Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqiptarët çdo ditë protesta për largimin e tij, Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave
Politikë

Shqiptarët çdo ditë protesta për largimin e tij, Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave

• 24 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në një takim ku pritet të analizohet puna e vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës dhe të përcaktohen objektivat për muajt në vijim.

Mbledhja zhvillohet në një moment të ngarkuar politik, teksa vendi po përjeton prej 55 ditësh protesta të vazhdueshme të opozitës, e cila kërkon largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Read more:“Asnjë qeveri nuk është më e fortë se një popull i bashkuar”/ Mesazh nga Diaspora në protestën e 54-t kundër Ramës: Shqiptarët e Australisë nuk ju lënë vetëm

Sipas agjendës së siguruar, punimet do të nisin në orën 09:30 me hapjen e mbledhjes. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, do të paraqesë bilancin e drejtimit të Kuvendit, duke u ndalur te futja e teknologjisë në punën parlamentare dhe perspektiva e godinës së re të Kuvendit.

Në vijim, ministri Taulant Balla do të prezantojë bilancin e drejtimit të grupit, me fokus funksionimin e kryesive të komisioneve parlamentare, si edhe angazhimin e deputetëve, si në aktivitetin institucional, ashtu edhe në komunikimin publik dhe atë online.

Read more:LIVE- 54 ditë rezistencë/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Sipas rendit të ditës, çdo diskutues do të ketë në dispozicion jo më shumë se dy minuta për të marrë fjalën, ndërsa mbledhja do të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, e cila është parashikuar si fjala përmbyllëse e vitit të parë të mandatit të katërt.

Takimi i sotëm ka ngjallur interes të veçantë edhe për shkak të pritshmërive për mesazhet që pritet të japë kreu i qeverisë, në një kohë kur vendi po përballet me një klimë të tensionuar politike dhe protesta të përditshme të opozitës.

Read more:LIVE- Protestë maratonë kundër Ramës/ Shqiptarët nuk ndalen, nga tubimi para Kuvendit në orët e para të mëngjesit, te marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi. Parlament i krimit

Vetë Rama paralajmëroi një ditë më parë se në këtë mbledhje do të ndajë me deputetët dhe ministrat reflektimin e tij. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri u shpreh: “Përshëndetje. Nuk e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit parlamentar edhe të qeverisë. Dhe desha të ndaj me ju këtë moment sepse kjo orë më jep një, do të thoja që më… ekzalton. Shihemi nesër në paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 9 e gjysmë, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe i korbave”.

Lexo edhe
Politikë

PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Shqiptarët duhet të dinë se si i mori 34 mln euro miku i Ramës, Ron Yefet

Politikë

Sot seancë plenare, PD kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet

Tags: #Edi Rama #Fokus #Mesazhet #niko peleshi #Protesta #rama #Rrjetet sociale #shqiptaret #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Shqiptarët duhet të dinë se si i mori 34 mln euro miku i Ramës, Ron Yefet
  • Sot seancë plenare, PD kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet
  • Presidenti dekreton shkarkimin e ish-ministrit Lamallari, emërohet Ervin Demo ministër i Brendshëm
  • Sot seancë plenare dhe protestë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi
  • “Koha për mosbindje civile!”/ 110 ditë revoltë! Qytetarët protestojnë para Kuvendit, pasdite zhvendosen para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Koha për mosbindje civile!”/ 110 ditë revoltë! Qytetarët protestojnë para Kuvendit, pasdite zhvendosen para Kryeministrisë
  • Sot seancë plenare/ 5 ministra japin llogari në Kuvend; vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, ç’përmban Rendi i Ditës
  • “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00
  • Nesër thirrje për protestë në 10:00 para Kuvendit/ Marshim-protestë në Tiranë: Shqipëria kërkon revolucion, arrestoni Ramën
  • VIDEO/ 48 ditë protestë, banorët kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Divjaka bashki! Hiqni dorë nga projekti
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 7 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Shqiptarët duhet të dinë se si i mori 34 mln euro miku i Ramës, Ron Yefet

PD ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s. “Çdo shqiptar do të duhet të dijë…

• 12 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Sot seancë plenare, PD kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet

Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon që…

• 12 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Presidenti dekreton shkarkimin e ish-ministrit Lamallari, emërohet Ervin Demo ministër i Brendshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by