Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pse i jepen miliona euro një artisti privat kur vendi ka probleme?” – Ditmir Bushati: Protestat i kanë dhënë Shqipërisë imazhin që nuk ka para e koncert që e krijon!
Politikë

“Pse i jepen miliona euro një artisti privat kur vendi ka probleme?” – Ditmir Bushati: Protestat i kanë dhënë Shqipërisë imazhin që nuk ka para e koncert që e krijon!

• 12 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar me një qëndrim të fortë dhe kritik lidhur me situatën e fundit politike dhe sociale në vend, duke u ndalur specifikisht te debati i nxehtë mes protestave disajavore të qytetarëve dhe koncertit të shumëpërfolur të mbështetur nga qeveria të Kanye West. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Bushati ka sulmuar ashpër modelin e qeverisjes që harxhon paratë publike për spektakël.

Në reagimin e tij, ish-kryediplomati thekson se në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe se vendi ka nevojë si për protesta, ashtu edhe për koncerte. Megjithatë, ai ka bërë një dallim të qartë mes shkëlqimit të rremë dhe qëndresës qytetare.

Read more:Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ “Korrupsioni, pengesa kryesore për rrugën drejt BE-së”, Ditmir Bushati për EUalive: Protestat po krijojnë një Shqipëri të re!

“Dritat dhe hareja e një koncerti zgjasin pak, krahasuar me protestat disa javore që i kanë dhënë Shqipërisë një imazh ndërkombëtar që nuk ka para e koncert që e krijon. Një imazh, që pasqyron shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë e lufton me dinjitet për vendin e vet,” shprehet Bushati.

Bushati ka shprehur shqetësimin e thellë se politika po refuzon të reflektojë ndaj kërkesave serioze të njerëzve në rrugë, duke thelluar hendekun me popullin. Ai shpjegon se ajo që nisi si një revoltë për mbrojtjen e tokës, plazheve dhe trashëgimisë natyrore, tashmë është shndërruar në një kauzë më të madhe që prek thelbin e demokracisë dhe vendimmarrjes për të ardhmen e Shqipërisë.

Read more:LIVE- “Dha për koncert 4.2 mln euro nga fondi i emergjencës”/ Shpërthen aktivisti: Edi Rama je një xhepist, vjedh edhe lekët e fundit të fukarait për bukë

Duke sulmuar atë që ai i quan “brigada digjitale” që përpiqen t’i ndajnë njerëzit në dy pole, ish-ministri ka shtruar disa pyetje direkte dhe të rënda për llogaridhënien e fondeve publike:

“Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim, ndërsa vendi përballet me probleme më të mprehta ekonomike e sociale? Pse shqiptarët duhet t’i japin miliona euro një kompanie private dhe një artisti që nuk kontribuon në zhvillimin kulturor të vendit? Edhe sa kohë do ta trajtojmë kulturën si spektakël?”

Read more:Revolta e 42-të kundër qeverisë/ “Shteti s’ka Pet Scan, Rama ka 4.2 mln euro për koncertin”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit: Rilindja 2.0? Llogaridhënia 0.0! Jep dorëheqjen (FOTO)

Në mbyllje të reagimit të tij, i cili mban hashtagun #Shqipëriameritonmëshumë, Ditmir Bushati ka nënvizuar se “përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona i koncertit” ka një rëndësi që shkon përtej emrit të artistit, pasi sipas tij, ky rast zbulon lakuriq një model të vjetëruar dhe të dështuar qeverisës.

Lexo edhe
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Tags: #Ditmir bushati #euro #Kanye west #Koncert #Para #Politika #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 23 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin