Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përplasjet te Kuvendi/ Avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos nga policia! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum! Ministri: Akuzat, të pavërteta
Kronikë

Përplasjet te Kuvendi/ Avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos nga policia! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum! Ministri: Akuzat, të pavërteta

• 4 Korrik, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

19 protestuesit e arrestuar për përplasjet para Kuvendit gjatë seancës plenare të enjten, ndodhen në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Gentjan Serjani, avokati i një pjese të protestuesve, pretendoi këtë të shtunë se njëri prej të arrestuarve është dhunuar nga policia. Këtë informacion ai thotë se e ka marrë pasi e vizitoi në paraburgim të arrestuarin Niko Qarkaj, i cili sipas avokatit, vuan nga epilepsia dhe tashmë është transportuar në spital.

“E kanë kapur tre herë krizat e epilepsisë. Personi s’duhet të mbahet në arrest në burg, i kemi bërë kërkesë prokurorisë, por s’kemi marrë një përgjigje. Më tregoi kanatjeren e gjakosur ”, tha avokati.

Report Tv mësoi përmes burimeve nga policia, se N.Q. ka shfaqur probleme shëndetësore, dhe për to është transportuar disa herë në spital, ku ka marrë shërbim sipas vlerësimit të bluzave të bardha. Nga momenti i shoqërimit, thanë të njëjtat burime, ai ka refuzuar të konsumojë ushqim, dhe është dashur dërgimi në spital për të marrë serum. Por në një moment, i paraburgosuri, ka refuzuar të bëjë serumin, ka ofenduar, dhe ka hequr me forcë vigonin nga venat, çka i ka shkaktuar gjakderdhje.

Kjo thanë burimet, shpjegon edhe bluzën e gjakosur që avokati tha se është prej dhunës nga efektivët.

Edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj, një nga organizatoret e protestës, thotë se i arrestuari ka qenë i pavetëdijshëm gjatë krizave epileptike, dhe në këtë gjendje mund të ketë ofenduar policët, por sipas saj, ata i janë kundërpërgjigjur me dhunë.

Read more:Gjyqi kundër Dados/ Veliaj: Kushtetuesja e cilësoi arrestimin tim joproporcional, Dado me kufizoi lirinë dhe mandatin! Shtyhet seanca në Administrative

“Sipas deklarimit të tij, gjatë këtij episodi mund të ketë ofenduar punonjësit e policisë, por në vend që të merrte ndihmën e nevojshme, ai pretendon se është dhunuar fizikisht nga efektivët e policisë, duke mbetur edhe i gjakosur”, shkruan në një reagim në rrjetet sociale Vatknikaj.

Një reagim bëri edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, prokuroria duhet të nisë verifikimet, dhe policia duhet të bëjë një sqarim zyrtar mbi ngjarjen.

Thirrje për reagim, Bardhi adresoi edhe për Avokatin e Popullit. “Heshtja institucionale nuk bën gjë tjetër veçse shton dyshimet dhe cenon besimin e publikut”, theksoi ai.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari reagoi duke sqaruar se pas informacioneve që ka mbledhur nga policia, pretendimet për dhunë janë të pavërteta. Edhe institucioni i Avokatit të Popullit, sipas tij, i ka vizituar të ndaluarit, por nuk ka shtruar asnjë problem për një dhunë të pretenduar.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Pritet që të dielën, 19 të arrestuarit të dalin para gjykatës për vlerësimin e arrestit në flagrancë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:01

‘Cilit t’i besojmë?’ Pretendimet për dhunë, Lamallari nxjerr deklaratat e avokatit Sejrani: Përgënjeshtroi veten me zë dhe figurë

1781190095_lamallari1.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar sërish ndaj deklaratave kontradiktore të avokatit, Gentian Sejrani, lidhur me pretendimet për ushtrim të dhunës ndaj një personi të ndaluar prej Policisë së Shtetit. Në reagimin e tij, Lamallari vë në dukje faktin se i njëjti avokat ka përgënjeshtruar veten e tij në dy reagime të ndryshme.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ 19 të arrestuarit në paraburgim, avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum

“Cilit avokat t’i besojmë, këtij ‘avokatit të provave’ që thotë me zë e figurë se “mbrëmjen e djeshme klienti i tij është dhunuar nga policia”, apo këtij tjetrit ‘avokat zëdhënës’ që po sot në një reagim të tij përgënjeshtron veten, duke thënë se është e vërtetë ajo çfarë ka konstatuar Avokati i Popullit, se deri të premten (dje) s’ka pasur probleme??? Kjo nuk është propagandë, por detyrimi për të demaskuar keqinformimin që buron qoftë dhe nga papërgjegjshmëria etiko-profesionale!”, thotë ministri Lamallari.

Ai ka bashkëngjitur edhe një postim të Sejranit ku thuhet:

“Lidhur me deklaratën e Avokatit të Popullit, është thënë se deri të premten nuk ka pasur probleme, gjë që është e vërtetë. Megjithatë, sot punonjësit e Avokatit të Popullit po e trajtojnë këtë çështje dhe nuk mund të pritet që ata të dalin menjëherë me një deklaratë përfundimtare”, shkruan Sejrani.

View this post on Instagram

A post shared by Besfort Lamallari (@besfort_lamallari)

Ora 18:25

Avokati i Popullit reagon për protestuesit e ndaluar: 10 ankesa për tejkalim force nga policia, asnjë për dhunë

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me pretendimet për përdorim të forcës në komisariatet e Tiranës ndaj protestuesve të ndaluar për tubimin e 2 korrikut para parlamentit. Deri më tani ka 10 ankesa zyrtare për tejkalim të forcës gjatë ndalimit apo shoqërimit nga ana e efektivëve, por asnjë të tillë për ushtrim dhune.

Pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani se një protestues në komisariatin nr. 3 që vuan nga epilepsia është dhunuar, Avokati i Popullit ka angazhuar dy ekipe për verifikimin e situatës.

Read more:“U kapët me presh në duar me Ballukun!”, Bardhi replika me Ballën: Kërkoji falje veteranëve të UÇK-së. Protestuesit të kanë hedhur në kosh!

“Avokati i Popullit ka vepruar pa ndërprerje që nga dita e parë e ndalimeve për monitorimin e të drejtave të protestuesve të ndaluar ose të arrestuar.

Ditën e parë, institucioni ka administruar dhe verifikuar dokumentacionin përkatës të ndalimeve dhe shoqërimeve.

Ditën e enjte, Avokati i Popullit ka kontaktuar personalisht personat e arrestuar, ndërsa ekipet tona kanë qenë të pranishme në komisariatet 1, 2, 3 dhe 4 të Tiranës si dhe në Spitalin e Traumës, ku janë intervistuar personat e ndaluar dhe të lënduar dhe është administruar informacioni i nevojshëm.

Ditën e premte, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës ka zhvilluar verifikime në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku janë intervistuar protestuesit e ndaluar.

Deri më tani janë administruar 10 ankesa zyrtare për tejkalim të forcës gjatë ndalimit apo shoqërimit nga ana e punonjësve të policisë. Këto ankesa janë në proces verifikimi administrativ dhe, nëse vërtetohen, do të ndiqen me të gjitha mjetet ligjore që i njeh mandati ynë.

Read more:Ministrat Llamallari dhe Salla inspektojnë Pikën Kufitare të Bllatës, apel për kontrolle më të forta dhe standarde europiane lidhur me sigurinë ushqimore

Nga intervistat e zhvilluara deri ditën e premte, asnjë prej personave të ndaluar nuk ka paraqitur ankesë për ushtrim dhune gjatë qëndrimit në Bllokun e Sigurisë.

Këtë të shtunë, pas një pretendimi për ushtrim dhune ndaj një qytetari brenda ambienteve të bllokut të sigurisë, Avokati i Popullit ka angazhuar menjëherë dy ekipe: një ekip do të intervistojë qytetarin në spital, ndërsa një ekip tjetër do të zhvillojë verifikime në Bllokun e Sigurisë.

Avokati i Popullit do të bëjë publike gjetjet e plota me përfundimin e verifikimeve”, thuhet në njoftim.

Ora 15:26

‘Policia ka dhunuar protestuesin e arrestuar me epilepsi’, Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit Serjani: Pretendime të pabaza dhe të pavërteta

Ministri Besfort Lamallari ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga avokati Gentian Serjani se policia ka ushtruar dhunë mbi një protestues të arrestuar te komisariati nr. 3, i cili vuan nga epilepsia.

Ai ka ndarë një video të Serjanit duke komunikuar me dikë ku pretendon që protestuesi deri më tani ka pësuar 3 herë kriza epilepsie. Sipas tij, ai nuk është ndihmuar, por dhunuar për shkak të situatës së krijuar nga gjendja shëndetësore. Më tej, Serjani thotë se është kërkuar lirimi i protestuesit, për të cilin pretendohet të jetë edhe në grevë urie.

Lamallari thotë se Policia e Shtetit i ka cilësuar të pabaza dhe të pavërteta këto akuza, ndërsa AMP ka nisur verifikimet. Gjithashtu, vlerësime të situatës janë kryer edhe nga Avokati i Popullit dhe nuk ka asnjë sinjalizim problematikash.

Read more:“6 protestuesit e ndaluar, ende pa status”/ Endri Shabani: Nisëm hetim për të gjithë zinxhirin komandues! Sjellja e policisë, disporpocionale! Qytetarët thirrje: Hyr Brenda siç të takon

Lamallari thekson se nëse verifikimet e AMP vërtetojnë raportimet e Policisë, kjo e fundit ka të drejtë të denoncojë Serjanin dhe ta referojë në Dhomën e Avokatisë për papërgjegjshmëri etiko-profesionale.

“Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra publike si në videon bashkëlidhur i kam kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit informacion mbi pretendimet e rastit në fjalë. Policia e Shtetit më ka informuar se pretendime të tilla janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta.

Më pas Agjencia e Mbikeqyrjes Policore ka nisur menjëherë verifikimet mbi pretendimet e parashtruara duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.

Por ndërkohë institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka vepruar kryesisht dhe pavarësisht prej Policisë së Shtetit duke i vizituar të ndaluarit për akte dhune, po ashtu nuk ka shtruar asnjë problem të kësaj natyre.

Nëse edhe AMP-ja do të dalë në të njëjtat konkluzione Policia e Shtetit i lind e drejta dhe detyrimi jo vetëm për referimin në prokurori të deklaruesit sipas përcaktimeve ligjore në fuqi lidhur me përhapjen e qëllimshme të thënieve që nxisin urrejtje, por edhe për referimin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ku buron liçenca e një avokati të dyshuar për papërgjegjshmëri etiko-profesionale”, shkruan ministri.

Lexo edhe
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Tags: #AMP #Avokati i popullit #Besfort Lamallari #Burg #Dhune #gazment bardhi #gentian sejrani #protestat kunder qeverise #sidorela vatnikaj #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)
  • ‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë
  • Zjarret/ 5 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, u ndërhy me 2 helikopterë! Në Vajkal të Bulqizës djegin sipërfaqe të mëdha me shkurre e dëllinja
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Mbyllet protesta e 91-të, qytetarët: Nesër më shumë!
  • “Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen
  • Zjarret/ 5 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, u ndërhy me 2 helikopterë! Në Vajkal të Bulqizës djegin sipërfaqe të mëdha me shkurre e dëllinja
  • “Veliaj shkarkon Ristanin, Rama mbledh drejturesit politikë”/ Muçollari: Bashkia Tiranë, model i kapjes së pushtetit! Ja mesazhi që do t’i dërgojë kryeministri, kryetarit në qeli
  • Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 40 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake…

• 8 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake…

• 8 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by