Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 4 mln euro për koncertin Kanye West/ Artistët protestojnë: Nuk duam në Tiranë një këngëtar të akuzuar për antisemitizëm (VIDEO)
Politikë

4 mln euro për koncertin Kanye West/ Artistët protestojnë: Nuk duam në Tiranë një këngëtar të akuzuar për antisemitizëm (VIDEO)

• 9 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistë dhe artistë zhvilluan këtë të enjte një aksion simbolik para Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku ngjitën postera me mbishkrimet “Ministria e Ahengut”, “Ministria e Turpit” në shenjë proteste ndaj financimit të koncertit të Kanye West me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit.

Sipas aktivistëve dhe artistëve, ky akt proteste denoncon atë që ata e konsiderojnë një përmbysje të prioriteteve publike, në një kohë kur institucionet kulturore shqiptare vuajnë prej vitesh nga mungesa e investimeve, ndërsa artistët vendas mbeten ndër më pak të mbështeturit në rajon.

Në komunikatën e lexuar gjatë aksionit, aktivistët deklaruan se Shqipëria përballet me një sërë emergjencash dhe nevojash publike, por sipas tyre, qeveria ka zgjedhur të financojë koncertin e një artisti që “së fundmi ka mbështetur nazizmin, antisemitizmin dhe ka justifikuar skllavërinë”.

“Teksa vendi ka nevojë për mbrojtjen e mjedisit nga zjarret, spitalet kanë nevojë për ilaçe dhe universitetet për kërkim shkencor, për qeverinë shqiptare asnjë prej këtyre nuk është prioritet. Spektakli është prioritet i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve”, lexoi në deklaratë aktivistja Ermela Çelaku.

Read more:The Life Of Sound sjell premierën e dokumentarit muzikor “Zero AI”

Si një veprim simbolik, duke e paralelizuar me biletat e koncertit të reperit amerikan Kanyw West, aktivistët grisën disa bileta me shifrat e ulëta të mbështetjes së artit dhe kulturës shqiptare.

Aktivistët ngritën gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar sektori i kulturës gjatë viteve të fundit. Ata argumentuan se Ministria e Kulturës ka pasur vazhdimisht një nga buxhetet më të ulëta mes institucioneve qendrore, ndërsa shpenzimet publike për kulturën përfaqësojnë vetëm rreth 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, disa herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit dhe e Bashkimit Evropian.

“Në 13 vitet e fundit, Ministria e Kulturës ka qenë ministria me buxhetin më të vogël në krahasim me ministritë e tjera. Për çdo 100 lekë që shpenzon qeveria Shqiptare, vetëm rreth 5 lekë shpenzohen për kulturën”, thuhej në deklaratë, ndërsa sollën në krahasim situatën me Kosovën, ku sipas tyre Shqipëria e financon Qendrën Kombëtare të Kinematografisë 1.8 milion euro, ndërsa Kosova 2.7 milion euro.

Read more:Aksion per hapësirat publike në Shëngjin, hiqen shezlonget e subjekteve private që kishin zaptuar plazhet

Në deklaratë u theksua se, ndërkohë që qeveria ka vendosur të financojë koncertin e Kanye West me rreth 4 milionë euro, për thirrjen e hapur për mbështetjen e artistëve shqiptarë gjatë vitit 2026 janë planifikuar vetëm 1.9 milionë euro.

“Përgjatë pandemisë qeveria e la të gjithë komunitetin artistik jashtë institucioneve publike pa asnjë mbështetje financiare apo pagë lufte, duke e shndërruar në një nga komunitetet më të diskriminuara përgjatë Covidit”, deklaruan ata.

Aktivistët kritikuan edhe gjendjen e institucioneve publike të kulturës. Sipas tyre, Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve vijojnë të jenë të mbyllura, Teatri Kombëtar është shembur, ndërsa vendi ende nuk ka një muze të artit bashkëkohor.

Read more:Der Spiegel: Nga revoltat masive për dorëheqjen e Ramës, te shpenzimi prej 4 mln eurosh në “minutën e fundit” për Kanye West

“Biblioteka Kombëtare dergjet në një gjendje të mjerë, ku librat nuk shërbehen jashtë saj teksa rrinë brenda në arka bananesh në mungesë të hapësirave arkivuese. Ndërsa Arkivi Qendror i Filmit nga mungesa e buxhetit ka nxjerrë filmat shqiptar për “adoptim” me nismën ndaj çdo qytetari të mundshëm financues “Adopto Një Film për Restaurim”, u shprehën aktivistët.

Sipas protestuesve, në tre vitet e fundit ministria ka ndryshuar dy herë emërtimin dhe strukturën, duke kaluar nga Ministria e Kulturës në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e më pas në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Ministria e kulturës është kthyer në një agjenci që organizon evente spektakli”, thuhet në deklaratë.

Read more:Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve – Ide

Protestuesit kërkuan trefishim të buxhetit për kulturën,, mbështetje më të madhe për artistët shqiptarë dhe mbrojtje sociale për punonjësit e sektorit.

Ata kritikuan edhe centralizimin e vendimmarrjes për kulturën dhe administrimin e një pjese të trashëgimisë kulturore përmes fondacioneve private.

Lexo edhe
Politikë

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë

Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

Tags: #Aksion #artistë #Bileta #euro #Evente #Kanye west #Kërkim shkencor #Kosova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë
  • “Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë
  • “Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune
Nga të njëjtat tag-e
  • INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
  • Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin
  • Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 28 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë

Sot shënohet dita e 88-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

I dyshuari për mashtrim dhe përvetësim me anë të mashtrimit në Shqipëri, Ermal Beqiri, u arrestua pasi fluturoi…

• 11 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!

Në ditën e saj të 87-të radhazi, protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar me fjalimet e aktivistëve…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by