Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Më përmend familjarët, por s’ke guxim për ‘Osmanin’”/ Debat i ashpër mes Kaprit dhe Ballës në Kuvend, socialisti: Mbylle gojën! E ke mizën nën kësulë, o gënjeshtar me pagesë
Politikë

“Më përmend familjarët, por s’ke guxim për ‘Osmanin’”/ Debat i ashpër mes Kaprit dhe Ballës në Kuvend, socialisti: Mbylle gojën! E ke mizën nën kësulë, o gënjeshtar me pagesë

• 16 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetit të Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, gjatë diskutimeve në Kuvend, ku palët kanë shkëmbyer akuza të forta lidhur me ligjin për tokën bujqësore dhe çështjet e pronësisë.

Balla ka akuzuar Kaprin për deklarata të pavërteta dhe për sulme politike, duke e cilësuar atë si “gënjeshtar me pagesë” dhe duke i kërkuar të paraqesë prova për akuzat e tij.

Read more:“Mazhoranca shkoi në Strasburg të luante letra”/ Redi Muçi paralajmëron Ballën: Dridhu Milord! Nuk ke më përballë Saliun, por rininë shqiptare

“Gënjeshtar me pagesë, do të mbahesh mend si mbajtës çante i një deputeti tjetër. Mbylle gojën. Erdhe, bëre një gabim dhe u kape me presh në dorë”, deklaroi Balla.

Ai mbrojti paketën ligjore për bujqësinë dhe tokën bujqësore, duke thënë se ndryshimet janë pjesë e detyrimeve të Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian.
“Nëse thua se ky ligj është bërë me porosi, i bie që paskam korruptuar edhe BE-në. Këto ligje janë pjesë e një pakete të rëndësishme për përafrimin me standardet europiane”, u shpreh Balla.

Read more:Sot seancë plenare, opozita bojkoton sërish! Nga interpelanca me ministrin e Financave, te vlerësimi i punës së një sërë institucioneve të pavarura, ç’përmban rendi i ditës

Deputeti socialist hodhi akuza edhe ndaj opozitës lidhur me çështjet e pronave në Vlorë, duke përmendur emrin e Agron Shehajt dhe duke pretenduar për përfshirje në konflikte pronësie.

Në replikë, deputeti Erald Kapri e akuzoi Ballën se po përdor familjarët si mjet presioni politik.
“Kurrë nuk kemi përmendur familjarë. E bëri Taulant Balla, sepse më bën shantazh duke më përmendur mua familjen. Përdorni gjithçka për të frikësuar dikë për mendimin e tij”, tha Kapri.

Read more:“Me paratë që i dhe amerikanit do të kishe blerë 57 ambulanca dhe 5000 kondicionerë për spitalet”/ I moshuari: Me këtë kryeministër s’do t’i kemi dot pajisjet

Ai e sfidoi Ballën për çështjet e pronave në Vlorë dhe akuzoi mazhorancën se po shmang përgjegjësitë duke i kujtuar tokën e dhënë nga qeveria për një investim strategjik ndaj aktorit Burak Ozçivit i njohur si “Osmnai” për publikun shqiptar.
“Nuk pate guxim të flisje për “Osmanin” që mori tokë në Vlorë dhe për familjet që kërkojnë të drejtat e tyre të pronësisë. Përballë na ke dhe përballë do të na kesh. Do ta shohësh kush do të largohet më herët nga politika”, deklaroi Kapri.
Debati vijoi me tone të larta, ndërsa palët u përplasën për ligjin e tokës, pronat në zonën e Vlorës dhe akuzat për lidhje mes vendimmarrjeve politike dhe interesave private.

Lexo edhe
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Tags: #Investim #kuvend #Politika #Private #pronat #qeveria #shqiptar #taulant balla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Nga të njëjtat tag-e
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin