Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nga jeta në stane te rafting në liqen, aventurat e katër miqve gjatë eksplorimit dyditor në Bjeshkët e Gramës
Sociale

Nga jeta në stane te rafting në liqen, aventurat e katër miqve gjatë eksplorimit dyditor në Bjeshkët e Gramës

• 26 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndonjëherë, për të gjetur paqen, duhet të arratisesh drejt egërsisë. Aty ku rruga mbaron, ku makinat dorëzohen dhe ku telefoni nuk ka më valë, nis aventura e vërtetë. Katër miq, një natë nën yje dhe një liqen i fshehur në zemër të vargmalit të Korabit. Një udhëtim mes adrenalinës, shijeve bio të staneve dhe qetësisë që vetëm mali mund ta dhurojë.

DITA E PARË

Udhëtimi i grupit nis nga Peshkopia në orën 14:00. Pasi lihet pas asfalti i fshatit Sllatinë, rruga kthehet në një sfidë të vërtetë për makinat e larta. Sokoli, Nekiu, Arturi dhe Mahiri kanë marrë me vete gjithçka që duhet për një natë kamping nën yje.

Rrugës ata bëjnë një ndalesë në pyll. Mbledhin me kujdes vetëm dru të rëna dhe të thata. Parimi i parë i malit: shijo natyrën, pa e dëmtuar atë.

Read more:“Stikerat në makinat e deputetëve si simbol për gjobat ndaj emigrantëve”/ Studentët: Nuk ka dialog me Ramën, zgjidhja është largimi i tij

Pas një ore e gjysmë udhëtimi, mali hapet. Mbi 2 mijë e 300 metra mbi nivelin e detit, aty ku qielli prek majat e vargmalit të Korabit, fshihet një nga xhevahirët e egër të Dibrës. Para tyre shfaqen pllajat e pafundme të Gramës dhe pasqyra e qetë e liqenit të saj. Vendi perfekt për ngritjen e kampingut.

Nuk ka kohë për të humbur, detyrat ndahen shpejt. Sokoli dhe Mahiri merren me ngritjen e çadrës komode. Arturi ndez zjarrin e kampit, ndërsa Nekiut i besohet sekreti i darkës së traditës.

Read more:“Dosja Balluku”, pengesë për integrimin”/ Tabaku flet për sulmin arbitrar ndaj ‘Prestige Resort’: Qeveria çon Tatimet se News24 transmeton protestën

Nata bie shpejt në bjeshkë. Mes ajrit të pastër që mbush mushkëritë dhe zhurmës mistike të liqenit, koha ndalon. Rreth orës 1 të mëngjesit, djemtë dorëzohen në gjumin e thellë që të fal vetëm ky masiv malor.

DITA E DYTË

Mëngjesi në Gramë ka shijen e ujit të ftohtë të liqenit dhe aromën e kafesë që fillon të ziejë mbi prush, teksa dita e re plot aventura bëhet gati të nisë.

Ndërsa Arturi qëndron për të ruajtur kampingun, pjesa tjetër e grupit niset drejt staneve të Kaloshit. Nga ky kep, peizazhi të merr frymën. Shtëpiza të vogla druri, të përshtatura bukur për turistët e aventurës, dëshmojnë se turizmi po zgjohet edhe këtu.

Read more:LIVE- Protestuesit mbërrijnë në komisariatin 3/ “Arrestoni Ramën”, nuk ndalet rezistenca qytetare në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Lironi shqipet

Në Bjeshkët e Gramës, shija është po aq autentike sa peizazhi. Grupi ndalon në baxhon e Nderim Çibakut. Me një përvojë plot 49-vjeçare, ai mban gjallë zanatin e përpunimit bio të qumështit të deles.

Pas vizitës në baxho, djemtë rikthehen në kamp për pjesën më emocionante të udhëtimit: pak rafting në ujërat e qeta të Liqenit të Gramës. Nën udhëheqjen e Sokolit, si një guidë me përvojë, gomonia çan ujin e ftohtë. Një dozë adrenaline e pastër në mes të një qetësie që nuk eksiston askund tjetër.

Read more:Shqiptarët 51 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama: Protesta? Arritje që kaq shumë njerëz shqetësohen për flamingot

Pas drekës, vjen koha e largimit. Grupi paketon materialet dhe kujdeset që vendi të mbetet po aq i pastër sa u gjet.

Kampingu në mal është një përjetim unik. Ai bashkon adrenalinën e aventurës, qetësinë e natyrës dhe paqen shpirtërore nën një qiell plot yje. Bjeshkët e Gramës në Dibër mbeten ftesa më e bukur për të rigjetur veten dhe për të ndjerë magjinë e maleve në çdo hap.

Lexo edhe
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Tags: #bjeshket e grames #Diber #Komode #Makinat #Mali #Para #Pasqyra #prush #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Rreth 300 banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6…

• 6 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Lezha i ka kushtuar një festë të veçantë shegës, frutit simbol të zonës, duke bërë bashkë fermerë, kuzhinierë…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin