Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)
Kronikë

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)

• 13 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 9 turistëve të huaj, në 2 raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja të rënda për jetën e tyre.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në Himarë, pas marrjes së njoftimit nga një spanjolle se i fejuari i saj kishte mbetur në vështirësi në det, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur, ‘Blutë’ organizuan menjëherë operacionin që bëri të mundur shpëtimin e tij.

Ndërkohë në Ksamil, rreth orës 12:45, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë 8 turistëve brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, tip skaf plastik, rrezikonte të fundosej në zonën prapa vendit të quajtur “Tre Ishujt”.

Turistët e huaj, fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar forcat e Policisë që ju kanë ardhur në ndihmë.

Read more:Po lundronte me gomone, 35-vjeçari rrëzohet nga mjeti dhe dëmtohet në këmbë! Del me not në Gjirin e Llamanit! Policia e pikas dhe e dërgon në spital

Njoftimi i Policisë:

DVKM Vlorë-Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja për jetën e tyre.

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë Kufitare bëri të mundur shpëtimin e 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme të ndodhura gjatë ditës së sotme, në Himarë dhe Ksamil.

Në Himarë, pas njoftimit të marrë nga një shtetase spanjolle se i fejuari i saj, shtetasi spanjoll A. G., kishte mbetur në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Read more:“Blinduat godinën me police, trembeni nga vezët”/ Kapri “shpërthen” në Kuvend”: PS “përjashtoi” Shehajn 3 muaj! Po na censuroni, anuluat dhe kërkesat për interpelanca

Brenda një kohe të shkurtër u bë i mundur lokalizimi i tij, nxjerrja nga uji dhe transportimi në mënyrë të sigurt pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë, duke shmangur pasoja për jetën.

Në Ksamil, rreth orës 12:45, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë 8 turistëve brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, tip skaf plastik, rrezikonte të fundosej në zonën prapa vendit të quajtur “Tre Ishujt”.

Falë ndërhyrjes së shpejtë me gomone dhe jet ski, të gjithë turistët u shpëtuan, ndërsa mjeti lundrues u rimorkua në mënyrë të sigurt drejt plazhit “Puerto Rico”, në Ksamil.

Read more:Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

Të dyja ndërhyrjet u përmbyllën me sukses, pa pasoja për jetën apo shëndetin e turistëve, të cilët shprehën mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për profesionalizmin, gatishmërinë dhe reagimin në kohë të shërbimeve të Policisë Kufitare.

Policia Kufitare mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës në det dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e mjeteve të sigurisë, si dhe shmangien e lundrimit në zona që paraqesin rrezik.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Kronikë

Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)

Tags: #Familje #gomone #Himarë #Jet ski #Ksamil #Policia #policia kufitare #turiste #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
  • Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)
  • Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik
  • Avokati i Popullit inspektim në burgun e Shënkollit: Kushte ç’njerëzore! Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital, e jo burg me dy psikiatër (VIDEO)
  • I dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, Selmani në Apelin e GJKKO: Jam i pafajshëm! E ëma e viktimës: Të dënohet me 28 vite burg, ose më sillni djalin në shtëpi! Shtyhet vendimi
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
  • Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)
  • Siguria në plazhe, policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara
  • Protestat/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar
  • “Blinduat godinën me policë, trembeni nga vezët”/ Kapri “shpërthen” në Kuvend”: PS përjashtoi Shehajn 3 muaj! Po na censuroni, anuluat kërkesat për interpelanca
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 37 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 10 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë të hënë pranë antenave në zonën e Llamanit, mes…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Limionit, në lagjen nr. 4 të…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot 4 persona për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Ndoc…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by