Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zhupa denoncim nga Saranda: Turizmin e dëmton mungesa e investimeve, jo protestat!
Politikë

Zhupa denoncim nga Saranda: Turizmin e dëmton mungesa e investimeve, jo protestat!

• 6 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor për mungesë investimesh në mbrojtjen e mjedisit, duke deklaruar se kjo është arsyeja kryesore që dëmton turizmin në Shqipëri dhe jo protestat.

Nga Saranda, Zhupa iu referua raportit më të fundit të European Environment Agency dhe Komisionit Europian për cilësinë e ujërave për larje, sipas të cilit Shqipëria renditet ndër vendet me performancën më të dobët.

Sipas saj, raporti përbën një alarm për cilësinë e ujërave në dete, liqene dhe lumenj, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion pushimesh.

Deputetja tha se ndër bashkitë më problematike për cilësinë e ujërave renditen Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Pogradec, duke akuzuar autoritetet se kanë favorizuar ndërtimet pranë zonave ujore, ndërsa kanë neglizhuar trajtimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e mjedisit.

Read more:“Ky nuk është shtet, është represion”/ Zhupa-policisë pas dhunës ndaj protestuesve: Ku ndryshoni nga banditët?

Deklarata:

Raporti i fundit i bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit dhe Komisioni Europian për cilësinë e ujërave larës, e kanë nxjerrë Shqipërinë në fund të këtij raporti.

Është një alarm për cilësinë e ujrave tonë, të liqeneve, lumenjve dhe të deteve dhe është një rrezik për jetën e qytetarëve, për shëndetin e qytetarëve por edhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë.

Kjo tregon qartësisht që pushteti lokal dhe pushteti qendror nuk kanë investuar në atë që duhet të ishte pastërtia e ujërave larës.

Read more:“Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

Bashkitë më problematike sipas raportit është pikërisht Bashkia e Sarandës ku ne ndodhemi, Bashkia ë Vlorës, Bashkia e Durrësit dhe Bashkia e Pogradecit.

Siç duket nuk e kanë prioritet që të kujdesen për mjedisin, por kanë prioritet të ndërtojnë në zonat pranë liqeneve, deteve dhe lumenjve.

Të mos kujdesen se ku do të hidhen këto inerte, ku shkojnë ujërat e zeza apo t`i pastrojnë këto burime ujore.

Read more:ENGLISH VERSION/ Cameras banned from court proceedings, TV broadcasters urge immediate action by the High Judicial Council: The right to information is under threat

Ndërkohë anatemojnë gjithë ditën protestën që po dëmton turizmin por në fakt vetëm po i jep fytyrë më demokratike Shqipërisë.

Ndërkohë ato që e dëmtojnë realisht turizmin janë investimet e munguara dhe angazhimi i munguar i qeverisë edhe i pushtetit lokal, e dëmtojnë këto raporte që e nxjerrin Shqipërinë në fundin e shteteve europiane, në fakt aty ku nuk e meriton sepse nga natyra duhet të ishte në krye të cilësisë së ujërave larës.

Ndaj përpara se të flasim për turizëm cilësor do të duhet të investojmë në turizëm cilësor, gjë që qeveria shqiptare nuk e ka bërë dhe nuk po e bën.

Lexo edhe
Politikë

46 ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri

Politikë

46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri

Tags: #Bashkia e Durrësit #Durres #Environment #Ina zhupa #inerte #Komisioni Europian #Kryesore #Natyra #pogradec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 46 ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri
  • 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri
  • Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët
  • Mijëra shqiptarë në shesh kundër Ramës dhe qeverisë, media austriake: Dua Lipa mbështet lëvizjen protestuese në Shqipëri
  • Revolta qytetare nuk njeh pushime! Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Marshim kilometrik në revoltën qytetare/ Protestuesit rikthehen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
  • “Në 1 vit, vetëm 1 km është bërë!”/ I riu denoncon nga protesta: Si po shkatërrohet natyra me ndërtimin e rrugës Elbasan-Pogradec
  • Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha
  • Ina Zhupa: Mazhoranca rrëzon me 7 vota, futjen në kalendar të shfuqizimit të ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura. Ju duhet për të realizuar projektet e librit “The Albanian Files”
  • Pr.ligji/ Shteti zgjeron kategoritë që përfitojnë ndihmë juridike falas, lehtëson procedurat dhe mbulon më shumë shpenzime gjyqësore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

46 ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri

Qendrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, në mbështetje të protestave që po vijojnë tashmë prej…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri

Qendrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, në mbështetje të protestave që po vijojnë tashmë prej…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët

Mbështetja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për protestat kundër projektit turistik në Sazan dhe Zvërnec…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by