Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Balluku e Manastirliu qeshën në Kuvend me fatkeqësinë!”/ Familja e Martin Canit mesazh Ramës nga protesta e 48-t: Mos e përdorni emrin e djalit tonë për propagandë. E vranë institucionet!
Politikë

“Balluku e Manastirliu qeshën në Kuvend me fatkeqësinë!”/ Familja e Martin Canit mesazh Ramës nga protesta e 48-t: Mos e përdorni emrin e djalit tonë për propagandë. E vranë institucionet!

• 17 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Familja e të ndjerit Martin Cani përcolli një mesazh nga protesta e 48-të para Kryeministrisë, ku shprehu indinjatën për mënyrën se si, sipas saj, emri i djalit të tyre po përdoret për propagandë politike, ndërsa përgjegjësia institucionale mbetet e paadresuar.

Në deklaratën e lexuar gjatë protestës, familja theksoi se realiteti është krejt ndryshe nga ai që, sipas saj, paraqitet nga qeveria.

Read more:“Mijëra njerëz protestojnë në Tiranë”/ “The Independent”: Dua Lipa shpreh mbështetje për “Revolucionin e Flamingove”

“Fëmijët vazhdojnë të vriten dhe institucionet vazhdojnë të dështojnë. Tragjeditë nuk po ndalen. Vrasjet e të miturve nuk janë ndalur pas mbylljes së TikTok-ut. Rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjes së të rinjve, por mungesa e arsimit, përgjegjësisë dhe dështimi institucional”, thuhet në mesazh.

Familja ngriti edhe disa pyetje drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke vënë në dyshim masat e propozuara për rritjen e sigurisë në shkolla.

Read more:Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur (VIDEO)

“Kamerat nuk e shpëtuan Martinin dhe nuk do të shpëtojnë fëmijët e tjerë. Pse nuk ka kërkuar falje për dështimin e sistemit që ai drejton? Pse nuk na ka takuar? Ne kemi parë vetëm përdorimin e tragjedisë sonë”, thuhet më tej në deklaratë.

Gjithashtu, familja ngriti shqetësimin për mungesën e një pajisjeje mjekësore jetike në Spitalin e Traumës.

Read more:“Na ka zili e gjithë bota për korrupsionin”, i moshuari ironizon në protestë: Rama është nëna e të këqijave! Të shpallet non-grata

DEKLARTA
Familja Cani shpreh indinjatën e thellë se si Rama përdor emrin e djalit tonë të ndjerë për propagandë, duke shmangur përgjegjësinë e institucioneve. Realiteti është krejt tjetër, fëmijët vazhdojnë të vriten dhe institucionet dështojnë. Tragjeditë s’po ndalen. Vrasjet e të miturve nuk po ndalojnë pas mbylljes së Tik-Tok-ut. Rrjete sociale nuk janë shkak i vrasjes së të rinjve, por mungesa e arsimit, e përgjegjshmërisë institucionale. Vendosja e kamerave në shkolla se zgjidh problemin. Kryeministri foli për smart city në shkolla dhe vendosjen e kamerave duke thëne se algoritmit bën atë që thotë masa. Kamerat se shpëtuan Martinin dhe fëmijë të tjerë. Pse nuk ka kërkuar falje për dështimi e atij sistemi që ai drejton? Pse s’na ka takuar ? Kemi parë vetëm përdorim të tragjedisë tonë. Pse nuk u ble pajisja për të dëmtuar zemrën në spitalin e Traumës. Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë. Nuk shpëtojnë jetën kamerat! Pse nuk reagoi Rama kur qeshi në Kuvend ministrja Manastirliu, apo Balluku? Pse nuk ndërhyri? Ky ishte respekti? Policia se bëri detyrën, arma e krimit u gjet nga një qytetar. Hetimi nuk do të ishte i thumbuar. Ky është dëshmi e dështimit të strukturave të rendit.

Lexo edhe
Politikë

LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!

Politikë

“Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët

Tags: #Edi Rama #Familja #Femije #Fëmijët #kuvend #martin cani #Para #Policia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!
  • “Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
  • Protestuesit citojnë raportin e KE për Ballukun/ Lika: Thuhet se qeveria dhe Parlamenti penguan SPAK. Jemi këtu për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e saj
  • Incident para Kryeministrisë/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston (Pamjet)
  • “Ejani në protestë!”/ I riu thirrje nga tubimi para Kryeministrisë: Shqipëria meriton të njihet për arritjet, jo për skandalet!
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!
  • “Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
  • Protestuesit citojnë raportin e KE për Ballukun/ Lika: Thuhet se qeveria dhe Parlamenti penguan SPAK. Jemi këtu për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e saj
  • “Ejani në protestë!”/ I riu thirrje nga tubimi para Kryeministrisë: Shqipëria meriton të njihet për arritjet, jo për skandalet!
  • Incident para Kryeministrisë/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston (Pamjet)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt! 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Ju erdhi fundi! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!

Qytetarët që marrin pjesë në protestë zhvilluan një marshim në rrugët pranë stadiumit “Air Albania”, duke vijuar aksionin…

• 22 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët

Protestuesit nuk ndalen, vazhdojnë marshimin e tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me thirrje për largimin e kryeministrit…

• 22 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestuesit citojnë raportin e KE për Ballukun/ Lika: Thuhet se qeveria dhe Parlamenti penguan SPAK. Jemi këtu për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e saj

Aktivisti Edison Lika lexoi raportin e KE për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Ai u ndal tek…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by