Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U shpëtuan nga mbytja afër Sazanit, largimi me gomone i 11 emigrantëve u organizua nga një afgan! 43-vjeçari i huaj i futi nga Greqia me një shqiptar (VIDEO)
Kronikë

U shpëtuan nga mbytja afër Sazanit, largimi me gomone i 11 emigrantëve u organizua nga një afgan! 43-vjeçari i huaj i futi nga Greqia me një shqiptar (VIDEO)

• 18 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Largimi me gomone drejt Italisë e 11 emigrantëve të huaj, të cilët rrezikuan të mbyteshin pranë ishullit të Sazanit, ishte i organizuar nga një egjiptian, po ashtu i pranishëm në mjetin lundrues në momentin e shpëtimit nga Forcat Delta dhe Policia Kufitare.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 të huajve, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shqiptar, për të cilin policia po punon për ta identifikuar.

43-vjeçari nga Afganistani është arrestuar, ndërsa janë vënë nën hetim 10 emigrantët e tjerë nga Haiti, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Liberia.

Read more:Dështon ‘arratisja’ e 11 emigrantëve nga Vlora drejt Italisë, gomonia pëson avari 8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës! Policia në kërkim të trafikantëve (Video)

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme pranë ishullit të Sazanit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin M. E., 43 vjeç, nga Afganistani, i cili ndodhej në gomone.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, 10 shtetasit e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti, që u gjetën në bordin e gomones.

Read more:Nga Greqia në SHBA, nis shpërndarja e teksteve shqipe falas në 15 vende të diasporës

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi M. E., në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar nga Greqia futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të këtyre shtetasve, nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Më pas, në Seman të Fierit, ai kishte marrë gomonen e lënë në dispozicion nga shtetasi shqiptar dhe do të transportonte drejt Italisë 10 emigrantët nga vendet e treta.

Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e shtetasit shqiptar të përfshirë, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë tentativë për kontrabandimin e emigrantëve nga vendet e treta drejt Italisë.

Read more:Fier, shtohen rastet e sëmundjeve të lëkurës, dermatologu: Melanoma prek edhe të rinjtë! Mbrohuni nga dielli

——————————

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Kronikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!

Tags: #emigrante #Emigrantët #Fier #gomone #Greqia #Kalim #Pakistani #Para #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës
  • Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!
  • Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur
  • Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit
  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve (VIDEO)
  • Dyshohet se kultivoi 80 bimë kanabisi në tokë shtetërore, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër (VIDEO)
  • Objektet e ndërtuara pa leje, Bashkia e Vlorës vijon aksionin për shembjen e tyre (VIDEO)
  • Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
  • ‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 16 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 7 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 7 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 4…

• 55 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!

Këshilltari i PS në Bashkinë Tiranë, Alfred Muharremi dhe avokati Klodian Reçi diskutuan sot në emisionin ‘Studio Live’…

• 55 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë kryqëzimit të Gocajve, në…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by