Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Shqiptarët duhet të dinë se si i mori 34 mln euro miku i Ramës, Ron Yefet
Politikë

PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Shqiptarët duhet të dinë se si i mori 34 mln euro miku i Ramës, Ron Yefet

• 17 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

PD ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s.

“Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku i Edi Ramës, Ron Yefet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve.

Sipas tij, një Komision Hetimor ka për qëllim mbledhjen dhe verifikimin e informacionit. Bardhi tha se në kërkesën e opozitës janë paraqitur informacionet dhe indiciet që lidhen me aktivitetin e KAYO-s.

Read more:“S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet

“Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti, çfarë aktiviteti ka”, tha Bardhi, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet e kompanisë me partnerët privatë.

Ai iu referua edhe audiopërgjimeve të bëra publike, duke pretenduar se në to flitet për trafik armësh dhe shitje të armëve në vende në konflikt. Këto janë pretendime të opozitës dhe audiopërgjimet nuk përbëjnë, në vetvete, provë të verifikuar për kryerjen e një vepre penale. Kërkesa e opozitës synon pikërisht verifikimin institucional të këtyre pretendimeve.

Read more:PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n/ Balliu: Pyetjet për Ron Yeffet, Agasin dhe rrethin e Ramës kërkojnë përgjigje!

Bardhi tha se opozita ka kërkuar prej kohësh informacion nga Ministria e Mbrojtjes për aktivitetin e KAYO-s, kontratat dhe marrëveshjet e lidhura me kompanitë private.

Gazment Bardhi: Çdo komision hetimor ka për qëllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, për çfarë do të duhej komisioni? Në kërkesë kemi dhënë të gjitha informacionet dhe indiciet. Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit.

Read more:‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest

Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi. E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta?!

Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kështu na thatë edhe për inceneratorët, por doli që paratë digjeshin në shesh. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentatat? Për këtë arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i nënshtrohet Kodit Penal nëse nuk jepet informacion. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro?

Read more:FOTO-VIDEO/ “Liri për Çlirimtarët”! Numërimi mbrapsht në Hagë, orët e fundit para vendimit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Ne jemi të hapur për objektin e hetimit. Na thoni çfarë doni të rregullojmë. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen tuaj, këtë na e jep Kushtetuta. Ne mund vetëm të diskutojmë objektin e hetimit.

Lexo edhe
Politikë

PD kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për “KAYO”-n, Tabaku: Na e garanton Kushtetuta

Politikë

BIRN: Censurë, IA dhe deepfake! Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’

Tags: #Aktiviteti #Armë #Buxheti #buxheti i shtetit #euro #gazment bardhi #kayo #Komision

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • PD kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për “KAYO”-n, Tabaku: Na e garanton Kushtetuta
  • BIRN: Censurë, IA dhe deepfake! Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
  • Nis dita e 110 e revoltës! Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, një grup mblidhet para SPAK: Lironi çunat!
  • Dënimi i drejtuesve të UÇK-së në Hagë, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Duhet reagim i përbashkët! Kosova nuk ka nevoje që ne të bëjmë politikë
  • VIDEOLAJM/ Pas vendimit të Hagës, deputetët e PD-së me simbole të UÇK-së në Kuvend
Nga të njëjtat tag-e
  • PD kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për “KAYO”-n, Tabaku: Na e garanton Kushtetuta
  • BIRN: Censurë, IA dhe deepfake! Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
  • Dënimi i drejtuesve të UÇK-së në Hagë, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Duhet reagim i përbashkët! Kosova nuk ka nevoje që ne të bëjmë politikë
  • VIDEOLAJM/ Pas vendimit të Hagës, deputetët e PD-së me simbole të UÇK-së në Kuvend
  • Balluku me Ron Yeffet “ngjiten” në derën e Kuvendit, punonjëset e pastrimit heqin fotot e vendosura nga opozita
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 7 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

PD kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për “KAYO”-n, Tabaku: Na e garanton Kushtetuta

U mblodh sot Konferenca e Kryetarëve për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga 41 deputetë të Grupit Parlamentar…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

BIRN: Censurë, IA dhe deepfake! Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’

Protestat e njohura si “Revolucioni i Flamingove” e zhvendosën betejën nga rruga drejt rrjeteve sociale, ku zërat e…

• 9 minuta më parë • 9 min lexim
Politikë

Nis dita e 110 e revoltës! Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, një grup mblidhet para SPAK: Lironi çunat!

Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by