Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nëse duam që ripërtëritja të mos kthehet në ripërtypje, të shohim realitetin” – Murrizi kritika ndaj Berishës para mbledhjes së PD: Nxiri emrat, mos na shit moshën si sukses! Boll me eunukë e minj politikë që marrin urdhra me WhatsApp
Politikë

“Nëse duam që ripërtëritja të mos kthehet në ripërtypje, të shohim realitetin” – Murrizi kritika ndaj Berishës para mbledhjes së PD: Nxiri emrat, mos na shit moshën si sukses! Boll me eunukë e minj politikë që marrin urdhra me WhatsApp

• 14 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka lëshuar një lumë kritikash të ashpra në drejtim të kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe lidershipit të partisë, përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur për të mërkurën e 15 korrikut. Përmes një reagimi të fortë, Murrizi kërkon transparencë për emrat e kandidatëve për postet drejtuese, ndërsa sulmon ashpër ata që i quan “parazitë politikë” dhe deputetë pa vota.

Murrizi i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Berishës që t’i bëjë publike kandidaturat që sot, duke ironizuar rrethanat që shoqërojnë procesin.

Read more:“’Sulltani i kuq’ shton ngjyra haremi në Kryeministri”/ Berisha nxjerr fotot: Qindra mijëra euro të shpenzuara! Ngjyra të tilla shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal

“Nxiri emrat Doktorr para mbledhjes se nuk ti ‘vret’ kush rri pa merak, vetem po i ‘vrau’ LOPA se tren nuk ka më”, shkruan ai, duke kujtuar mbledhjen për Kryesinë ku sipas tij, shumica e Këshillit nuk njihte as 10-15 emra nga 60 të propozuarit. Më tej, ai ka ironizuar premtimet për “rinovim” të partisë bazuar te mosha e re e anëtarëve: “Dhe kte ‘risin’ e moshes mesatare Doktorr që këshilli kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç na e kurse si ‘arritje’ se MOSHA është kriter ‘suksesi’ vetëm në SPORT dhe shtëpitë publike, por kurrë në POLITIKË”, u shpreh ai.

Murrizi ka shpërthyer edhe ndaj deputetëve dhe drejtuesve që hyjnë në lista të mbyllura apo emërohen pa votë në qarqe, duke i akuzuar se kanë dështuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 majit 2025.

Read more:“Rama Spak you!”/ Protestuesit mbushin plot rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Parlamenti i krimit

“Çfarë nevoje ka PD për të mbajtur në kupolën e saj njerëz të pa votuar ose njerëz që kanë FRIKË VOTËN si djalli temjanin? Kjo kategori nuk është në opozitë, por në komoditetin e një pushteti hibrid”, deklaron ai.

Sipas tij, Këshilli Kombëtar duhet të diskutojë hapur për situatën e rëndë të PD-së dhe të mbajë qëndrim për protestat, duke kërkuar shkuljen e sistemit zgjedhor të vitit 2008 që sipas tij ka shërbyer si “mocal për të rritur minj politikë”.

Read more:Kur ishte në opozitë, Rama i quante aferë korrupsioni 1 mln euro pa procedurë për koncertet e Pavarësisë, sot i jep 4 mln euro Kanye West. Metamorfoza e kryeministrit (VIDEO)

“Nëse duam që RIPËRTËRITJA të mos na kthehet në RIPËRTYPJE dhe nga ripërtypja vjen ‘vjellja’ qytetare, PD duhet të shohë realitetin në sy. Koha e këllirave duhet të marrë fund ose ndryshe do fundosemi të gjithë për hatër të një grushti eunukësh”, mbyll reagimin e tij të ashpër Myslim Murrizi.

Lexo edhe
Politikë

“Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump

Politikë

“Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet

Tags: #Para #pushteti #sali berisha #Sport #Transparencë #Whatsapp #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump
  • “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet
  • Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Hasimja: Protesta e ka arritur qëllimin, “shkollë vere demokracie” për të rinjtë
  • Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së
  • Vajza e Mirush Kabashit futet në politikë/ Garon për Këshillin Bashkiak në Kanada: Mbështes protestat në Shqipëri, qytetarët po ngrenë zërin!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump
  • Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së
  • Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar, ja ku do të mbahet aktiviteti
  • “S’na duhen ‘koka turku’, por pasuritë e sekuestruara!”/ A do të rëndohet pozita e Ballukut? Artan Hoxha: Ka rrethana të tjera që Rama mbron Ballukun. Ja çfarë pritet të bëjë SPAK
  • Në 30 vite ndërtimet zaptuan mbi 40 mijë të oborreve të shkollave në Shkodër, Benet Beci: Do i lirojmë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’ 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga New Jersey për televizionin “News24”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta…

• 8 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Hasimja: Protesta e ka arritur qëllimin, “shkollë vere demokracie” për të rinjtë

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar vijimësinë e protestës opozitare dhe ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare,…

• 8 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by