Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve
Politikë

Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Meçan Zotaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila është shprehur se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”. I ftuar në “Programin e drekës” në News24 me Ola Bruko, Zotaj tha se deklarata ka tronditur shqiptarët, duke theksuar se plagët e luftës në Kosovë janë ende të freskëta.

Zotaj kritikoi edhe reagimet e autoriteteve shqiptare, duke thënë se deklarata nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur. Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës, ish-luftëtari i UÇK-së u shpreh se pjesëmarrja në luftë mbetet një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij. Ai tha se deklarata e ministres serbe e ka rikthyer te periudha e viteve 1998-1999 dhe ngriti shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, ide të tilla vazhdojnë të kultivohen në shoqërinë serbe. Zotaj, i cili jeton ende në Kosovë, tha se vijon të ndjekë nga afër zhvillimet dhe përmendi edhe sulmin në Banjskë si një shembull të tensioneve të vazhdueshme.

Read more:“Do të qëndrosh këtu derisa të të ikin shenjat”/ Progni tregon episodet e dhunës në protestën para Kuvendit: Persona civilë na kanë intimiduar

Sipas Zotajt, deklarata të tilla nuk sjellin rikthim të tensioneve, por rikujtojnë shqiptarët për të kaluarën dhe vështirësitë e procesit të pajtimit.

Read more:Deputetja e PD reagon pas vizitës së Ramës në Theth: I izoluar me një grup të përzgjedhurish, nuk përballet me realitetin e banorëve

“Nuk ka një shqiptar që nuk do t’i kushtonte vëmendje deklaratës së saj shoviniste. Ne i kemi ende të freskëta plagët e asaj lufte. Fakti që Serbia nuk ka reflektuar asnjëherë, na bën të ndihemi të tmerruar me pushtetarët e Shqipërisë madje i quajnë dhe vëllezër ata që kanë bërë reagim. Reagimi ka qenë i grupit kondinativ të protestës. Të gjithë jemi të shqetësuar, jo vetëm ne që jemi në protestë përditë, por edhe shqiptarë të të gjitha trojeve, se si ka mundësi që një eurodeputet ngre zërin, madje dhe Marta Kos, ndërsa një kryeministër, e kalon me butësi një deklaratë gjenocidiale. Kam pasur fatin që të jem pjesë e UÇK-së. Jam plagosur në luftë, jam shëruar dhe kam shkuar sërish në luftë. Është pjesa ime më e lavdishme. I kam parë nga afër masakrat që i janë bërë popullit të Dardanisë. Edhe një serb që tentoi që të bënte homazhe në Prekaz, u gjymtua. Deklarata e ministres më ka kthyer në vitet 98-99. Deklarata e saj, mentalitet, kultivohet në shkolla, në familje, nëpër kishat ortodokse serbe. Unë jetoj akoma në Kosovë. Vazhdoj jetoj në një jetë civile. I shikoj nga afër. Në çdo tentativë që bëjnë. Siç ishte dhe sulmi në Banjskë. Që u përgatit nga ushtria serbe. Nuk ndryshojnë serbët. Ata që mendojnë se serbët kanë ndryshuar, ose është i shitur, ose i verbër. Nuk rikthehen tensionet, por i rifreskon shqiptarët, ata që mundohen të jenë paqësorë, por Serbia nuk ndryshon pasi ka në krye të shtetit njeri të Millosheviçit.”, tha Zotaj.

Read more:Moti kthen ‘faqe’, pas temperaturave të larta, rikthehen reshjet e shiut në vend! Era rrëzon pemët në Sarandë, në Vlorë merr para karriget (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Tags: #Banjskë #Familje #Homazhe #jetë #kosove #Marta Kos #Ola Bruko #proteste #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Nga të njëjtat tag-e
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 15 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin