Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin! Të rinjtë vihen nën hetim (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin! Të rinjtë vihen nën hetim (EMRAT+VIDEO)

• 18 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

ELBASAN– Dy persona janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Osman Stafa, për shkak se ky i fundit filmoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin nga një kompani.

33-vjeçari Renald Toli dhe 31-vjeçari Ardjan Bici po hetohen tashmë për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”, ndërsa gazetari Stafa pretendon në rrjetet sociale se të dy të rinjtë e kanë ndjekur me makinë, duke i prerë rrugën dhe kanë nisur ta kërcënojnë. E gjithë kjo skenë, dyshohet të ketë ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan.

“Ndalimi që m’u bë në mes të rrugës i ngjan një akti mafioz”,- thekson Stafa.

Read more:Përfshihet nga flakët biznesi i ‘Neranxi’-t në Elbasan

“Gjatë dokumentimit të një rasti të nxjerrjes së inerteve në lumin Shkumbin, u përballa me një situatë që e konsideroj një përpjekje për intimidim dhe një kërcënim të hapur. Ndalimi që m’u bë në mes të rrugës i ngjan një akti mafioz. Pas filmimeve, një automjet më ndoqi dhe më preu rrugën. Për këtë ngjarje kam depozituar kallëzim në Policinë e Elbasanit”,- shkruan gazetari.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e para hetimore dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndaj shtetasve R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A. B., 31 vjeç, banues në Librazhd.

Read more:Po raportonte nga protesta/ Gazetari Osman Stafa tregon se si u sulmua nga dy persona: E qëllimshme! Nuk intimidohem, askush s’ma mbyll dot gojën!

Më datë 17.07.2026, rreth orës 14:00, në Sallën Operative të Policisë ka njoftuar shtetasi O. S., gazetar, i cili ka deklaruar se, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, është ndjerë i kanosur nga dy shtetas që udhëtonin me një automjet.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe administrimit të provave, nisi procedimi penal ndaj dy shtetasve për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Read more:LIVE-Përplasje para Kuvendit, efektivët shtyhen me protestuesit! FNSH vendoset gardh, çahet kordoni i policisë

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)

Kronikë

I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

Tags: #Ardjan Bici #automjet #Elbasan #Gazetar #Kanosje #Kërcënim #lumi shkumbin #Osman Stafa #Renald Toli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)
  • I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)
  • Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
  • Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)
  • Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj për EuReporter: Ende nuk e kam humbur shpresën
Nga të njëjtat tag-e
  • Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)
  • Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
  • Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin
  • Ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba drejt një makine në Mat! Gjendet i djegur automjeti i autorëve (VIDEO)
  • Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta mbarëkombëtare në Tiranë/ Emigrantja nga Italia: Na thanë që jemi dele, në shesh janë luanë dhe luanesha! Në revoltë deri rrëzimin e Ramës… 7 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)

Një konflikt në banesën e një gruaje në Rrogozhinë përfundoi me nxjerrjen e një kallashnikovi dhe kërcënime për…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

Ardian Muka, 56 vjeç, nga Gërdeci, u arrestua nga Policia e Vorës pasi kërcënoi me jetë kushëririn dhe…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)

Një llogari e hapur me drejtësinë prej 2017-ës ka çuar në pranga një shqiptarë në Angli, pasi ishte…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by