Një i moshuar në fjalën para Kryeministrisë tha se shqiptarët duhet të bashkohen nga veriu në jug. Ai kujtoi deklaratat e Ramës në momentin që disa nga ish-bashkëpunëtorët u arrestuan.
“Kam një falënderim për guximtarët, që kanë rezuistuar para një lepuri që nuk del në shesh të japë përgjigje. Kur arrestuan Veliajn tha më ka ngrënë dardha, kur i kapën Beqjen, ky e ha dardhën me gjithë rrul.
Shkoi në Europë me atlete të bardha, e patë sesi e ulën?
Jepe dorëheqjen dhe mos provoko sepse teorikisht të kemi lidhur, do të të lidhim dhe praktikisht.
Nga jugu në veri pa dallim partie, bashkohuni sepse ky është pa moral, të kishte moral do të kishte ikur. Qëndron sepse s’ka cipë”, tha ai.




