Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali
Sociale

Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

• 18 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tre programe të reja studimi me diploma të dyfishta ofron këtë vit Departamenti i Gjuhës Italiane, në bashkëpunim me universitete prestigjioze në Peruxhia, Siena dhe Viterbo. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka prezantuar risitë e këtij viti akademik, që synojnë t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, duke ndërlidhur njohuritë gjuhësore me teknologjinë.

“Besoj se të gjithë e dinë që tashmë bota dixhitale dhe teknologjitë janë kryefjala e ditës. Prandaj, Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale ishte një program studimi jashtëzakonisht i domosdoshëm për t’u ofruar. Studentët do të marrin njohuri jo vetëm në fushat gjuhësore, filologjike, letrare dhe në mësimdhënien e gjuhës së huaj, por edhe në teknologjitë informatike të aplikuara në disiplinat shoqërore dhe në mësimdhënien e gjuhës italiane”, tha pedagogia Mirela Papa.

Read more:“Rama ka ndërtuar vilën në Surrel me para të pista, 400 mijë euro i bën vetëm kondicionimi”/ Shehaj: Merren me vilën time, por unë s’kam çfarë fsheh

Studentët do t’i zhvillojnë dy vitet e para të studimeve në Shqipëri, ndërsa vitin e tretë do ta kryejnë në një prej universiteteve në Itali. Pedagogia Mirela Papa sqaron se për këtë periudhë, studentët mund të përfitojnë nga bursat Erasmus, të cilat do i mbështesin financiarisht gjatë qëndrimit në vendin fqinj.

“Studentët që do të zgjedhin të kryejnë vitin e tretë në Itali dhe të marrin diplomën e dyfishtë, do të kenë mundësi të aplikojnë për një bursë Erasmus. Bursat janë gjashtëmujore, me të drejtë rinovimi edhe për gjashtë muaj të tjerë. Studentë do paguajnë vetëm tarifën e shkollimit të Universitetit të Tiranës”, shtoi ajo.

Read more:Nga 27 korriku, maturantët zgjedhin 10 degët e preferuara! Për herë të parë fatura e aplikimit do të ngarkohet online

Në përfundim të studimeve, të rinjtë pajisen me diploma të dyfishta.

“Studentët do të kenë mundësi të punësohen në institucione që merren me krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore në format dixhital, në institucione që kanë në fokus e-learning dhe përdorimin e teknologjive në mësimdhënie dhe në proceset e të nxënit, si edhe në kompani që merren me prodhimin e programeve kompjuterike për menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore”, tha Papa.

Read more:Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban – Blog

Maturantët që kanë përfunduar me sukses provimet e maturës shtetërore do të zgjedhin 10 preferencat e tyre, nga 27 korriku deri më 1 gusht.

Lexo edhe
Sociale

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

Sociale

Në zonat malore priten reshje shiu…parashikimi i motit për sot

Tags: #bota #Fokus #Gjuha #gjuhe e huaj #itali #kompani #Kultura #maturantet #Mirela Papa #universitete

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit
  • Në zonat malore priten reshje shiu…parashikimi i motit për sot
  • Ujërat e ndotur në Durrës, projekt për përmirësimin e infrastruturës! Investimi financohet nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit
  • Elbasan/ Protesta në Letan kundër gurores, qytetarët ngrenë zërin: Na mbyti me pluhur, nuk hapim dot dritaret!
  • Universitetet/ Pas raundit të parë sot faza e çregjistrimit, Xhelaj: Zgjat 24 orë! 16 mijë të regjistruar deri më tani
Nga të njëjtat tag-e
  • U plagos në operacionin ku u vra efektivi Enea Mekolli, drejtori i Policisë Skënder Hita takon policin Edison Andri
  • U plagos në operacionin ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet, jemi pranë teje
  • Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit, farsën zgjedhore dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri
  • Arben Ahmetaj: Thonë se Rama nuk merr para, por edhe El Chapon nuk e kapën duke shpërndarë drogë. Nxjerrja e News24 nga godina, me urdhër të kryeministrit
  • “Kayo, asistente furnizuese e vemjeve nga buxheti i shtetit”, Ahmetaj zbardh skemën: Si funksionon koncepti “KAYO”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nga goditja ndaj News24 te denoncimet e Ahmetajt për mashtrimet e qeverisë me prodhimin e armëve. Del hapur interesi pse u sulmua televizioni dhe iu morën ambientet me dhunë nga Kayo. SPAK duhet të veprojë! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore për shumë sektorë të ekonomisë,…

• 7 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Në zonat malore priten reshje shiu…parashikimi i motit për sot

Edhe këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Motit parashikohet…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ujërat e ndotur në Durrës, projekt për përmirësimin e infrastruturës! Investimi financohet nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit

Ka nisur faza e parë e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by