Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Festa e Liqenit në Shkodër, natyrë, traditë e përvojë unike! Turistët e huaj: Shqipëria është një vend i mrekullueshëm
Sociale

Festa e Liqenit në Shkodër, natyrë, traditë e përvojë unike! Turistët e huaj: Shqipëria është një vend i mrekullueshëm

• 12 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lundrim me kanoe mes zambakëve në liqen, shëtitje unike me biçikleta në ujë, ushqim tradicional, punime autentike artizanale dhe mbrëmje të paharrueshme me muzikë shijuan turistë të shumtë që iu bashkuan festës së Liqenit të Zogaj, një nga perlat e Shkodrës.

Mikpritja dhe natyra mbresëlënëse e bëjnë një përvojë ta paharrueshme vizitën në Zogaj për turistët e ardhur nga të gjitha skajet e botës.

“Jam nga Shtetet e Bashkuara. Kisha dëgjuar në internet për veriun e Shqipërisë dhe sa i bukur është. Ka male kudo, ndaj pse të mos e përjetosh një vend të tillë? Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Njerëzit janë jashtëzakonisht të sjellshëm e mikpritës. Ndihet që qyteti po zhvillohet shumë”, tha një turiste.

Read more:Vidhte sende te dyert e banesave, policia arreston hajdutin e lagjes në Durrës/ Momenti kur del me biçikletë nga pallati

“Jam nga Zvicra. Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë. Liqeni ka një natyrë të mrekullueshme, me florë dhe faunë të pasur, ndërsa qyteti është gjithashtu shumë i bukur. Nuk e prisja që natyra të ishte kaq e veçantë dhe që të kishte kaq shumë male ku mund të bësh ecje. Është vërtet fantastike”, theksoi një turist tjetër.

“Jam nga Gjermania. Është hera ime e parë këtu. Është një vend i mrekullueshëm, plot natyrë. Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Qyteti është mahnitës, me liqenin dhe malet që e rrethojnë, një bukuri e rrallë. Vend ideal për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe për të shijuar natyrën”, u shpreh turisti nga Gjermania.

Read more:Zhupa denoncim nga Saranda: Turizmin e dëmton mungesa e investimeve, jo protestat!

“E gjithë Shqipëria është shumë e bukur, por Shkodra, si porta drejt Alpeve, të jep mundësinë të eksplorosh kulturën dhe natyrën në një mënyrë krejt unike. Është një vend si askund tjetër”, tha një tjetër.

Përveçse u njohën me historinë e liqenit dhe shijuan bukuritë e zonës, vizitorët u mikpritën nga vendasit për të shijuar ushqimet tradicionale.

Read more:“E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”, gazeta e madhe gjermane: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Festa e Liqenit të Zogajt, pjesë e peizazhit të mbrojtur të UNESCO-s, e shndërroi Shkodrën në destinacionin më të frekuentuar të fundjavës.

Lexo edhe
Sociale

Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe

Sociale

Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë

Tags: #Biçikleta #Gjermania #Internet #liqeni i Shkodrës #Natyra #Porta #Qyteti #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe
  • Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë
  • Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?
  • Shpopullimi/ Vetëm 5 nxënës në shkollën e Linajt në Malësi të Madhe! Asnjë fëmijë në ciklin fillor, emigracioni boshatis klasat
  • Objektet e ndërtuara pa leje, Bashkia e Vlorës vijon aksionin për shembjen e tyre (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur
  • Shpopullimi/ Vetëm 5 nxënës në shkollën e Linajt në Malësi të Madhe! Asnjë fëmijë në ciklin fillor, emigracioni boshatis klasat
  • Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
  • Revista franceze: Nga Thethi në Sarandë, nëntë mrekullitë e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë
  • Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të veriut (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 6 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një objekt katërkatësh pa leje në…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e bypassit të Elbasanit.…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?

Administrata e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës ka bojkotuar punën pas ngërçit te krijuar me pagat…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by