Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nga tragjedia me 2 egjiptianët te aksidentet zinxhir në gjithë vendin, bilanci alarmant i verës: 28 viktima në më pak se 2 muaj! Rrethi i TEG-ut, ‘kurth’ i shpejtësisë (VIDEO)
Kronikë

Nga tragjedia me 2 egjiptianët te aksidentet zinxhir në gjithë vendin, bilanci alarmant i verës: 28 viktima në më pak se 2 muaj! Rrethi i TEG-ut, ‘kurth’ i shpejtësisë (VIDEO)

• 25 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aksi i Unazës Lindore të Tiranës, i cili të çon në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut, për t’u lidhur me autostradën Tiranë-Elbasan, jo pak herë bëhet “shesh” i aksidenteve. Rruga e drejtë vetëm 1 kilometër që të nxjerr nga Farka, shoqëruar me një tatëpjetë të lehtë, shpesh bëhet nxitje për të tejkaluar shpejtësinë.

Aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen e 2 egjiptianëve të mërkurën, mjeti i betonit pompë i të cilëve përplasi një makinë tjetër në rreth dhe më pas përfundoi poshtë në autostradë, do e zbardhë ekspertiza, por gjithsesi pamjet e shfaqin të jetë me shpejtësi. Me të njëjtën skemë, në mars 2023, një i ri që lëvizte me shpejtësi skëterrë në këtë aks përfundoi poshtë rrethit në autostradë, duke humbur jetën bashkë me 2 vajza pasagjere.

Read more:Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, kamioni përplas makinën dhe bie nga lartësia në autostradë! 2 viktima dhe 1 i plagosur tek Trauma (FOTO+VIDEO)

Por, aksidenti i rëndë në TEG, nuk është i vetmi i javëve të fundit me pasoja tragjike. Më 14 korrik, në aksin Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas, përplasja e një “Benzi” me një “Smart”, shkaktoi 2 viktima dhe 1 të plagosur. Dy ditë më vonë në Elbasan-Librazhd, makina e një 19-vjeçari doli nga rruga, duke sjellë vdekjen e menjëhershme. Më 18 korrik në Zvërnec u aksidentua për vdekje gazetari Enrik Mehmeti, teksa lëvizte me një motor me 4 rrota. Më herët, më 30 qershor, autobusi i linjës Berat-Tiranë u përplas në autostradën Durrës-Tiranë në Yrshek, si pasojë e të cilit humbi jetën shoferi dhe u dëmtuan 12 pasagjerë.

Sa i përket statistikave, burime zyrtare pranë policisë i thanë Report Tv se në periudhën 1 qershor deri më 25 korrik, nëpër ngjarje rrugore humbën jetën në total 28 persona, 11 prej të cilëve vetëm gjatë ditëve të korrikut. Në total, gjatë kësaj periudhe raportohet të kenë ndodhur rreth 240 aksidente, me një numër të konsiderueshëm të personave të plagosur.

Read more:SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm

Të dhënat e policisë të përpunuara nga INSTAT për periudhën e 5 muajve të parë të vitit flasin për 547 aksidente në total, te të cilat humbën jetën ose u dëmtuan 766 persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë vit u regjistruan 18 ngjarje më shumë, ose thënë ndryshe 529 aksidente në 2025-ën. Por raporti ndryshon tek të dëmtuarit, vdekur dhe plagosur, pasi në 5 muajt e parë të vitit të kaluar kanë qenë 783, në krahasim me 766 në janar-maj 2026.

Read more:Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Kryen nderimet kryeministri Rama (VIDEO)

Rritja e aksidenteve rrugore në vitet e fundit u faturohet disa faktorëve. Ndër më kryesorët mbetet shtimi i numrit të turistëve në vend, sidomos në muajt e pikut të verës, dhe shtimit të automjeteve. Sipas të dhënave, në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara, me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht, arriti për herë të parë më shumë se 1 milion, duke shënuar një rritje prej 9,3 %, krahasuar me vitin 2024.

Ndërkohë, masat e marra nga policia duket se nuk e kanë dhënë efektin e duhur për uljen e aksidenteve aq sa duhet, përmes gjobave për drejtuesit e parregullt të mjeteve. Nëse në vitin 2021 ishin pak më shumë se 500 mijë, të vendosura për shpejtësi, alkool, manovra të rrezikshme, të droguar, apo parkim të gabuar, në vitin 2025 u regjistruan më shumë se 1 milion gjoba. Brenda një nate këtë të shtunë, u regjistruan 206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h, të kapur përmes kamerave inteligjente.

Read more:Aksident tragjik në aksin Durrës-Tiranë, autobusi përmbyset në rrugë! Vdes shoferi, dyshohet se pësoi infarkt! 12 të plagosur te Trauma, një fëmijë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Aksidentet me pasoja kanë detyruar disa herë në vitet e fundit Kuvendin për të kërkuar rëndim të pozitave në Kodin Rrugor. Në ditët e para të gushtit hyjnë në fuqi ndryshimet e miratuara më 19 qershor në Parlament, ku më kryesori është ndëshkimi i të dehurve në timon, i cili nëse përsëritet për herë të dytë, i heq përgjithmonë mundësinë për të drejtuar një mjet.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi

Kronikë

Të hënën nis sezoni i ri shkollor, Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit! Kamera inteligjente dhe kontrolle kundër drogës

Tags: #aksident me vdekje #aksident rrugor #Aksidente #Autobusi #Berat #Durres #Elbasan #Enrik Mehmeti #Instat #policia rrugore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
  • Të hënën nis sezoni i ri shkollor, Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit! Kamera inteligjente dhe kontrolle kundër drogës
  • Përmirësohet situata e zjarreve në vend, aktive vetëm vatra në Milot, 3 në mbikëqyrje
  • Tritol në derën e banesës së një 36-vjeçari në Kamëz, vetëm dëme materiale (EMRI)
  • Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
  • Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona
  • Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje
  • ‘Po vijnë shirat, rrezikojmë të përmbytemi sërish’, banorët e ish-Kënetës në Durrës protestojnë ndaj bashkisë: Duam investime! Bllokojnë rrugën
  • Zbulohet dyqan me mallra kontrabandë në Durrës, arrestohet pronari! Sekuestrohen qindra paketa cigare dhe fishekzjarrë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit në Vlorë, ku një kamionçinë ka dalë…

• 44 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Të hënën nis sezoni i ri shkollor, Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit! Kamera inteligjente dhe kontrolle kundër drogës

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë vitit të ri shkollor që…

• 44 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Përmirësohet situata e zjarreve në vend, aktive vetëm vatra në Milot, 3 në mbikëqyrje

Situata e zjarreve reflekton përmirësim të dukshëm pasi vetëm një vatër ka mbetur aktive në vend, kurse 3…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by