Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dështon ‘arratisja’ e 11 emigrantëve nga Vlora drejt Italisë, gomonia pëson avari 8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës! Policia në kërkim të trafikantëve (Video)
Kronikë

Dështon ‘arratisja’ e 11 emigrantëve nga Vlora drejt Italisë, gomonia pëson avari 8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës! Policia në kërkim të trafikantëve (Video)

• 17 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

11 emigrantë me origjinë nga vende të Afrikës, Azisë dhe Karaibeve tentuan të largoheshin drejt Italisë me një gomone, por mjeti lundrues pësoi avari në det pak orë pasi ishin nisur nga brigjet e Vlorës.

Emigrantët janë nisur me gomone nga një vend që ende nuk është përcaktuar ekzaktësisht nga policia, por rreth 8 milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë mjeti lundrues nisi të fuste ujë.

Të rrezikuar nga mbytja, ata lëshuan sinjalin SOS. Menjëherë u aktivizuan mjetet lundruese të Delta Forcës dhe të Policisë Kufitare, të cilat lokalizuan gomonen dhe shpëtuan të 11 personat që ndodheshin në bord.

Sipas Policisë, emigrantët janë nga Haiti, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Liberia.

Read more:Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)

Pas shpëtimit, të lodhur, por në gjendje të mirë shëndetësore, ata priten me ujë dhe ushqim, ndërsa më pas do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore. Teksa zbresin nga skafi i policisë kufitare në Triport të Vlorës dhe hipin në furgonin e policisë, ata deklarojnë se destinacioni i tyre ishte Italia.

Sipas autoriteteve, monitorimi i hapësirës detare me radarë tregon se gjatë 48 orëve të fundit nuk është konstatuar asnjë tentativë për të lëvizur drejt ujërave ndërkombëtare.

Në momentin e ndërhyrjes, në gomone ndodheshin vetëm emigrantët. Gjithsesi ka dyshime se mund të ketë persona të tjerë që janë përfshirë në trafikimin e emigrantëve. Ndaj emigrantët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, ku po merren në pyetje për të zbardhur itinerarin që kanë ndjekur dhe mënyrën se si siguruan mjetin lundrues.

Read more:“Protestat, përmasa të pazakonta kundër Ramës, marrin pjesë mijëra qytetarë”, The Guardian: Demonstruesit, pa parti politike! Akuza “elitave” për korrupsion

Hetimet janë përqendruar në identifikimin e personave që dyshohet se kanë organizuar këtë tentativë të kalimit të paligjshëm te kufirit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:33

Gomonia me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen, Policia: Nga monitorimet me dron nuk është konstatuar asnjë tentativë për të lëvizur drejt ujërave ndërkombëtare

Policia kufitare ka reaguar për shpëtimin e 11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan mbytjen në brigjet e Vlorës.

Në njoftimin zyrtar policia shprehet se nga monitorimi i hapësirës detare me radarë gjatë 48 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë tentativë të mjeteve lundruese për të lëvizur drejt ujërave ndërkombëtare.

Read more:Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon

Ndërkohë sa i përket gomones që po lëviznin blutë thonë se, mjeti lundrues kishte një sasi të vogël dhe të pamjaftueshme karburanti në serbator.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, menjëherë pas marrjes së kërkesës për ndihmë, përmes një telefonate nga një numër grek, rreth orës 07:30 të ditës së sotme, se disa emigrantë rrezikonin të mbyteshin në det, në veri të ishullit të Sazanit, u nisën drejt zonës së sinjalizuar.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë Kufitare, Rojes Bregdetare dhe Guardia di Finanza (GDF), u bë i mundur lokalizimi i gomones në hapësirën detare dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 11 emigrantëve nga vende të ndryshme.

Read more:“Po detyron edhe nxënës të shkojnë, e turpshme” Qytetari: Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e kanë bojkotuar koncertin. Rama dhe PS, do e mbushin me patronazhistët

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se mjeti lundrues ishte një gomone me përmasa të vogla (rreth 3 metra me motor 25 KF), me sasi të vogël dhe të pamjaftueshme karburanti në serbator.

Gjithashtu, nga monitorimi i hapësirës detare me radarë rezulton se gjatë 48 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë tentativë të mjeteve lundruese për të lëvizur drejt ujërave ndërkombëtare.

Grupi i posaçëm hetimor, i ngritur për këtë rast, vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Lexo edhe
Kronikë

Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe

Kronikë

Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Tags: #Brigjet #Dron #emigrante #Emigrantët #gomone #Guardia di finanza #Italia #operacion shpetimi #policia kufitare #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe
  • Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat
Nga të njëjtat tag-e
  • Greva në Greqi, pezullohet puna për 4 orë në 4 pika kufitare shqiptare
  • Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës! Dogana e Vërmicës aplikon procedura të përshpejtuara (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 10 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe

6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative.…

• 24 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Report Tv ka siguruar videon e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, kanë rrethuar makinën e…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by