Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ “Korrupsioni, pengesa kryesore për rrugën drejt BE-së”, Ditmir Bushati për EUalive: Protestat po krijojnë një Shqipëri të re!
Politikë

Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ “Korrupsioni, pengesa kryesore për rrugën drejt BE-së”, Ditmir Bushati për EUalive: Protestat po krijojnë një Shqipëri të re!

• 6 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson valën e protestave në Shqipëri si një moment historik për demokracinë dhe integrimin evropian të vendit.

Në një opinion të publikuar nga EUalive, ai argumenton se mobilizimi qytetar ka krijuar një frymë të re solidariteti, dinjiteti dhe ndërgjegjeje publike.

Sipas Bushatit, jehona që protestat kanë marrë në mediat prestigjioze ndërkombëtare përbën “investimin më të mirë” për imazhin e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Read more:Edhe të vetët i kërkuan të largohet pasi nisën protestat masive, Rama sulmon Spiropalin, Bushatin dhe Daden: Shpirtra të humbur… duan një Shqipëri të re, por…

“Protestat në Shqipëri pasqyrojnë shqetësime të thella që kërkojnë reflektim serioz dhe veprime kuptimplota në lidhje me modelin demokratik dhe zhvillimor të vendit”, shkruan ai.

Bushati thekson se shumica e protestuesve i përkasin brezit të lindur pas viteve ’90, të cilët nuk identifikohen me trashëgiminë e komunizmit apo tranzicionit të gjatë politik. Sipas tij, ky brez kërkon një Shqipëri me mundësi të barabarta, institucione demokratike dhe standarde evropiane.

Në analizën e tij, ish-kryediplomati vlerëson se protestat kanë prodhuar një “çlirim kolektiv emocional” që nuk drejtohet nga partitë politike, por buron nga qytetarët, të cilët kundërshtojnë arrogancën e pushtetit, korrupsionin dhe lidhjet mes politikës, oligarkisë dhe krimit të organizuar.

Read more:Anketa/ SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëve vlerësojnë reformën. SHBA partneri më i besuar

Ai argumenton gjithashtu se Shqipëria nuk ka gëzuar kurrë më parë një mbështetje kaq të madhe ndërkombëtare për një lëvizje qytetare, duke theksuar se vëmendja e mediave të huaja po përqendrohet te kërkesa e shqiptarëve për demokraci funksionale, meritokraci dhe mbrojtje të interesit publik.

Sipas Bushatit, korrupsioni, institucionet e politizuara dhe kapja e aseteve publike janë pengesat kryesore në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa protestat përfaqësojnë dëshirën e qytetarëve për t’i afruar standardet evropiane me realitetin shqiptar.

Read more:Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Lushnje, myfti Gramos Blliku: Solidaritet dhe rëndësia e sakrificës e harmonisë brenda komunitetit

Në përfundim, ai shprehet se fryma e protestës tashmë është më e madhe se vetë demonstratat dhe paralajmëron se injorimi i këtij realiteti vetëm do ta bëjë më të kushtueshëm ndryshimin.

“Shqipëria ka kapërcyer sfida të mëdha duke qëndruar e bashkuar. Ky moment kërkon më shumë patriotizëm, përgjegjësi, etikë, ide, përqendrim forcash dhe guxim. Shqipëria meriton më mirë”, përfundon Bushati.

Lexo edhe
Politikë

96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Politikë

Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë

Tags: #Ditmir bushati #Kryesore #Mediat #Opinion #Partitë politike #shqiperi #Shqiperia #shqiptar #Solidariteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi
  • Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!
  • VIDEO/ 35 ditë protestë në Divjakë, banorët vijojnë qëndresën kundër reformës territoriale: Do të ruajmë identitetin e bashkisë
  • FOTOLAJM/ “Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, mesazhet nëpërmjet pankartave në ditën e 96 të revoltës qytetare
Nga të njëjtat tag-e
  • 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi
  • Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!
  • Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
  • Flakadanë e flamuj kuq e zi/ Protestuesit ‘ndezin’ Tiranën, marshim-protestë në kryeqytet, jehon thirrja: Arresto Ramën, arresto Belindën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 22 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 8 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Shqiptarët protestojnë prej 96 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi me organizimin e qytetarëve në…

• 60 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë

“Gjithë Shqipëria është me ju” dhe “S’keni pranga për të gjithë” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!

Mbahet protesta e 96 qytetarë në vend. Rezistencë, qëndresë prej 96 ditësh. Protestuesit shprehen të vendosur se revolta…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by