Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën
Politikë

“Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

• 28 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se po rrezikon zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se janë shkelur procedurat kushtetuese për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të saj.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se marrëveshja është shkelur fillimisht gjatë seancës plenare, ku sipas tij nuk është respektuar afati njëjavor i parashikuar për shqyrtimin e saj, ndërsa tani po shkelet edhe detyrimi kushtetues për botimin në Fletoren Zyrtare.

Sipas Bardhit, pretendimi se marrëveshja është sekret nuk qëndron, pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare për t’u bërë pjesë e sistemit juridik të vendit.

Ai iu referua nenit 122 të Kushtetutës, duke theksuar se botimi nuk është një formalitet, por një kusht i domosdoshëm që marrëveshja të hyjë në fuqi dhe të prodhojë efekte ligjore.

Read more:“S’ju rrezikojnë vezët e qytetarëve!”, Bardhi me tone të ashpra: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve. Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë

Bardhi ngriti gjithashtu pyetjen se kujt po i shërben mbajtja sekret e dokumentit, duke deklaruar se qeveria po keqinformon deputetët, qytetarët dhe partnerin strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, marrëveshja duhet të publikohet e plotë në Fletoren Zyrtare në përputhje me kërkesat kushtetuese, në mënyrë që të fitojë fuqi ligjore dhe të zbatohet.

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Qeveria e Shqipërisë po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo një herë, por dy herë. Në mënyrë flagrante.

Read more:Moto Fest Pogradec mbledh qindra motoristë në qytetin liqenor! Pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara dhe paradë rrugëve të qytetit

Të dy detyrimet që përcakton Kushtetuta për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare po shkelen. Në seancën e djeshme plenare u shkel kushti i afatit njëjavor. U shkel cdo procedurë parlamentare kushtetuese për ratifikimin e saj. Tani, me mbajtjen sekret të saj, po shkelet edhe kushti i patjetërsueshëm i botimit në Fletoren Zyrtare.

Është paaftësi për të shkruar si duhet një marrëveshje që të përmbushë kërkesat kushtetuese apo është diçka tjetër, këtë nuk mund ta them sot.

Ajo që mund të them me siguri është se ka një keqinformim të madh lidhur me pretendimin se marrëveshja në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ratifikuar në mënyrë antikushtetuese, qenka sekret.

Do t’ju shpjegoj me pak fjalë pse ky pretendim bie ndesh me parimet kushtetuese.

Read more:Prej 55 ditësh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama nuk ndalet ndaj protestuesve: Mosmirënjohës!

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, asnjë marrëveshje ndërkombëtare që ratifikohet me ligj nuk mund të mbetet sekret.

Pas ratifikimit, marrëveshja duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare.

Vetëm pas botimit ajo bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik dhe mund të prodhojë efekte ligjore. Në të kundërt, ajo nuk mund të hyjë në fuqi.

Kushtetuta (neni 122, pika 1) e përcakton qartë se: “Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.”.

Read more:Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog

Kjo do të thotë se botimi nuk është një formalitet, por një kusht kushtetues për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e marrëveshjes. Pa këtë procedurë, marrëveshja nuk mund të prodhojë pasoja juridike për Republikën e Shqipërisë.

Prandaj, lind një pyetje legjitime: kë po përpiqen të mashtrojnë? Deputetët, qytetarët shqiptarë apo partnerin strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ajo që është e padiskutueshme në këtë moment është se marrëveshja duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare për të fituar fuqi ligjore, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës.

Lexo edhe
Politikë

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi

Tags: #gazment bardhi #Kushtetuta #Mediat #qeveria #Shba #Shtetet e bashkuara #Siguri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • Censura ndaj “Revolucionit Flamingo”/ Eurodeputetët kërkojnë hetim urgjent për “META”-n pas bllokimit masiv të llogarive që raportonin protestat në Shqipëri
Nga të njëjtat tag-e
  • “Korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie”/ Gazment Bardhi: SPAK ende pa asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Ballukut
  • Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi përsërit kërkesat e protestuesve në revoltën e 111 kundër qeverisë
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesi: 50 % e popullatës në kufirin e varfërisë, kjo është republika e establishmentit të korruptuar
  • “Berisha në SHBA me ftesë zyrtare”, Fatmir Mediu: Ka marrë vizë 5-vjeçare! Sekretari Rubio vendosi për heqjen e sanksioneve
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 17 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 16 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 7 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

Mbahet sot një tjetër protestë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi

Me thirrjet “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, nesër më shumë”, është mbyllur edhe protesta e 111-të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun

Vijon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, në protestën e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by