Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Media ruse: Një kombinim të historisë dhe kulturës, Tirana zgjedhja ekonomike për një udhëtim në Evropë
Sociale

Media ruse: Një kombinim të historisë dhe kulturës, Tirana zgjedhja ekonomike për një udhëtim në Evropë

• 27 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tirana po fiton terren si një nga destinacionet evropiane më të përshtatshme për turistët me buxhet të kufizuar, shkruan media online ruse “Pravda.ru”. Me shpenzime mesatare ditore prej rreth 59 eurosh për akomodim, ushqim, transport dhe argëtim, kryeqyteti shqiptar ofron mundësinë për të eksploruar pikat kryesore pa kaluar kufirin e 100 eurove në ditë për person.

Kostoja relativisht e përballueshme, e kombinuar me ofertën turistike dhe shërbimet e qytetit, e rendit Tiranën ndër alternativat më interesante për një udhëtim ekonomik në Evropë.

Udhëtime me 100 euro në ditë: Këshilla nga ekspertët për të kursyer gjatë pushimeve në Evropë

Vjeshta në Evropë nuk është domosdoshmërisht e kushtueshme. Vizitorët që planifikojnë me kujdes mund ta mbajnë nën kontroll buxhetin, duke zgjedhur destinacione me kosto më të përballueshme.

Read more:Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%

Një analizë e disa prej qyteteve më të vizituara evropiane tregon se, përmes një planifikimi të mirë, shpenzimet ditore për akomodim, ushqim, transport dhe argëtim mund të mbahen brenda një buxheti prej 100 eurosh për person.

Destinacionet me kosto të përballueshme po zhvendosen drejt Evropës Lindore

Qendra e turizmit me buxhet të kufizuar po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt Evropës Lindore dhe Turqisë. Në këto vende, kostoja e shërbimeve përgjithësisht është në përputhje me cilësinë e përvojës turistike.

Tiranë, Shqipëri

Tirana, Shqipëri, spikat me shpenzime mesatare ditore prej rreth 59 eurosh, duke u renditur si një alternativë tërheqëse për vizitorët që kërkojnë destinacione të reja. Tirana, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë, është një nga destinacionet turistike në rritje në Ballkan.

Read more:Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Qyteti ofron një kombinim të historisë, kulturës, gastronomisë dhe jetës urbane, me pika të njohura si Sheshi Skënderbej, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pazari i Ri dhe Bunk’Art.

Tirana shërben gjithashtu si një pikë e përshtatshme për të eksploruar destinacione të tjera në Shqipëri, përfshirë bregdetin e Adriatikut dhe Jonit, si dhe zonat malore. Transporti publik dhe distancat relativisht të shkurtra brenda qytetit, e bëjnë atë një alternativë praktike për turistët që udhëtojnë me buxhet të kufizuar.

Maksim Lanin, menaxher i tureve turistike, thekson se gjatë përzgjedhjes së një destinacioni duhet të merren parasysh të gjitha shpenzimet, dhe jo vetëm çmimi i akomodimit. Sipas tij, turistët shpesh harrojnë të përfshijnë në buxhet edhe kartat e transportit publik, të cilat mund të sjellin kursime të konsiderueshme për ata që lëvizin shpesh nëpër qytet.

Read more:Në datë 23 korrik protestohet para Kuvendit! Aktivisti: T’i tregojmë deputetëve që nuk na përfaqësojnë! Kemi përgatitur…

Si të reduktoni shpenzimet

Kursimi i vërtetë kërkon vëmendje ndaj detajeve. Për qytetet e përfshira në analizë, çmimet e shërbimeve bazë priren të jenë relativisht të qëndrueshme dhe nuk ndikohen ndjeshëm nga ndryshimet sezonale.

Elena Gumina, eksperte e shërbimeve hoteliere, rekomandon që turistët me buxhet të kufizuar, duhet të zgjedhin akomodime pak më larg shesheve dhe zonave kryesore turistike. Sipas saj, kjo mund të ulë koston e akomodimit me 20–30 për qind, ndërsa rrjetet e transportit publik në qytetet evropiane u mundësojnë turistëve të arrijnë në qendër brenda pak minutash.

Këshilla praktike për të kursyer

Transporti: Transporti publik në Evropë është zakonisht më ekonomik se taksitë. Abonimet ditore ose javore mund të rezultojnë më të leverdishme pas vetëm 3–4 udhëtimeve.

Fluturimet: Për të gjetur bileta më të lira, rekomandohet përdorimi i platformave që krahasojnë çmimet e fluturimeve, aktivizimi i njoftimeve për ulje çmimesh dhe, kur është e mundur, udhëtimi në ditët e mesjavës.

Read more:“S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private

Akomodimi: Përpara rezervimit të hotelit, duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë vlerësimeve dhe komenteve të klientëve, veçanërisht atyre që lidhen me gjendjen reale të dhomave dhe vendndodhjen.

Numri i yjeve nuk duhet të jetë kriteri i vetëm.

Siguria: Rekomandohet sigurimi i udhëtimit, përdorimi i shërbimeve zyrtare për rezervimin e akomodimit dhe taksitë, si dhe kontrollimi paraprak i vlerësimeve dhe informacionit për zonën ku do të qëndrohet./Pravda.ru

Lexo edhe
Sociale

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Sociale

‘Studiues i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare’, shuhet në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta

Tags: #Akomodim #Akomodime #Akomodimi #Bileta #Buxheti #euro #Interesante #shqiperia turistike #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme
  • ‘Studiues i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare’, shuhet në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta
  • I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)
  • Ditë me vranësira, por me temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
Nga të njëjtat tag-e
  • Rriten aksidentet në rrugë, INSTAT: 844 raste në 7 muaj, 10% më shumë se në 2025-ën! 1187 viktima e të plagosur në janar-korrik
  • Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme
  • Strehoi 7 emigrantë të paligjshëm sudanezë, pranga pronarit të një hoteli në Tiranë! (VIDEO)
  • Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO)
  • Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 16 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme Shqipëria është…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
Sociale

‘Studiues i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare’, shuhet në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta

Është shuar në moshën 88-vjeçare akademiku emeritus Mark Tirta. Lajmi u bë me dije nga Akademia e Shkencave.…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Thethi mëngjesin e kësaj të enjteje. I mbushur me turistë,…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by