Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Lamallari paralajmëron qytetarët: Zjarrvënia është krim, dënimet deri në 15 vite burg
Kronikë

Lamallari paralajmëron qytetarët: Zjarrvënia është krim, dënimet deri në 15 vite burg

• 10 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut rrezikon jetën e qytetarëve, pronën, pyjet dhe pasuritë natyrore, ndërsa përbën një vepër penale që ndëshkohet me masa të ashpra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Lamallari nënvizoi se mbrojtja e vendit nga zjarret është një përgjegjësi e përbashkët.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ Avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos nga policia! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum! Ministri: Akuzat, të pavërteta

“Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët. Kërkohet më shumë përgjegjësi qytetare dhe gatishmëri për të mbrojtur çdo qytetar dhe shmangur katastrofa,” shprehet ministri Lamallari.

Ministri rikujtoi se me ndryshimet më të fundit në Kodin Penal janë ashpërsuar ndjeshëm dënimet për zjarrvënien, në varësi të rrethanave dhe pasojave të veprës penale, teksa ka theksuar se toleranca do të jetë zero.

Read more:Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

Zjarrvënia e qëllimshme dënohet me burgim nga 5 deri në 8 vjet kur kryhet gjatë stinës së nxehtë, në kushte që favorizojnë përhapjen e zjarrit ose pranë zonave të banuara; nga 4 deri në 10 vjet kur prek zona të mbrojtura, objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulti, monumente kulture ose infrastrukturë kritike; ndërsa dënimi arrin nga 7 deri në 15 vjet burg kur zjarrvënia kryhet me qëllim ndryshimin e kategorisë ose destinacionit të tokës.

Në mesazhin e tij, ministri Lamallari theksoi se pas çdo zjarri qëndron një kosto e madhe njerëzore dhe materiale.

Read more:Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

“Një pakujdesi ose një veprim i qëllimshëm mobilizon qindra njerëz, dhjetëra mjete dhe helikopterë për të mbrojtur jetën, banesat dhe natyrën. Çdo zjarr lë pas humbje për natyrën, komunitetin dhe brezat që vijnë. Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e secilit prej nesh,” theksoi ministri i Punëve të Brendshme.

Lexo edhe
Kronikë

Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit

Kronikë

Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë

Tags: #Besfort Lamallari #Burg #jetë #Kërcënim #Mbrojtja #ministria e brendshme #Pyjet #Rrjetet sociale #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
  • Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje
  • Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, arrestohet 20-vjeçarja në Fier, ‘arrest shtëpie’ për 2 të miturat
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje
  • Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, arrestohet 20-vjeçarja në Fier, ‘arrest shtëpie’ për 2 të miturat
  • Dita e 41-të e protestës qytetare/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 17 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi,…

• 6 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 80 mijë metra katrorë tokë për operacionin e një dite më parë…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë dhe ka dërguar dosjen për gjykim.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by