Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U shpëtuan nga mbytja afër Sazanit, largimi me gomone i 11 emigrantëve u organizua nga një afgan! 43-vjeçari i huaj i futi nga Greqia me një shqiptar (VIDEO)
Kronikë

U shpëtuan nga mbytja afër Sazanit, largimi me gomone i 11 emigrantëve u organizua nga një afgan! 43-vjeçari i huaj i futi nga Greqia me një shqiptar (VIDEO)

• 18 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Largimi me gomone drejt Italisë e 11 emigrantëve të huaj, të cilët rrezikuan të mbyteshin pranë ishullit të Sazanit, ishte i organizuar nga një egjiptian, po ashtu i pranishëm në mjetin lundrues në momentin e shpëtimit nga Forcat Delta dhe Policia Kufitare.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 të huajve, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shqiptar, për të cilin policia po punon për ta identifikuar.

43-vjeçari nga Afganistani është arrestuar, ndërsa janë vënë nën hetim 10 emigrantët e tjerë nga Haiti, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Liberia.

Read more:Dështon ‘arratisja’ e 11 emigrantëve nga Vlora drejt Italisë, gomonia pëson avari 8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës! Policia në kërkim të trafikantëve (Video)

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme pranë ishullit të Sazanit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin M. E., 43 vjeç, nga Afganistani, i cili ndodhej në gomone.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, 10 shtetasit e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti, që u gjetën në bordin e gomones.

Read more:Nga Greqia në SHBA, nis shpërndarja e teksteve shqipe falas në 15 vende të diasporës

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi M. E., në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar nga Greqia futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të këtyre shtetasve, nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Më pas, në Seman të Fierit, ai kishte marrë gomonen e lënë në dispozicion nga shtetasi shqiptar dhe do të transportonte drejt Italisë 10 emigrantët nga vendet e treta.

Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e shtetasit shqiptar të përfshirë, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë tentativë për kontrabandimin e emigrantëve nga vendet e treta drejt Italisë.

Read more:Fier, shtohen rastet e sëmundjeve të lëkurës, dermatologu: Melanoma prek edhe të rinjtë! Mbrohuni nga dielli

——————————

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Gazetari Osman Stafa kallëzim në polici: Mora mesazh kërcënues në rrjetet sociale! Nisin hetimet, reagon opozita: Autorët të dalin para drejtësisë

Kronikë

Kontrolle me urdhër të SPAK në burgun e Bradasheshit, zbulohet alkool dhe një pajisje për përhapjen e internetit

Tags: #emigrante #Emigrantët #Fier #gomone #Greqia #Kalim #Pakistani #Para #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gazetari Osman Stafa kallëzim në polici: Mora mesazh kërcënues në rrjetet sociale! Nisin hetimet, reagon opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
  • Kontrolle me urdhër të SPAK në burgun e Bradasheshit, zbulohet alkool dhe një pajisje për përhapjen e internetit
  • Ilir Meta jashtë kafazit vetëm për një seancë, Apeli i GJKKO i pranon kërkesën! Krah avokatit në gjyqin për pezullimin e afateve të paraburgimit
  • Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)
  • Përplaset nga makina teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën 69-vjeçari në Elbasan
Nga të njëjtat tag-e
  • Bie numri i nxënësve në disa qytete, shkollat e fshatrave drejt mbylljes! Surprizon Lushnja, regjistron afro 300 nxënës më shumë se vjet
  • “Mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jepe dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh
  • “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!
  • “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbi: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!
  • Tensione dhe përplasje fizike në protestën te Zogu i Zi! Shoqërohen 10 aktivistë, tubimi transferohet te komisariati nr.1 (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Gjyqtari i GJKKO paralajmëron: Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale për pagat. Prokuroria e Beratit ka nisur hetim për punonjësit e Thesarit 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Gazetari Osman Stafa kallëzim në polici: Mora mesazh kërcënues në rrjetet sociale! Nisin hetimet, reagon opozita: Autorët të dalin para drejtësisë

Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar në Polici se ka marrë një mesazh kërcënues në llogarinë e tij në…

• 21 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Kontrolle me urdhër të SPAK në burgun e Bradasheshit, zbulohet alkool dhe një pajisje për përhapjen e internetit

Në burgun e Bradasheshit është zhvilluar një kontroll i urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ilir Meta jashtë kafazit vetëm për një seancë, Apeli i GJKKO i pranon kërkesën! Krah avokatit në gjyqin për pezullimin e afateve të paraburgimit

TIRANË– Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për herë të parë qëndroi jashtë kafazit të qelqtë gjatë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by