratimin e dy vendimeve të rëndësishme të propozuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke i cilësuar ato si masa me ndikim të drejtpërdrejtë për mbështetjen e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe familjeve të tyre, si edhe për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare me Maqedoninë e Veriut.

Në deklaratën për mediat, Lamallari u ndal veçanërisht te vendimi që përcakton trajtimin ekonomik dhe financiar për familjarët e punonjësve të Policisë së Shtetit, që humbin jetën në krye të detyrës, si dhe për policët që plagosen gjatë ushtrimit të detyrës.

Read more:‘Zhurma nuk është argëtim’, policia kontrolle për muzikën, Lamallari: Zero tolerancë

“Ky vendim trajton në mënyrë të plotë të gjitha format e mbështetjes për familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë sakrifikuar jetën në krye të detyrës dhe për efektivët që plagosen gjatë shërbimit. Është një detyrim moral dhe institucional ndaj atyre që shërbejnë çdo ditë për sigurinë e qytetarëve,” u shpreh ministri.

Read more:“Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter

Sipas tij, paketa përfshin ndihmë të menjëhershme financiare deri në 10 paga mujore bruto për familjet e policëve të rënë në detyrë, pension suplementar familjar, bursa të plota studimi për fëmijët në arsimin parauniversitar dhe të lartë, si edhe punësim me prioritet për familjarët. Një nga risitë më të rëndësishme të vendimit, sipas Lamallarit, është garantimi i strehimit për familjet e policëve të rënë në detyrë.

Read more:“Patronazhistët digjitalë ndajnë edhe videot e perëndimit të diellit në det, të postuara nga Balluku”/ BIRN: Lufta për algoritmin! Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

“Bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën gjatë detyrës do të përfitojnë banesa falas, përmes Entit Kombëtar të Banesave, projekteve të Korporatës së Investimeve Shqiptare, por edhe nga pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar që administrohen nga AAPSK. Është mënyra më e mirë për t’i kthyer pasuritë e krimit në shërbim të qytetarëve dhe familjeve që kanë bërë sakrificën më të madhe për shtetin,” deklaroi ai.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #AAPSK #Banesa #Besfort Lamallari #Detyrë #Detyrim #Fëmijët #Krimi #Krimi i organizuar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 13 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin