Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog
Editoriale

Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog

• 16 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shitja e tokës bujqësore të huajve si në Evropë?

Seriozisht e ke?

Dëgjova një kuvendar që tha sot në Kuvend me retorikë patetike se ndryshimi i ligjit që lejon shitjen e tokës së huajve bëhet për të afruar dhe njehsuar legjislacionin e Shqipërisë me atë evropian në kuadrin e integrimeve evropiane.

Qenka një sukses pra! Kështu i mbyllkan kapituj këta? Qenka me mbyll vërtet kapitullin e marrëdhënies së shqiptarit me tokën!

Read more:A do dërgojë SPAK kërkesë të re në Kuvend për arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Jemi të qartë në atë që kemi kërkuar, hetimet po vijojnë. Do të kemi njoftim!

Hap kapitull, mbyll kapitull!

Tani kuptova shumë!

E ke gabim shok, zotëri, çfardo qofsh komunist, ballist, zogist, agrarist, ambjentalist, a çfardo!

E para, nëse duhet ndryshuar ligji, duhet negociuar që ky modifikim që lejon shitjen e tokës së huajve mund të bëhet dhe të hyjë në fuqi vetëm pasi Shqipëria të hyjë në BE, sepse poqese ndodh përpara ka efekte të tjera.

E dyta, patjetër integrim evropian, ligji mund të lejojë shitjen të huajve të tokës, por më përpara barazoni ligjin e tokës dhe të pronës në Shqipëri me ligjet evropiane. Pra, kthejani tokën pronarëve të saj, atyre që e kanë pasur dhe pastaj ata po të duan ta shesin. Jo pasi keni bërë një ligj superkomunist mbi tokën, ndarë në ngastra, tani mbi atë vendosni një ligj gjoja evropiane. Mashtrim i madh historik me pasoja të rënda!

Read more:“Na ka zili e gjithë bota për korrupsionin”, i moshuari ironizon në protestë: Rama është nëna e të këqijave! Të shpallet non-grata

E treta, doni ta bëni ligjin si në Evropë, pra toka t’u shitet edhe të huajve, patjetër, tregu i tokës si çdo treg, por më parë siguroni si në Evropë mbështetjen për bujkun, agrikultorin, bëjeni bujkun shqiptar fermer si në Evropë dhe aplikoni ndihma si në Evropë për fshatarin bujqësor shqiptar. Pastaj shihni si e shet tokën ai!

E katërta, patjetër ligjet si në Evropë, por ju po negocioni që edhe të drejtën e vetos ta merrni me një vonesë, pas një faze përgatitore, përse nuk thoni një fjalë që tregu i tokës i hapur ndaj të huajve, edhe ai të marrë veprim pas disa dekadash, kur edhe bujqësia të mund t’i shpëtojë rrënimit ku e keni futur në këto dekada?

Read more:Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura

E pesta, pse njësoj e shet tokën sa një parcelë një bujk i varfër shqiptar që s’ka as mekanikë, as financa, as fuqi punuese se çunat dhe gocat i kanë ikur në emigrim, dhe një fermer gjerman ta zemë që i ka të gjitha këto, apo polak, hungarez, etj. që ta shtyp kokën me autokombajna ultramoderne? Dini të krahasoni apo jo?

E gjashta, po si në BE, qeveria iu ka dhënë model zhvillimi bujqëve dhe blegtorëve, u ka hapur tregje, apo e përmbyt tregun shqiptar me zarzavate me pesticide të ardhura nga dreqi. Apo ka kontrolle si në Evropë për produktet e huaja? Se kështu fshatari i varfër shqiptar do ta shesë tokën për pesë kacidhe para një të huaji afendiko, sepse nuk ka se çfarë e bën atë. Tregu i përmbytur nga produkte të huaja. Do ta shesi tokën sikurse sheh votën!

E shtata, a është argument se meqë Agron Shehaj paska blerë vilë dhe truall përreth saj në Itali, atëhere edhe bujqit shqiptarë duhet të kenë tani një ligj që u lejon shitjen e tokës bujqësore të huajve… Cfarë logjike!

Read more:Blushi në PE: Fondet IPARD janë keqpërdorur, kërkohet hetim për abuzimet dhe transparencë nga BE

E dini more se sa përqind e tokës bujqësore në Itali mund të ketë pronar të huaj? Kodrat, fushat e Toskanës, Siçilisë, Lombardisë, etj., lulëzojnë nga fakti se bujqësia atje është e zhvilluar, jo e lënë në mëshirë të fatit nga politika si këtu dhe italiani të jep zemrën, por jo tokën.

Kështu duan ta diskreditojnë idenë e integrimit evropian? Se nuk kam shpjegim tjetër!
Kur dëgjova atë arsyetim bosh, thjesht gjoja juridik, thjesht pa asnjë logjikë krahasuese, pa i hyrë në thelb problemit, krejt manipulues, më erdhën lotë zëmërimi në sy!

Lexo edhe
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Tags: #agron shehaj #Bujqësia #Bujqit #itali #Kontrolle #kuvend #Mashtrim #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi ka…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë…

• 1 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Revolta si shpresa e fundit – Ide

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhunën sistematike e…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin